Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Mashtruan qytetarët gjermanë, arrestohen 8 punonjës në një Call Center në Kosovë
31 Mars 2021, 14:38Nga DOSJA
KOSOVË-Policia e Kosovës, ditën e sotme ka kryer një operacion në disa “Call Center”, pas një urdhëri nga Gjykata për të kontrolluar subjekteve për mashtrim.
Sipas Gazeta Express, gjatë kontrollit në 17 subjekte, janë arrestuar 8 persona, të cilët dyshohet se kanë mashtruar qytetarët e ndryshëm nga Gjermania përmes platformave online “call center”.
Po ashtu, gjatë kontrollit janë sekuestruar 6 makina, 149.300 euro kesh, dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave, të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprës penale.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
“Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani, kanë përmbyllur me sukses operacionin që ka të bëjë me grupe kriminale të përfshira në veprën penale të Mashtrimit si formë e Krimit të Organizuar. Prokuroria Speciale njofton se personat e dyshuar në këtë rast kanë joshur dhe mashtruar qytetarët e ndryshëm nga Gjermania përmes platformave online “call center” duke iu ofruar për të investuar në aksione të ndryshme, si dhe në kriptovaluta që në këtë rast kanë qenë platforma fiktive dhe të dyshimtit kanë përvetësuar shuma të mëdha të hollash. Gjithashtu, në operacionin e sotëm janë kontrolluar 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, deri më tani janë arrestuar tetë (8) persona të dyshimtë, si dhe janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i personave të dyshuar. Gjatë kontrollit të lokacioneve në këtë operacion deri më tani janë gjetur dhe sekuestruar: 6 vetura, 149.300 euro kesh, dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, Serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprës penale. Tete (8) personat e dyshuar të cilët janë arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dërgohen në mbajtje ku më pas pritet të dalin para gjyqtarit. Këtij operacioni i ka paraprirë një hetim i përbashkët në mes të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe partnerëve tanë nga Prokuroria e Përgjithshme në Bamberg – Gjermani. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar dokumentacion i nevojshëm që do të përdoren në procedurat e mëtutjeshme,”-njoftimi i plotë.
(k.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GREQI– Një akuzë tjetër për krimin e përdhunimit është ngritur ndaj ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar Grek, Dimitris Lignadis, i cili tashmë është i arrestuar p...
SHBA– Një djalë është në gjendje kritike pasi prindërit e tij besojnë se ai mori pjesë në një sfidë virale në Tik Tok që inkurajon pjesëmarrësit që të mbajnë fr...
KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka ritheksuar se partia e tij nuk do e votojë Vjosa Osmanin si presidente.Sipas tij, O...
SHBA– Për herë të parë të martën administrata Biden lejoi gazetarët të hyjnë brenda institucionit kryesor të paraburgimit që ndodhet në kufi, duke nxjerrë...
POLONI– Firma polake InPost parashikoi të martën rritje të mëtejshme të shitjeve dhe përfitimit këtë vit, duke thënë se pret që një bum në tregtinë elektr...
BOTË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 128 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 2,819,096 njerëz dhe...
INDONEZI– Ekipet kërkuese indoneziane kanë gjetur regjistruesin e zërit të zhdukur nga aeroplani, Sriwijaya Air që u rrëzua në Detin Java në janar, duke v...
KOSOVË-Nxënësit e sistemit parauniversitar në Kosovë, javën e ardhshme do të jenë pushim. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Ars...
PRISHTINË– Kosova ka shënuar shifra të larta infektimi. Sipas Institutit Kombër të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.470 testim...
ITALI- Pasarela e Armanit në Milano të Italisë do të kthehet në një qendër vaksimi. Fanpage shkruan se ky veprim është marrë për të lehtësuar vaksinimin në Ita...