LIVE UPDATES
Ekonomi

MASKIM PERFEKT! Hajdutët me masa anti-Covid/ Shtohen vjedhjet në rrugë, dyqane dhe autobus, Policia heq ‘të zitë e ul

23 Nëntor 2020, 12:37 Nga DOSJA
MASKIM PERFEKT! Hajdutët me masa anti-Covid/ Shtohen vjedhjet në

Gazeta “Si” solli pak ditë më parë dy raste të grabitjeve që realizohen nga hajdutë që tanimë fshihen pas maskës anti-Covid. Por zyrtarë të policisë së rendit pohojnë jozyrtarisht se kjo mënyrë grabitjeje në rrugë, ku zakonisht rrëmbehen varëse, telefona apo çanta, është kthyer prej ditësh në një shqetësim akut për policinë.

“Në dyqan hyri një mashkull, i veshur me pantallona të zeza, bluzë të kuqe. Në kokë mbante një kapele të zezë si dhe në fytyrë mbante një maskë nga ato të anti-covid 19”, thotë në procesverbalin e dëshmisë B. L, një 22-vjeçare që punon në një dyqan parfumesh tek ish Shallvaret. Policia shkruan se e reja e la telefonin personal mbi banak dhe kur grabitësi hyri në biznes, ajo po merrej me sistemimin e rafteve. Personi që hyri dhe i mori telefonin, nuk u arrit të njihej prej saj, duke qenë se ai mbante në fytyrë maskën farmaceutike. “I vështirë është identifikimi i të dyshuarit edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë në këtë zonë”, shpjegon për gazetën Si një nga ekspertët që ka kërkuar të merren kamerat e bizneseve. Ajo që shikohet është se hajduti ecën gjatë gjithë rrugës me maskë në fytyrë dhe është e pamundur të kuptohet identiteti i tij, veç faktit që ai është një person mashkull që përshkon trotuarin me duar në xhepa dhe që në asnjë moment nuk zbulohet të dhëna të fytyrës.

Përse është e rëndësishme?

Por, ndërsa policia ka regjistruar çështjen për vjedhje sipas nenit 134, pra për vjedhje të thjeshtë, burimet bëjnë me dije se janë kryer një sërë veprimesh akute. “Për shkak se hajduti përdor një maskë anti-covid në gjendje pandemie dhe për të bllokuar këtë formë vjedhjeje, kemi mbajtur shënim imein e telefonit të kallëzueses dhe i është dërguar kompanisë celulare për të gjurmuar nëse nga ky aparat do të kryhen apo jo telefonata”, shpjegoi eksperti i policisë, që shton se vjedhjet me maskat farmaceutike janë kthyer në një problem shqetësues.

Hajdutët ordinerë

Por kush i përdor maskat anti-covid? Bëhet fjalë për hajdutë që rrëmbejnë varëse në rrugë dhe më tej largohen me shpejtësi. Kur B. Xh. zbriti nga autobusi edhe vetë mbante në fytyrë një maskë kundër infeksionit. Më pas, ai tregoi pranë komisariatit numër 3. “Një djalë i ri u përplas me sup me mua, u tremba duke qenë se distanca është e rëndësishme. Por ai kishte maskë në fytyrë dhe kjo më qetësoi. Më pas kontrollova xhepat, më kishte vjedhur telefonin”. I moshuari shtoi se nuk ishte aspak në gjendje të zbulonte tipare të hajdutit që pavarësisht kësaj sipas tij”, ishte disi i shkurtër dhe ndofta i ri në moshë”.

I mituri me maskë

Administrimi i dy kamerave të sigurisë pranë një supermarketi nuk i vlejtën aspak policisë në rastin e identifikimit të të miturit E. P, që hyri në objektin ku tentoi të vidhte i veshur me një xhup gri dhe me një kapuç gri e maskë farmaceutike. Ndonëse ai nuk identifikohej nga këqyrja e CD, fëmija u zbulua nga gjurmët që la shoku i tij I.L po ashtu i mitur. Administratori shpjegon në polici. “Në orën 23.35 ra alarmi i sigurisë, kërkova informacion nga shoqëria e sigurisë private dhe pas pesë minutash më informoi se ishte shqyer dera e kanatës së jashtme. Mbërrita dhe konstatova se vetrata e xhamit ishte thyer tërësisht”. Policia shpjegon se ky shtetas së bashku me punonjësit e sigurisë vërtetuan se veç dëmeve, kamerat tregonin dy fëmijë të seksit mashkull me kapuça me maskë anti-covid. “Pasi ushtrojnë forcë dhe thyejnë vetratat, ata largohen me rënien e alarmit, ata nuk arrijnë të hyjnë në objekt për të vjedhur”, përshkruan agjenti i policisë mbi detajet e vjedhjes, që fatmirësisht u parandalua nga alarmi dhe u zbardh nga fakti që fëmijët e skeduar u zbuluan nga gjurmët e gishtave përderisa ishin të skeduar si të tillë nga komisariatet e kryeqytetit.

Pak më tepër kujdes

Sipas forcave të rendit, ngjarje të tilla po kthehen në shqetësim në zonën e Yzberishtit, në zonën e Freskut dhe po ashtu edhe në Kombinat. “Janë hajdutë që është e vështirë t’i përshkruash pasi që pamja e tyre mbulohet krejtësisht nga maska anti-covid. Qytetarët duhet të bëjnë kujdes, nuk duhet t’i mbajnë aparatet në vende të dukshme, edhe telefonat apo kuletën”, këshillon një zyrtar i Policisë së Rendit pranë Drejtorisë Qendrore, duke shtuar sidoqoftë qytetarët që për çdo rast sulmi të mos hezitojnë, por të kërkojnë ndihmë në numrin pa pagesë me njoftime që do të sillnin reagimin e shpejtë të policisë dhe për rrjedhim kapjen e hajdutëve.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale maska anti-covid maska anti-covid

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!