Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRAT/ OFL-ja në Berat, këta janë tre të dënuarit që duhet të vetëdeklarojnë pasurinë
28 Gusht 2020, 12:26Nga DOSJA
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Berat ditën e sotme. Dosja.almëson se Besnik Hoxha, Shkëlqim Beqiraj dhe Leonard Laze, janë tre subjektet e radhës që do të duhet t’i përgjigjen pusullës së OFL-së për të vetëdeklaruar të ardhurat.
Konkretisht:
Besnik Hoxha, banues në Berat, nën hetim për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;
Shkëlqim Beqiraj, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
Leonard Laze, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.
Këta të tre duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i OFL, 28 gusht.Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
• B. H., banues në Berat, nën hetim për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;
• Sh. B., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
• L. L., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(F.M/DOSJA.AL)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ka mësuar se Fatmir Demiri, 37 vjeç i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak është personi që ka rënë në pranga pasi ka ...
TIRANË– Fatmir Demiri, 37 vjeç i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak është vënë në pranga ditën e sotme pasi ka vrarë me sende të fort...
ATHINË- Qytetarët shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Greqi që kanë udhëtuar drejt vendit fqinjë po mbahen në aeroportin e Athinës dhe rrezikojnë të ktheh...
LAZARAT– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me jetën dhe profilin e Rediart Buzherit, i cili bashkë me të atin Islam Buzheri, rrahu me grushte kreun e njësis...
BERAT- Dy ngjarje tragjike kanë tronditur muajt e fundit qytetin e Beratit, përgjegjëse për të cilat është bashkia e këtij qyteti, me kryetar Edvin Demon.E para...
LAZARAT– Islam dhe Rediart Buzheri, babë e bir janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë rrahur e goditur me grushte Muharrem Bashën, administratorin e Njës...
HIMARË– Një 48-vjeçare është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar një tjetër grua. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se gruaja me inicialet...
SHKODËR– Pronarja e restorantit në Shkodër, me inicialet është gjobitur me 3 milionë lekë gjobë dhe i është pezulluar aktiviteti për gjashtë muaj. Si...
DURRËS- Vjeshta po troket në dyert tona, e po ashtu edhe në çadrat e të gjithë banorëve që ende nuk kanë restauruar shtëpitë e tyre të dëmtuara nga ...