Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zana pak javë më parë do të përjetonte një ngjarje familjare të rëndë. I ati iu sëmur në mënyrë akute dhe kishte nevojë për shërbim përtej kufijve. Spitali në Turqi e pranoi kërkesën, por mungonin paratë. Kursimet e familjes nuk mjaftonin, të gjithë me rroga modeste dhe pensione.
“Druhesha të trokisja tek të afërmit dhe miqtë, nuk e kisha bërë ndonjëherë edhe pse ky rast ishte urgjent dhe kishte të bënte me shëndetin. Edhe pse duke trokitur përfundova, por jo sepse doja. Ishte e pamundur të zgjidhja gjë me bankat”- tregon Zana për gazetën “Si”.
Zanës i kanë skaduar si karta e identiteti, ashtu edhe pasaporta biometrike sepse i ka prodhuar në të njëjtën kohë.
Gjendja e pandemisë e bëri të mos arrinte ti rinovonte. Mandej një vendim i Këshillit të Ministrave se edhe letërnjoftimet e skaduara mund të përdoren deri në 31 dhjetor 2020 e lehtësoi duke marrë parasysh situatën e paqartë dhe të pasigurtë ekonomike, sepse “gati 10 mijë lekë të reja nuk janë pak në këtë kohë. Plus nuk kisha ndërmend të dilja jashtë”- shpjegon Zana.
Por të papriturat nuk të pyesin dhe kur shkoi në disa banka të nivelit të dytë në vend për të aplikaur për kredi, nuk mundi. Bankat nuk pranonin dokumentet e identifikimit të skaduara edhe pse me Vendim Qeverie.
Për ta vërtetuar nëse kjo ishte e vërtetë për të gjitha bankat dhe për këdo klient, gazeta “Si” kontaktoi me disa prej bankave të nivelit të dytë në kryeqytet.
Banka Kombëtare Tregtare, Credins Bank, Reiffaisen Bank, Procredit Bank i thanë gazetës “Si” se dokumentet personale të identifikimit të skaduara nuk i pranojnë.
“Kështu kemi vendosur, ne jemi privat, jo shtet. Nuk përballojmë dot risqe të tilla. Zyrat janë hapur tashmë dhe qytetarët mund të aplikojnë për pasaportat e reja dhe kartat e identitetit”– artikuluan ngjashëm bankat.
Por VKM shkruan të zezë mbi të bardhë “shtetasit shqiptarë që kanë në posedim letërnjoftim ID (karta identiteti) që skadojnë brenda vitit 2020, do të kenë mundësi të përdorin këto letërnjoftime dhe përtej këtij afati, deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.” Ky akt normativ hyn menjëherë në fuqi. Po ashtu edhe për pasaportat biometrike për jashtë shtetit.
Ne iu drejtuam juristes së gazetës “Si” Elvana Deshati e cila u shpreh se vendimi i bankave të nivelit të dytë vjen pasi ato llogarisin riskun dhe “këtu ka vend për abuzime. Mund të jetë dikush që gjatë periudhës ta ketë lënë nënshtetësinë shqiptare, për shembull dhe me pasaportën e vjetër aplikon dhe merr kredi e zhduket. Pra ka hapësirë potenciale për të abuzuar dhe bankat vendosin të mos e marrin përsipër këtë lloj risku që mund t’ju kushtojë të nesërmen”.
Duke marrë parasysh që Banka e Shqipërisë, si autoriteti përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e bankave dhe subjekteve financiare jo banka që ushtrojnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë është autoriteti kompetent që mund ti jepte zgjidhje çështjes në të mirë të konsumatorëve, gazeta “Si” i kërkoi një qëndrim edhe BSH-së, e cila iu përgjigj interesimit të gazetës pas tre ditësh.
“Banka e Shqipërisë, si autoriteti përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e bankave dhe subjekteve financiare jo banka që ushtrojnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë, mbikëqyr veprimtarinë e tyre brenda kompetencave që i jep ligji për Bankën e Shqipërisë dhe Ligji për Bankat në Republikën e Shqipërisë dhe vlerëson çdo problematikë vetëm në këtë kuadër.
Referuar këtij rasti ne konstatojmë se çështja e shprehur nga ana juaj është përtej kompetencave që kuadri ligjor në fuqi ka përcaktuar për Bankën e Shqipërisë. Zbatimi dhe ndjekja e akteve ligjore dhe rregullatorë të ndryshëm nga ky kuadër, duke përfshirë edhe vendimet e Këshillit të Ministrave nuk janë kompetencë e Bankës së Shqipërisë.”- citon Banka e Shqipërisë në kthimin e përgjigjes ndaj gazetës “Si” përmes e-mailit.
Në fakt VKM/akti normativ nuk ngarkon ndonjë institucion përgjegjës për monitorimin e aktit normativ të shtyrjes së afatit të përdorimit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike të skaduara brenda 2020-ës, por juristë të tjerë të kontaktuar nga gazeta “Si” shprehen se marrëdhënien mes klientit dhe bankës për çdo konflikt të mundshëm e zgjidh gjykata.
“Bankat janë në të drejtën e tyre që ta zbatojnë apo jo VKM-në. Duhet marrë parasysh që bankat nuk kanë marrëdhënie vetëm brenda për brenda. Në momentin që zyrat janë të hapura dhe është momenti më i mirë kur nuk ka as emigrantë dhe as fluks njerëzish, pasaporta del për 10 ditë. Nuk e kuptoj pse duhet të bëhet çështja kur zgjidhja e aplikimit për pasaportë dhe kartë identiteti është. Mendimi nëse bankat kanë apo jo të drejtë është subjektivë. Por zgjidhja është dhe qytetari mbaron punë. Por nëse qytetari mendon se ka të drejtë, zgjidhja mes tij dhe bankës është gjykata”- shprehet një jurist për gazetën “Si”.
Vendimi i Qeverisë u ndërmorr në kohë karantine ku lëvizja ishte e pamundur ose tejet e kufizuar. Prej datës 23 qershor gjendja e jashtëzkonshme si pasojë e pandemisë Covid-19 ka përfunduar.
Marrë nga Gazeta “Si”
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Situata e vështirë e krijuar në ekonomi nga Covid-19 ka bërë që individët, jo vetëm të ulin kërkesën për kredi për blerje shtëpie dhe mallra kons...
Në treg janë duke u futur gjithnjë e më shumë lloje analizash për kontrollin e virusit të coronës. Në fund të muajit korrik në të gjithë botën ekzistonin 270 pr...
SHQIPËRI-Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave të tërmeti...
TIRANË- Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.Për këtë arsye...
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për mediat ka folur për situatën e ekonomisë në vend dhe goditjen që ka pësuar ng...
Ari ka zgjeruar vlerën e tij në tregjet ndërkombëtare mbi 2,000 dollarë për një ons duke vendosur një rekord të ri të lartë ndërsa aksionet globale ishin më të ...
SHQIPËRI- Rriten tarifat për shërbimet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin për shtëpitë, bizneset dhe për veprimtaritë e sektorëve të ekonomisë.Me hyrjen ...
SHQIPËRI-Qeveria synon të mbajë një nivel të lartë shpenzimesh buxhetore për vitin që vjen, që përkon me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat do...
SHQIPËRI- Ministria e Financave njoftoi në treguesit e Kuadrit Makroekonomik 2020-2023 se borxhi publik jashtë treguesve fiskale (detyrimet e prapambetura)...
TEMAL– Të gjithë jemi mësuar që destinacionin më “in” të momentit në Shqipëri ta quajmë “Shalë”! Por e vërteta është krejt ndryshe...