LIVE UPDATES
Bota

Ç’rëndësi ka pasaporta kur është fjala për Lojërat Olimpike

28 Qershor 2021, 06:23 Nga DOSJA
Ç’rëndësi ka pasaporta kur është fjala për

Marie Branser është një nga xhudistet më të mira në Gjermani. Por jo aq e mirë sa për t’u përfshirë në kombëtaren gjermane. Prandaj ajo ndryshoi nënshtetësinë. Duke u bërë me procedurë të përshpejtuar qytetare e një shteti afrikan.

“Unë u bëra kongoleze për të përmbushur ëndrrën time për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe për të luftuar për një medalje në Tokio.” – thotë Maria.

Marie Branser me pasaportën kongoleze

Marie Branser është një eksperte në fushën e ndryshimit të nënshtetësive. Ajo është studente në Shkollën e Lartë Sportive dhe ka shkruar një punim për sportistët që konkurrojnë për një vend tjetër.

Shoqata ndërkombëtare e xhudos e mbështet ndryshimin e shpejtë të nënshtetësisë. Sepse xhudistët – pavarësisht nga cili vend janë – e shohin veten si një familje globale.

“Unë bëra kërkesë për nënshtetësinë e ishujve Cape Verde dhe për atë marokane. Po ashtu mora edhe një ofertë nga Mauriciusi. Të gjithë ishin dakord, ” – kujton Marie Branser.

Nga Kina në Gjermani

Edhe pinpongistja Xiaona Shan e ka ndryshuar nënshtetësinë. Ajo luajti dy vjet me ekipin kombëtar kinez. Pastaj e hoqën nga ekipi. Sikurse lojtarë të tjerë të shquar kinezë, edhe Xiaona Shan mori oferta fitimprurëse nga jashtë. Ajo kaloi në një klub gjerman, ku e inkurajuan të merrte nënshtetësinë gjermane.

“Menaxheri donte të bënte për mua kërkesë për pasaportë gjermane. Fillimisht i thashë jo, sepse doja të mbaja pasaportën kineze. Por kur menaxheri më tha se nëse marr pasaportën gjermane, mund të luaj për klubin edhe për dhjetë vjet, rashë dakord, sepse ky është sigurisht një avantazh”, tregon Xiaona Shan.

Xiaona Shan fitoi në Rio medaljen e argjendtë me ekipin gjerman

Në vitin 2012 ajo u bë gjermane. Në vitin 2016 Xiaona Shan arriti në Rio finalen Olimpike me ekipin gjerman femrave dhe fitorja e medaljes së argjendtë ishte një sensacion.

“Duhet të them se i jam mirënjohëse Gjermanisë. Përndryshe nuk do të kisha mundësi të luaja në Lojërat Olimpike. Kalimi nga Kina në Gjermani më dha mundësinë që të luaja në Lojërat Olimpike“, thotë Xiaona Shan.

Edhe Gjermania i shprehu mirënjohjen Xiaona Shanit. Me Gjethen e Argjendtë të Dafinës, çmimin sportiv më të lartë që akordon Gjermania.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lojerat olimpikle te tokio 2020 xiaona shan lojerat olimpikle te tokio 2020 xiaona shan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet