LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksperti i tregjeve: Rritja e normave të interesit sjell dëme të mëdha në Shqipëri

20 Nëntor 2021, 07:12 Nga DOSJA
Eksperti i tregjeve: Rritja e normave të interesit sjell dëme të

Flet Les Nemethy, ekspert i tregjeve financiare

Rritja e borxhit në valutë të huaj mund të jetë një kërcënim serioz për ekonominë shqiptare. Les Nemethy, ekonomist dhe ekspert i sektorit financiar, mendon se vala aktuale inflacioniste nuk do të jetë kalimtare dhe do të sjellë një rritje të ndjeshme të normave të interesit.

Kur kjo të ndodhë, vendet që kanë nivele të larta të borxhit publik, do të jenë të ekspozuara ndaj rreziqeve të mëdha për shkak të rritjes së kostos së huamarrjes dhe të shërbimit të borxhit. Sipas tij, një borxh që qëndron pranë nivelit të 80% të PBB-së është nivel kritik për një ekonomi si Shqipëria, ndërsa rritja e peshës së borxhit në valutë e ekspozon vendin ndaj zhvillimeve të mundshme negative në tregjet globale.

Shqipëria ka kaluar dy goditje të rënda në një hark kohor relativisht të shkurtër, më saktë, tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia e vazhdueshme COVID-19. Edhe pse ekonomia po rimëkëmbet, ka një nivel të lartë shqetësimi për tendencën në rritje të borxhit publik dhe veçanërisht të atij në valutë të huaj. Si e vlerësoni evoluimin e kësaj situate dhe cilat janë rreziqet kryesore për ekonominë shqiptare?

Mund të ketë arsye të qenësishme për këtë rritje të nivelit të borxhit publik dhe emetimin e ri të Eurobondit, që nga tërmeti i vitit 2019, deri te pandemia. Sidoqoftë, besoj se duhet kujdes në ekspozimin e tepërt në borxh, sepse raporti i borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto u rrit me ritme të shpejta vitin e kaluar, sigurisht jo vetëm për shkak të rritjes së deficitit buxhetor, por edhe për shkak të tkurrjes së ekonomisë.

Kur borxhi i afrohet nivelit të 80% të PBB-së, sidomos në një ekonomi të brishtë dhe me pozita të dobëta eksportuese, je i ekspozuar ndaj “infektimit” nga mjedisi ekonomik global. Mund të ketë një përsëritje të krizës aziatike apo zhvillime negative në rajone të tjera të botës. Sot, kemi norma shumë të ulëta interesi dhe kjo është arsyeja e vetme pse ekonomia botërore mund të përballojë nivele kaq të larta të borxhit. Për fat të keq, nëse ka një dyfishim apo trefishim të papritur të normave të interesit, shumë vende që sot paraqiten likuide, do të jenë më pak të tilla. Ndaj, në këtë këndvështrim, do të sugjeroja kujdes.

Çfarë skenarësh shihni për Shqipërinë në rast të një rënie ekonomike globale, ose në një mjedis me norma të larta interesi dhe cila do të ishte një strategji e mirë, për të zbutur këto rreziqe para se të jetë tepër vonë?

Ka disa hapa që mund të hidhen, por në thelb, lëvizja më efikase është “shtrëngimi i rripit” dhe përpjekjet për ta mbajtur deficitin buxhetor poshtë nivelit të rritjes ekonomike. Një strategji tjetër mund të jetë ristrukturimi i borxhit, duke i dhënë më shumë peshë borxhit të brendshëm, të denominuar të monedhën vendase.

Nëse një vend ka nivel të lartë të borxhit në monedhën kombëtare, është e pamundur të falimentojë, sepse banka qendrore mundet në çdo rast të printojë më shumë para’. Në rastin kur ka një borxh tepër të lartë në valutë të huaj, ajo që mund të ndodhë në kohëra të trazuara është jo vetëm rritja e normave të interesit, sidomos për ekonomitë në zhvillim, por edhe nënçmimi i kursi i këmbimit të valutës.

Në periudha të tilla, të gjithë duan t’i mbajnë paratë në valuta të forta dhe kjo mund ta zhvlerësojë monedhën vendase. Ka shumë faktorë që mbivendosen dhe shkaktojnë rritje të normave të interesit. Gjithashtu, rritja e borxhit shkakton edhe përkeqësim të vlerësimit sovran dhe rritje të kostos së huamarrjes, jo vetëm mbi shtesën, por në të gjithë portofolin e borxhit të qeverisë. Pra, ka një lloj efekti akumulativ dhe eksponencial nga rritja e normës së interesit dhe borxhi mund të dalë jashtë kontrollit në një kohë të shkurtër.

Që nga kriza globale financiare e vitit 2008, Shqipëria dhe pjesa tjetër e Ballkanit duket se kanë përjetuar një formë rrjedhjeje të kapitalit të huaj. Shumë banka dhe kompani të tjera perëndimore janë larguar nga rajoni, ose kanë kufizuar ekspozimin e tyre. Mendoni se kjo tendencë mund të

Kjo pyetje i jep vijimësi përgjigjes sime të mëparshme, sidomos lidhur me atë çka mund të bëjë qeveria për të tërhequr investime strategjikë. Investimet strategjike kanë gjithmonë një rol stabilizues në ekonomi. Ato sjellin më shumë rritje ekonomike dhe kjo ndikon në uljen e nivelit real të borxhit.

Hyrja e kapitalit të huaj ka efekt multiplikator dhe është e shëndetshme për disa arsye, që nga rritja e produktivitetit apo sjellja e një ekspertize më të madhe në këto ekonomi. Zakonisht, nuk ka shumë konkurrencë mes investitorëve strategjikë ndërkombëtarë dhe investitorëve vendas, sepse në përgjithësi ata veprojnë në sektorë të ndryshëm dhe projekte të ndryshme.

Ndaj, mendoj se politikat duhet të nxisin investime nga të gjitha burimet: ka vend për investime vendase dhe investime të huaja. Portofoli i investimeve ka tendencën të zhvendoset shpejt, por kur një investitor strategjik blen një kompani, ose ngre një infrastrukturë, ai është kapital afatgjatë, nuk është se mund të heqësh një port apo një aeroport nga vendi. Investimi ngelet dhe sjell përfitime afatgjata.

 

A ka mënyra për të joshur kapitalin perëndimor që të kthehet në vend dhe çfarë mund të bëjmë konkretisht për të tërhequr më shumë investime?

Ka dy drejtime kryesore. Mund të krijosh klimën e përshtatshme të biznesit, duke ngritur një kuadër ligjor dhe fiskal të parashikueshëm dhe pa ndryshime të shpeshta, një mjedis biznesi transparent, prokurime të drejta, e kështu me radhë. Në një mjedis të tillë investitorët e huaj do të vijnë. Pavarësisht se në vitet e fundit ka pasur zhvillime negative globale që kanë ndikuar në këtë drejtim, kur investitorët strategjikë tërhiqen, ky është një sinjal shqetësues.

Së dyti, qeveritë mund të shesin kompani të caktuara ose të tenderojnë projekte të mëdha në tregjet ndërkombëtare. Nëse procedurat janë të ndershme dhe transparente, komuniteti i investitorëve do të reagojë, veçanërisht aty ku klima e biznesit është pozitive, ekonomia e shëndetshme, etj.

Shqipëria ka një diasporë të madhe dhe sipas statistikave të BB-së, remitancat përfaqësonin pothuajse 10% të PBB-së shqiptare në vitin 2020. A e shihni një alternativë me interes që Shqipëria të eksplorojë një program obligacionesh të diasporës, si pjesë e strategjisë së saj të menaxhimit të borxhit?

Fjala diasporë është sinonim i shpërndarjes. Diaspora shqiptare është shumë e shpërndarë në vende të ndryshme të botës, ndoshta me një përqendrim më të lartë në Itali, apo në ndonjë vend tjetër. Programet më të suksesshme të obligacioneve të diasporës kanë qenë ato të Indisë dhe Izraelit. Këto dy vende kanë siguruar shumat më të mëdha kryesisht nga SHBA, sepse aty kanë edhe një pjesë shumë të madhe të diasporës.

Në rast se edhe Shqipëria do të tentonte të mblidhte para në SHBA, pyetja ime është: sa e madhe është diaspora shqiptare aty? Nga ana tjetër, të grumbullosh fonde nëpërmjet emetimit të instrumenteve financiare në SHBA është një çështje shumë komplekse, kërkon shumë procedura burokratike dhe mendoj se për Shqipërinë, një program i tillë nuk do të kishte efektivitet dhe nuk do të justifikonte kostot. Shpresoj të gabohem, por mendoj se në këtë rast mungojnë ekonomitë e shkallës.

Cilat mendoni se janë rreziqet kryesore për ekonominë shqiptare, veçanërisht me shtimin e presioneve inflacioniste, pritshmërinë e zvogëlimit të lehtësimit sasior nga bankat kryesore qendrore dhe mundësinë e rritjes së normave të interesit në të ardhmen e afërt?

Mendoj se inflacioni është një rrezik, sidomos për shkak të ndikimit që do të ketë në normat e interesit. Sot kemi një situatë pak të çuditshme: për shembull, në SHBA inflacioni ka arritur nivelet e 4-5% dhe obligacionet 10-vjeçare tregtohen me 1.5%. Në një skenar të tillë, cili është ai që dëshiron të mbyllë paratë për 10 vjet, duke humbur fuqinë blerëse të parave të tij?

Përgjigjja për këtë paradoks është se investitorët mendojnë se inflacioni i lartë do të jetë i përkohshëm dhe gradualisht inflacioni do të ulet dhe ata do të kenë sërish kthime pozitive. Nuk ndaj të njëjtin mendim dhe besoj se inflacioni nuk do të ulet. Mendoj se ky nivel inflacioni po “çimentohet” në sistem dhe ka shumë ngushtime në ofertë dhe në zinxhirin e furnizimit, çmimet e energjisë po rriten, e kështu me radhë.

Mendoj se një ditë, bota do ta kuptojë se ky inflacion i lartë nuk do të jetë kalimtar, siç po thonë shumë banka qendrore. Kur kjo të bëhet e qartë, do të ketë një rritje në normat e interesit që na kthen në diskutimin e mëparshëm, në mënyrën sesi kjo do të ndikojë borxhin. Pra, kur ke nivele të larta borxhi, ke edhe rrezik të lartë. Lidhja aktuale midis normave të interesit dhe inflacionit është e paqëndrueshme dhe mund të shkaktojë luhatje të mëdha. Një skenar i tillë do të shkaktonte shumë dëme për një ekonomi si Shqipëria.

MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia ne shqiperi les nemethy shba shqiperi tregjet financiare ekonomia ne shqiperi les nemethy shba shqiperi tregjet financiare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet