LIVE UPDATES
Ekonomi

Masat ndaj COVID-19 ‘vrasin’ biznesin, dyqanet në Tiranë ulin qepenat, largohen edhe qiramarrësit

6 Gusht 2020, 19:35 Nga DOSJA
Masat ndaj COVID-19 ‘vrasin’ biznesin, dyqanet në Tiranë

Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra të reja, tani shihen shpesh të afishuar lajmërime për dhënie me qira të hapësirës komerciale apo njoftime për biznese që janë vënë në shitje. Sipas sipërmarrësve, shkaqet kryesore të mbylljes së aktivitetit mbeten aktet normative kufizuese që synojnë parandalimin të COVID-19 si edhe rënia e fuqisë blerëse për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Menduam se do na ecte, por deri tani brenda 2 muajve kam humbur 3 milion lekë”, ankohet Marigleni, pronari i një butiku në bulevardin Bajram Curri, i kthyer disa muaj më parë prej emigracionit në Shqipëri.

Kam 20 vjet që jetoj jashtë dhe tani për shkak se kam krijuar familje këtu me bashkëshorten thashë ta provojmë njëherë,” tha ai, ndërsa shtoi se “përfundimisht do e mbyll, dhe me shumë mundësi do shkoj përsëri jashtë.”

Marigleni i kthyer në atdhe pas situatës kaotike që solli COVID-19, mendoi të hapte aktivitetin e tij vetëm pak ditë pasi u lehtësuan masat kufizuese të pandemisë në qershor, por pritshmëria e tij për një rimëkëmbje të shpejtë të fuqisë blerëse nuk u përmbushën. Biznesi i Maringlenit nuk është i vetmi që po has në vështirësi. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në periudhën mars – korrik të vitit aktual 2944 biznese kaluan në statusin e subjekteve pasive.

Alket Karari, pronar i pub “Canon” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i tha BIRN  se kufizimet e shumta që vijnë si pasojë e pandemisë e kanë bërë këtë lloj biznesi aspak tërheqës.

Pub-in e mbylla 2 javë përpara shpërthimit intensiv të pandemisë, por duke qenë njëkohësisht edhe pronar i ambientit mu desh më pas ta lëshoja me qira, por për shkak të situatës askush nuk e mori as me qira,” tha Karari.

Ai shtoi se akti i fundit normativ mbi kufizimin e muzikës par orës 20:00, i kufizoi ndjeshëm mundësitë për ta dhënë ambientin me qira.

Në muajt e lehtësimit të situatës më erdhën disa mundësi të tjera për qiradhënie, përsëri për ambient bar/klub nate , por edhe këto mundësi u anuluan për shkak të kufizimit që vuri qeveria për orarin e muzikës,” shtoi Alketi.

Ndërkohë, i ulur në një stol brenda butikut te tij “King & Queen”, Marigleni u ankua se biznesi ishte ‘katastrofë.”

Si shumë emigrantë të tjerë, ai u kthye në atdhe me shpresën se duke investuar në një biznes do të i mundësojë dhe qëndrimin pranë familjes.Ndryshe nga shumë sipërmarrës të tjerë – të cilët në muajin qershor vendosën t’i kalonin bizneset e tyre në statusin pasiv, Marigleni guxoi të hapte një sipërmarrje të re.

Përpara se ta hapja unë këtë dyqan e kishte djali i dajës, një biznes të ngjashëm me rroba të shtrenjta. Ai e mbylli për shkak të situatës dhe ja mora unë me rroba më të lira,” tha ai.

Gjithsesi, njerëzit nuk kanë të harxhojnë, edhe ato 5 lekë që kanë i kursejnë sepse nuk e dinë se çdo të ndodhë nesër,” shtoi ai.

Pothuajse të njëjtin fat pati edhe pronari i picerisë “Punto Zero” në zonën e Tiranës së Re, tashmë e mbyllur prej pothuaj dy muajsh.

Kisha një muaj që e kisha hapur picerinë, kur u ndërmorën masat për mbylljen e bizneseve në muajin mars,” kujton Klodi Vila, i cili u kthye në Shqipëri prej mërgimit pak kohë përpara pandemisë.

Ai i tha BIRN se masat kufizuese që qeveria po ndërmerrte çdo ditë kundër COVID-19, ndikuan ‘shumë’ në vendimin e tij për ta mbyllur aktivitetin e porsahapur.

Nuk kam pasur siguri për masat e mëtejshme që do të ndërmerrte qeveria,” thotë Vila, ndërsa shpjegon vendimin për ta mbyllur picerinë.

Duke parë dhe mënyrën sesi çdo gjë vendosej nga kryeministri – që ndryshonte masat disa herë brenda ditës, prandaj vendosa të kthehem jashtë shtetit ku jetoj dhe mbase në një moment të dytë do të rihap përsëri aktivitetin në Shqipëri,” shtoi ai.

‘Design walking Shoes, një dyqan pranë rrugës “Muhamet Gjollesha”, i cili është hapur 5 vite më parë, tani është nxjerrë në shitje. Shitësja i tha BIRN se gjatë muajve të fundit xhiroja ditore e subjektit kishte rënë ndjeshëm

Gjatë më shumë se 5 viteve që kemi hapur dyqanin gjithmonë kishim diku deri në 200 mijë lekë të vjetra xhiro në ditë; tani xhiroja mezi shkon deri në 50 mijë lekë të vjetra,” shpjegoi ajo.

Nuk i dilet dot, pasi është për t’u paguar si qiraja ashtu edhe punonjësit; nuk fitojmë më asgjë, po dalim me humbje,” shtoi ajo, duke shpjeguar vendimin e pronarëve për ta shitur.

Megjithatë, gjetja e një blerësi për dyqanin nuk duket një punë e lehtë.

Kemi nxjerrë lajmërimin për shitjen e biznesit prej 3 muajsh, që prej daljes nga karantina, por nuk po e blen njeri, për shkak se nuk kanë para, ” shpjegoi gruaja që qëndronte pas banakut, e cila nënvizoi se tashmë kishte filluar të shikonte për një punë të re.

Ajo shpjegoi se gjatë muajve të fundit kanë marrë shumë pak furnizim nga jashtë, pasi nuk duan të rrezikojnë përderisa janë drejt mbylljes, por me gjithë çmimet e ulëta klientët numërohen me gishtat e njërës dorë.

Edhe pse janë të gjitha produktet me ulje, edhe ato 5-6 klientë që vijnë thonë që edhe me 10 mijë lekë të vjetra u duket shtrenjtë”, tha ajo.

Kam filluar të shikoj për punë, pasi nëse biznesi nuk shitet dhe pronarja merr vendimin ta mbyllë përfundimisht unë do të mbetem e pa punë, por akoma nuk kam gjetur asgjë “, përfundoi shitësja, duke vënë në pah pasigurinë për të ardhmen e afërt.

Marrë nga BIRN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi pandemia godet biznesin pandemia godet biznesin

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim