LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtrim, dhunë, vjedhje dhe të dehur në timon, arrestohen 11 persona në Tiranë brenda 24 orëve, ja si u kapën

28 Gusht 2020, 12:55 Nga DOSJA
Mashtrim, dhunë, vjedhje dhe të dehur në timon, arrestohen 11

TIRANË– Policia ka bërë bilancin e të arrestuarve gjatë 24 orëve të fundit. Me anë të një njoftimi zyrtar mësohet se në pranga 11 shtetas, 4 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale si: vjedhje, mashtrim, ndërtim pa leje, ushtrim dhune ndaj familjes, etj.

Njoftim i policisë Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 11 shtetas, 4 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

• F.Sh., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

• A.Sh., 30 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin e shtetasit B.Sh., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë ndalimin e shtetasit A.Dh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” të shtetasit Sh.S., 44 vjeç, pasi në fshatin Ibë e Poshtme, shtetasi Sh.S., është konstatuar se ka qënë duke bërë një pishinë në afërsi të banesës së tij të ndërtuar pa lejen nga organet kompetente. Gjithashtu u referuan materialet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për punonjësit e I.K.M.T-së dhe Policisë Bashkiake, pasi nuk kanë kryer kontrollin e territorit për regjimin Juridik të tokës dhe të ndërtimeve.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “ Goditje për shkak të detyrës” dhe “ Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasit S.S., 50 vjeç, pasi , në fshatin Stërmas, ka bllokuar rrugën me mjetin e tij dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar e goditur punonjësin e policisë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.D., 51 vjeç, pasi në rrugën “Sali Butka”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.M., 38 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.D., 41 vjeç, me detyrë Inxhinier Zbatues dhe Drejtus Teknik, pasi në rrugën “Mihal Duri” në një pallat në ndërtim është aksidentuar punëtori shtetasi A.K., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

H.H., 37 vjeç, pasi në rrugën “Koferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese, ka aksidentuar, mjetin me drejtues shtetasin E.T., vetëm me deme materiale, dhe si pasojë e humbjes së kontrollit ka dëmtuar portën e banesës së shtetasit B.Q.

•B.D., 42 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.63 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 11 persona tirane arrestohen 11 persona tirane

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari