Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në emisionin “Historia Ime” nga Mirela Milori në “Tv Klan” u trajtuan çështjet e ditëve të fundit në të cilat ka mbizotëruar kronika e zezë, duke u bërë kryefjala e ditës në edicionet informative. Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dragostunjë të Librazhdit ku 56-vjeçari Qemal Bici u vetëvar pasi vrau me sëpatë gruan e tij 53-vjeçare Minevere Bicin dhe më pas u gjendën nga djali i tyre 20-vjeçar, ishte e para që u shqyrtua.
Gazetarja e emisionit “Historia Ime”, Eriselda Martini, zhvilloi me kunatin e viktimës një intervistë ekskluzive. Ai shprehet tejet i habitur për tragjedinë duke thënë se nuk është në dijeni të asnjë motivi që ka çuar në kryerjen e krimit, pasi nuk ka asnjë lloj patologjie të llojit dhunë familjare, alkool, bixhoz apo pamundësi ekonomike. Në hapje të insertit, ai tregon pemën në të cilën autori i vrasjes u vetëvar e aty ka mbetur ende një copë litar.
Eriselda Martini: Ka ardhur policia në darkë vonë, besoj?
Fatmir Faqolli: Jo, jo, ka ardhur në çast.
Eriselda Martini: Kush e ka lajmëruar, familjarët, apo fqinjët?
Fatmir Faqolli: E lajmëruan familjarët.
Eriselda Martini: Atëherë, ju jeni kunati?
Fatmir Faqolli: Kunati i Qemal Bicit.
Eriselda Martini: Çfarë ka ndodhur, ju normalisht jeni familjar, Qemali ka qenë i dhunshëm?
Fatmir Faqolli: Jo, s’ka qenë i dhunshëm fare. Patën shkuar mirë, edhe neve na erdhi si habi kur e dëgjuam.
Eriselda Martini: Sa vite martesë kishin?
Fatmir Faqolli: 30 e ca vite. Fëmijët të rritur, të martuar, të sajuar, me pasuri, me të gjitha. Edhe ne kur e morëm vesh nga televizori, u habitëm.
Eriselda Martini: A dini të kishin patur probleme në martesë?
Fatmir Faqolli: Jo, jo asgjë fare.
Eriselda Martini: Po si ka mundësi?
Fatmir Faqolli: Po edhe ne po habitemi. Po habitemi.
Eriselda Martini: Çfarë ndodhi, kush ishte personi i parë që erdhi dhe pa ngjarjen?
Fatmir Faqolli: Këta komshinjtë këtu, se unë jam nga një fshat tjetër.
Eriselda Martini: Çfarë thanë, kishin dëgjuar gjë?
Fatmir Faqolli: Jo, jo asgjë fare, kishin ardhur të çelnin bagëtitë aty, kishin thirrur ka njeri, s’ka njeri, hapin derën e aq. S’morën vesh gjë, pastaj kishte ardhur policia.
Eriselda Martini: Ju çfarë mendoni , pse mund të ketë kryer këtë akt?
Fatmir Faqolli: Po ku di gjë vëllai jot, unë u habita për vete. Asgjë, patën shkuar jashtëzakonisht mirë. Kaq, s’di unë asgjë tjetër.
Eriselda Martini: Djali e ka gjetur në banesë?
Fatmir Faqolli: E ka gjetur djali, djali i vet se ka një djalë të vogël. Ai e ka gjetur.
Eriselda Martini: Si është djali, në çfarë gjendjeje?
Fatmir Faqolli: Djali është në gjendje të mirë. Nuk ka gjë fare, madje iku me njerëzit e së ëmës edhe do shkojnë të mbarojnë varrimin e do vijnë këtu pastaj.
Eriselda Martini: Po çfarë mund të ketë ndodhur sipas jush, jeni familjar?
Fatmir Faqolli: Unë jam familjar, po derisa nuk di gjë, ç’të them? Nuk di asgjë. Unë po them u habita kur e mora vesh, erdha menjëherë, me një frymë. Thashë si ka mundësi, si ka mundësi të ndodhë kjo gjë? Asnjë problem, as sherr, të gjitha në rregull, me shtëpi në Tiranë, me shtëpi këtu. Të gjitha, pra. U habitëm, u habitëm.
Eriselda Martini: Xhelozi, ndoshta ka patur, ka qenë ndoshta person xheloz?
Fatmir Faqolli: Jo, jo, po ai ishte mosha ime, moshë e vjetër, te 60 vjeç. Për çfarë do kemi më xhelozi, jemi pleq, nuk e bëjnë të rinjtë atë e jo më ne pleqtë.
Marrë nga tvklan.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Rreth 100 emigrantë shqiptarë protestuan mbrëmjen e sotme në sheshin “Sindagma” të Athinës për të kërkuar hapjen e kufijve mes Greqisë dhe Shqipërisë.Sipas prot...
Në Tiranë shikon njerëz që janë çliruar nga masat e Covid-19, më shumë se ç’e përcaktojnë autoritetet. Më datë 1 qershor u vendos që do të h...
TIRANË– OSHEE ka bërë të ditur se ditën e nesërme, Tirana do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të rikonstruksionit të kabinave.Zonat që d...
TIRANË– Ditën e sotme në emisionin “Abc e Pasdites” ka pasur një debat të ashpër mes Blerta Tafani dhe Xheni Karaj. Mes tyre pati një bisedë të “zjarrtë” ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme tek nënkalimi i Saukut, ku janë përplasur 5 mjete, mes tyre një kamion. Si pasojë e përplasjes është lëndu...
GREQI– Mediat greke kanë publikuar fotot e shkëputura nga droni, i cili ka ndjekur nga ajri lëvizjet e grupit të trafikut të kokainës që operonte në ishul...
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Britania e Madhe ka njoftuar së fundmi se turistët këtë verë nuk lejohen të fluturojnë drejtpërdrejt nga Emiratet e Bashkuara Arabe ...
VORË– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin dytësor Vorë-Tiranë.Bëhet e ditur se një furgon pasagjerësh është përplasur nga një automjet t...
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë njoftuar ditën e djeshme që të gjithë turistët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen do të lejohen të h...
TIRANË- Asnjë viktimë nga Covid gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ky ëshë bilanci që vjen nga Ministria e Shëndetësisë. Raportohet se 13 qytetarë kanë ...