LIVE UPDATES
Ekonomi

Analiza- Përse mësuesit duhet të vaksinohen të parët, ndikimi që kanë në ekonomi

20 Nëntor 2020, 14:55 Nga DOSJA
Analiza- Përse mësuesit duhet të vaksinohen të parët,

Nga Aron Strong dhe Jonathan Welburn- Dy kompanitë e vaksinave raportuan rezultate mjaft inkurajuese gjatë javës së kaluar në luftën kundër Covid-19, pasi kandidatët e Pfizer dhe Moderna rezultuan të ishin 95% efektive. Nëse një ose të dyja këto vaksina do aprovohen për përdorim emergjent në SHBA dhe Europë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ketë doza të mjaftueshme për 20 milion njerëz në fillim të vitit 2021. Por si duhet të shpërndahet furnizimi fillestar? A duhet t’u jepet popullatave që janë në rrezik më të lartë të vdekshmërisë, apo njerëzve që ka më shumë të ngjarë të përhapin virusin?

Shumica pajtohen se punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të kryesojnë listën dhe ata që duhet të vaksinohen më pas janë mësuesit.

Sfida më e madhe e kësaj pandemie ka qenë gjithmonë gjetja e ekuilibrit midis shpëtimit të jetëve dhe shpëtimit të ekonomisë. Kjo e fundit nuk ka të bëjë vetëm me rihapjen e menjëhershme të biznesit; ka të bëjë gjithashtu me shmangien e dëmtimit afatgjatë të ekonomisë dhe një brezi nxënësish. Kjo kërkon vendosjen e bazave për të rihapur shkollat ​ me kohë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur.

Furnizimet e para të vaksinave në SHBA do të shkojnë për shpërndarje tek agjencitë shtetërore dhe federale, përfshirë departamentet e Mbrojtjes dhe Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore. Nëse administrata e Biden nuk ndryshon strategjitë e vaksinimit në vitin 2021, shtetet ka të ngjarë të hartojnë planet e tyre të shpërndarjes.

Shumë shtete amerikane kanë përparësi rihapjen e bizneseve jo thelbësore si dyqanet me pakicë, baret dhe restorantet, qendrat tregtare dhe vendet e argëtimit. Por pa shkolla të hapura, shumë prindër nuk mund të shkojnë në punë. Rreth 12% e familjeve amerikane kanë fëmijë që shkojnë në shkollë por nuk kanë mundësi të marrim të kenë një kujdestare.

Vaksinimi i mësuesve mund të bëjë të mundur hapjen e përhershme të shkollave dhe kthimin e këtyre prindërve në punë. Kjo do të ndihmonte rimëkëmbjen e ekonomisë. Nuk duhet të harrojmë që arsimi është themeli i rritjes ekonomike në të ardhmen. Një studim i realizuar në SHBA pranverën e kaluar zbuloi se rreth gjysma e mësuesve po kalonin shumicën e kohës së tyre duke rishikuar mësimet e vjetra në vend se të jepnin mësim ndonjë gjë të re. Vetëm 13% ishin duke mbuluar të gjithë kurrikulën zyrtare përmes mësimit online. Përtej mësimeve, shkollat ​​u sigurojnë fëmijëve miqësi dhe përmbushje emocional që ata mund të mos i marrin në shtëpi. Këto humbje po zgjerojnë boshllëqet që ka lënë pandemia dhe mund të çojnë në ndikime ekonomike që prekin një brez të tërë.

Fëmijët zakonisht kanë pasoja më pak të rënda sesa të rriturit kur infektohen me Covid-19. Por rreth 40% e mësuesve janë mbi 50 vjeç dhe 20% mbi 60 vjeç. Shumica e mësuesve, të kujdesshëm ndaj rreziqeve shëndetësore, favorizuan arsimin online në fillim të vjeshtës. Tani, me rritjen e numrit të rasteve, sindikatat e mësuesve po vazhdojnë t’i rezistojnë një kthimi në klasë, dhe madje edhe shkollat që ishin të hapura mund të mbyllen përsëri. Qyteti i Nju Jorkut njoftoi të mërkurën se shkollat ​​e tij do të mbyllen javën e ardhshme.

Dëshmitë sugjerojnë që me masat e duhura paraprake virusi nuk përhapet shumë në klasa. Por sigurisht, edhe me masa shumë të kujdesshme, rastet do të vazhdojnë të shfaqen, dhe nëse shumë mësues do të sëmuren. Për të njëjtat arsye shoqëria tashmë i kushton rëndësi më të madhe vaksinimit të mësuesve për sëmundje të tjera infektive. Shtetet shpesh kërkojnë nga mësuesit që të marrin vaksinat e caktuara që nuk u kërkohen qytetarëve të tjerë.

Në strategjinë e saj të vaksinimit, SHBA thekson se punonjësit e kujdesit shëndetësor do të vaksinohen në fazën e parë, dhe mësuesit në fazën e dytë. Por edhe fëmijët kanë më pak të ngjarë të sëmuren, ata ende mund të kenë ngarkesa të mëdha virale. Kjo është pikërisht arsyeja përse vaksinimi i mësuesve duhet të jetë prioritet. /Wall Street Journal/

*Aron Strong është ekonomist dhe Jonathan Welburn është studiues i shkencave sociale. Të dy janë profesorë në Shkollën Pardee RAND.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale vaksina anti-covid vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet