"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Maqedonasit krijojnë pemën më të madhe të Vitit të Ri me njerëz, Shkupi synon rekordin Guiness (Foto)
22 Dhjetor 2019, 16:46Nga DOSJA
SHKUP- Teksa jemi në muajin e festave dhe nuk na ndajnë shumë ditë nga Krishtlindjet si dhe nga nata e ndërrimit të viteve, në çdo vend të botës sheshet, rrugët dhe çdo shtëpi janë zbukuar.
Këtë vit është parë një aktivitet mahnitës në Shkup të Maqedonisë, ku qindra njerëz janë mbledhur për të krijuar me trupat e tyre, bredhin e gjelbërt me zbukurimet e kuqe.
Me shumë gjasa kryeqyteti i Maqedonisë ka dashur që me mbylljen e kësaj dekade të hyjë në Librin e Rekordeve Guiness.
Nga një foto që po qarkullon në rrjetet sociale vihet re që në Shkup është ndërtuar e njëkohësisht stolisur pema më e madhe e Vitit të Ri, krejt ndryshe nga ç’keni parë deri më sot.
Të gjithë njerëzit që kanë ndihmuar në krijimin e kësaj peme kanë vendosur qese plastike në ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe në kokat e tyre, duke u pozicionuar sipas bredhit të shënuar në tokë. Deri më tani pema e Vitit të Ri, e krijuar me anë të trupave të njerëzve është realizuar në vitin 2015 në Indi.
A.C/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Të dielën kroatët zgjedhin kreun e ri të shtetit. Ende është e hapur, se cili kandidat kalon në balotazh. Sido që të jetë politika e Kroacisë nuk ka për të ndry...
KOSOVË- Në mediat rozë po qarkullon një foto e cila tregon edhe gafën e madhe të RTK-së që ka bërë në emërtimin e një fotoje.Teksa sëfundmi Presidenti se...
OHAJO- Noor Alexandria Abukaram, 16 vjeç, është skualifikuar nga një garë në shkollën e mesme në Ohajo, për shkak se ajo nuk kishte leje për të kandiduar...
SHBA- Aktori i cili fitoi çmimin Oscar, ka shprehur kritikën e tij të gjatë për presidentin amerikan, Donand Trump.De Niro tha se demokratët duhet të zg...
SHBA- Sanksionet synojnë firmat që ndërtojnë Nord Stream 2, një tubacion nënujor që do t’i lejojë Rusisë të rrisë eksportet e gazit në Gjermani.SHBA e konsidero...
KOSOVË– Anëtari i presidencës së Bosnje-Hercegovinës Zheljko Komshic në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka deklaruar se Kosova është një v...
MAQEDONI E VERIUT- Ali Ahmeti është rizgjedhur kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut. Vendimi i degëve dhe delegatëve ishte unanim ndaj Ahmetit, duke i bësuar...
NASA- Një asteroid gjigant do të kalojë Tokën menjëherë pas Krishtëlindjes, raporton NASA. Shkëmbi masiv hapësinor, i cili njihet si 310442 (2000 CH59), do të j...
MEKSIKË– Aksident midis dy anijeve të Linjës së Lundrimit të Carnival në portin në Cozumel shkaktoi panik tek turistët në gjirin e Meksikës.Aksidenti...