LIVE UPDATES
Aktualitet

Covid-19/ Mos jemi relaksuar më shumë se ç’duhet? Ç’thonë qytetarët dhe çfarë të presim në vjeshtë

8 Qershor 2021, 17:34 Nga DOSJA
Covid-19/ Mos jemi relaksuar më shumë se ç’duhet?

Në Tiranë shikon njerëz që janë çliruar nga masat e Covid-19, më shumë se ç’e përcaktojnë autoritetet. Më datë 1 qershor u vendos që do të hiqeshin maskat në rrugë, por me sa duket qytetarët e kanë keqinterpretuar këtë fakt.

“Nuk na gjen gjë nga virusi më. U vaksinuam, plus që ditët e fundit nuk ka fare të infektuar pothuajse”, thotë një qytetar që udhëton në autobusin e linjës së Kasharit, i cili nuk mban maskë. Ndërkohë pyetjen “pse nuk mbani maskë?” shumë të tjerë e përçmojnë. Kjo pyetje tani u duket e “pakuptimtë”. Madje dikush nga fundi i autobusit thotë: “Këtu s’e mbajnë ata që punojnë, do ta mbajmë ne!”

Kur u flet për kujdesin që duhet ende të tregojnë ndaj virusit, shumë qytetarë të përgjigjen: “jam vaksinuar” ose “e kam kaluar virusin që vjet”. E njëjta panoramë është edhe me supermarketet, baret, restorantet, apo edhe lokalet që do të duhet të respektonin edhe orën policore.

“Gjithë ditën në punë lodhemi, do mbajmë edhe një maskë tani gjatë orarit. U hoqën maskat, nuk ka më gjë tani. Unë kam bërë dozën e parë të vaksinës, nuk kam gjë”, thotë një punonjëse në një nga supermarketet në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Ajo shpjegon se edhe eprorët e saj nuk i kanë kërkuar të mbajë maskë, ndërkohë vetë beson se e ka fituar imunitet duke qenë se ka bërë dozën e parë të vaksinës.

Sipas Laidon Shapo, mjekut shqiptar në Shërbimin Kombëtar në Londër, duhet të analizohet saktësisht situata.

“Me pak fjalë a është arritur atje një imunitet kolektiv me të paktën 70% mbrojtje ndaj Covid-19 (më shumë natyral sesa vaksinor) që Komiteti i Eksperteve të heqë masat parandaluese apo që popullata të sillet sikur pandemia ka kapur fundin dhe virusi po ikën me bisht në shalë? Kjo është pyetja! Që t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje me një farë saktësie shkencore duhen të dhëna jo thjesht testimesh dhe të infektuarish, por zero-prevalence për të parë ç’nivel antikorpesh kundër Sars_Cov-2 ka në popullatë, veçanërisht tek popullsia mbi 65 vjeç dhe grupet në risk”, thotë Shapo.

Mjeku shton se duhet të projektojmë sa është proporcioni i popullatës që vërtet ka kaluar infeksionin, sa kemi të vaksinuar me një dozë dhe me dy doza dhe me çfarë vaksinash, pasi në vendon tonë janë përdorur katër tipe të ndryshme vaksinash, me efikasitet të ndryshë dhe periudha kohore të ndryshme të prodhimit të antitrupave.

Çfarë do të na sjellë vjeshta?

Viti i kaluar na mësoi se hapja e madhe që u bë gjatë verës, i tregoi pasojat në periudhën nëntor-dhjetor ku rastet ishin të larta dhe pacientët filluan të vetëkuroheshin.
Mjeku Shapo shpjegon se sezoni turistik veror do të sjellë risi dhe siç thotë ai “nuk është çudi që të kemi hapur derën ndaj varianteve të reja, përfshi dhe atë indian që ka rreth 40% transmetueshmeri më të lartë se varianti i Kentit”.

Duke marrë si shembull Europën, që provoi një valë të tretë si pasojë e relaksimit të masave dhe qarkullimit të varianteve, mjeku Shapo shpjegon se vjeshta në vendin tonë mund të ofrojë një tjetër situatë të rritjes së rasteve, nëse nuk dimë sa do të mbajmë masat e nevojshme. Sipas ekspertit, një prej tyre është edhe kontrolli i hyrjeve në kufi (pasaportë vaksinore apo PCR negativ) gjatë verës.

Gazeta SI

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit