Polici i Portit të Durrësit e la të ikte jashtë shtetit! Zbulohet emri i të kërkuarit, Elidon Çela më ...
Politike
Tom Doshi sfidon ambasadoren amerikane, dorëzon në KQZ kërkesën për tu regjistruar në zgjedhje
10 Shkurt 2021, 08:34Nga DOSJA
TIRANË– Partia Social Demokrate e udhëhequr nga Tom Doshi, të cilin, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e përmendi me emër për të mos garuar në zgjedhje, sot ka depozituar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit.
Dosja.al ka mësuar se kërkesa është depozituar në protokollin e KQZ-së, pasditen e djeshme. Tashmë pritet që KQZ-ja të mblidhet për të shqyrtuar kërkesat e partive që kanë depozituar për tu regjistruar, përfshirë këtu edhe Doshin. PSD-ja ka dorëzuar brenda afateve të përcaktuara edhe komisionerët për në Shkodër e Tiranë.
Por, çfarë kërkoi Kim dy ditë më parë?
Pas një sërë deklaratash publike ku ambasadorja kërkonte që partitë të merrnin përgjegjësitë dhe të ndalonin garimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhje dhe shpërfilljen nga politike, dje Kim foli me emra. Ambasadorja tha se Tom Doshi nuk duhet të jetë si alternativë për qytetarët në këto zgjedhje, duke argumentuar se Doshi është në listën e zezë të DASH dhe nuk i lejohet hyrja në territorin amerikan.
Nga Doshi nuk ka asnjë reagim, ndërsa Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u tregua diplomat kur tha se çdo gj në lidhje me zgjedhjet është caktuar në Kushtetutë e duhet zbatuar.
Socialistët nisën mbrojtjen e Doshit. Bushati i kujtoi sulmet në Capitol Hill ambasadores Kim duke shtuar se edhe SHBA-ja nuk është ‘imune’. Ndërsa Kryeministri Edi Rama, kyçi gojën, duke iu shmangur pyetjes.
(f.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka prezantuar ditën e sotme programin e partisë për arsimin. Nga Elbasani, Kryemad...
LEZHË–Varrezat e fshatit Markatomaj në Lezhë janë përmbytur tërësisht. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga ish-deputetja e Partisë Demokratik...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon sërish me thirrjet kundrejt qeverisë Rama. Mëngjesin e sotëm ai shkruan në ‘Facebook’ se pas 8 vi...
Senati amerikan votoi të martën në mbrëmje për t’i hapur rrugën gjyqit të plotë mbi akuzat ndaj ish-presidentit Donald Trump për nxitje rebelimi.Në seancën e pa...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në rrjetin e tij të Instagram, lidhur me pensionet. Një komentues i shkruan Ramës se ku i g...
TIRANË– Hackerimi i aplikacionit “WhatsApp” po bëhet për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kështu të paktën pretendon webmasteri, Gentian P...
TIRANË– Përmendja e vdekjes së Ardit Gjoklajt ka ngjallur debate me nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut dhe drejtuesit politik për B...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe njëherë se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në Durrës dhe në Vlorë. Lajmin e përsëriti në n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar videon e publikuar nga bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela, në të cilën ai shfaqej duke gatuar n...
DURRËS– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kapur në gabim kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Bylykbashi s...