LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja dypalëshe mbi infrastrukturën në SHBA, akordi që bëri bashkë republikanë dhe demokratë

28 Qershor 2021, 06:24 Nga DOSJA
Marrëveshja dypalëshe mbi infrastrukturën në SHBA, akordi

SHBA– Një marrëveshje dypalëshe për të investuar gati 1 trilion dollarë në infrastrukturën amerikane u kthye në rrugën e duhur të dielën pasi Presidenti Joe Biden ndryshoi mendjen nga këmbëngulja e tij e mëparshme që projektligji të shoqërohej me një projektpropozim edhe më të madh të mbështetur nga demokratët në mënyrë që ai të hidhte firmën e miratimit.

Senatorët republikanë që ndërmjetësuan marrëveshjen me Shtëpinë e Bardhë dhe demokratët për të financuar investime shumë të nevojshme në rrugë, ura, ujësjellës dhe internet të shpejtësisë së lartë, lanë të kuptohet se ishin të kënaqur me komentet e Presidentit Biden se ai po hiqte dorë nga qasja “gjithçka ose asgjë”.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, 48 orë pas manovrave me dyer të mbyllura nga Shtëpia e Bardhë për të shpëtuar marrëveshjen, Presidenti Biden tha se nuk ishte “qëllimi” i tij për të sugjeruar vënien e vetos ndaj projektligjit.

Duket se kjo ka qënë e mjaftueshme për disa republikanë të lëkundur, të cilët kanë shprehur privatisht dhe jo aq privatisht pakënaqësinë e tyre ndaj komenteve të presidentit.

Pas shumë javë negociatash me demokratët dhe Shtëpinë e Bardhë për projektligjin mbi infrastrukturën, axhenda tjetër e presidentit nuk u lidh kurrë me përpjekjet për infrastrukturën”, tha senatori republikan Mitt Romney në emisionin “State of the Union” të rrjetit televiziv CNN të dielën.

Ai tha se nëse presidenti nuk do ta kishte bërë deklaratën, “unë mendoj se do të kishte qënë shumë e vështirë që republikanët të thoshin po, ne e mbështesim atë”. “Ne nuk do të mbështesim një paketë shpenzimesh disa triliona dollarëshe”, tha ai duke iu referuar projekt-propozimit të mëparshëm demokrat.

Zoti Romney tha se besonte se tani kishte mbështetje të mjaftueshme të republikanëve në Senat për të arritur pragun prej 60 votash për të m ë njanuar pengesën taktike, të njohur si “filibuster” dhe për të miratuar paketën dypartiake.

Një tjetër negociator republikan, Senatori Bill Cassidy nga Luiziana, madje parashikoi se udhëheqësi i opozitës republikane në Senat, Senatori Mitch McConnell, i cili pret që republikanët të rimarrin shumicën në Senat, mbështetur tek rezistenca e fortë ndaj axhendës së Presidentit Biden, do ta mbështeste projektligjin përfundimtar.

Nëse arrihet kjo, mendoj se Mitch do ta mbështesë atë”, tha ai në programin televiziv “Meet the Press” të rrjetit NBC. “Mendoj se udhëheqësi McConnell do ta mbështesë, nëse paraqitet varianti dypartiak.”

Senatori demokrat i Montanës, Jon Tester, parashikoi që paketa do të tërhiqte më shumë se minimumin e duhur, prej 10 senatorëve republikanë, për të miratuar marrëveshjen dypartiake në Senatin 50-50, ku kërkohen 60 vota në shumicën e rasteve për të miratuar projektligje, por ai tha se ka të ngjarë që të ketë pengesa në këtë proces.

“Do t’i shqyrtojmë këto probleme” , tha ai në programin televiziv “Face The Nation” të rrjetit CBS. “Unë mendoj se do të marrim më shumë se 60 vota.”

Marrëveshja dypalëshe ka qenë një përparësi kryesore për Presidentin Biden ndërsa ai përpiqet të zbatojë një premtim fushate për të risjellë bashkëpunimin dypartiak në Uashington dhe për të treguar se demokratët e qendrës dhe të tjerët, se Shtëpia e Bardhë ishte duke punuar me republikanët përpara se Presidenti Biden të përpiqej të miratonte në Kongres paketën demokrate të shpenzimeve.

Të dy projektpropozimet pritej gjithmonë të kalonin së bashku në Kongres: plani dypartiak dhe një projekt-ligj i dytë që do të avanconte sipas rregullave të veçanta, që lejojnë miratimin vetëm me votat e shumicës demokrate dhe që aktualisht është fryrë deri në 6 trilion dollarë. Zoti Biden përsëriti të shtunën se ky ishte plani i tij, por tha se ai nuk po e kushtëzonte njërin nga tjetri.

Për të qënë të qartë, marrëveshja jonë dypalëshe, nuk i pengon përpjekjet e republikanëve për të rrëzuar Planin për Familjet; po ashtu, ata nuk duhet të kenë kundërshtime ndaj përpjekjeve të mia për të miratuar Planin për Familjet dhe propozime të tjera”, tha Presidenti Biden përmes një deklarate.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të kenë komentet e Presidentit Biden tek ligjvënësit progresistë në të dy Dhomat e Kongresit, të cilët i kanë kërkuar presidentit që të mos e zbusë axhendën e tij në përpjekje për arritur një marrëveshje dypartiake.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi e Kalifornisë, ka thënë se Dhoma e Kongresit që ajo kryeson nuk do ta shqyrtojë propozimin dypartiak derisa Senati të shqyrtojë fillimisht projekt-ligjin për shpenzime më të madha të mbështetur nga demokratët.

Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që presidenti ta dijë se progresistët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe grupe të tjera demokratësh, janë këtu për t’u siguruar që presidenti të mos dështojë”, tha ligjvënësja demorkate nga Nju Jorku Alexandria Ocasio-Cortez në programin televiziv “Meet the Press” të rrjetit NBC. “Jemi këtu për t’u siguruar që ai të ketë sukses në planin me shpenzime më të mëdha për infrastrukturën.”

Presidenti Biden ka në plan të shkojë në Uiskonsin të martën, ndalesa e parë në një turne mbarëkombëtar për të promovuar paketën e infrastrukturës, tha Shtëpia e Bardhë.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden jon tester marreveshja per infrastukturen mitt romney joe biden jon tester marreveshja per infrastukturen mitt romney

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje