"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Manastirliu publikon pamjet nga grumbullimi te Liqeni: Nuk po merret seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të
22 Nëntor 2020, 15:52Nga DOSJA
TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu është drejtuar qytetarëve me një mesazh në Facebook në lidhje me fotot që qarkulluan nga Liqeni i Tiranës ku shihen njerëzit të grumbulluar dhe pa maska.
Manastirliu thekson se ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm, por se duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Më tej ajo thotë se pamje të tilla tregojnë se nuk po merret seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.
Ajo thotë se është një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë.
‘Të dashur qytetarë, Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi. Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura. Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet. Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm. Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës. Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është: Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm? Në luftë përballë #Covid19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim.’- shkruan Ministrja.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Qytetarët nuk duan t’ja dinë për virusin. Ditën e sotme ata janë tundur drejt Liqenit Artificial për të kaluar një kohë me familjen dhe të afërmit e...
TIRANË- Një ngjarje emocionuese është transmetuar ditën e sotme në emisionin “Ka një mesazh për ty”.I ftuar ishte Fatmiri një djalë i birësuar, i cili u th...
SHQIPËRI– 699 viktima, 32.761 të infektuar aktivë dhe 15.842 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria ...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shtyrë pa arsye seancën për prokurorin Kolë Hysenaj. Nëse herën e parë kishte një datë dhe u shty pa dh...
ANGLI-Një shqiptar është arrestuar në një nga metrotë e Londrës pasi ishte me pistoletë në brez. 30-vjeçari me origjinë nga Dibra është banues në zonën e...
BERAT- Banorët e Beratit janë shqetësuar nga nxirja e lumit Osum. Ata shprehen se ndotja e tij mund të sjellë sëmundje të ndryshme dhe sipas tyre shkak për këtë...
TIRANË– Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur këtë të dielë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë.Drejtuesi i mjetit me i...
TIRANË– Të gjithë personat që ishin pjesë e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku të organizuar dy ditë më parë janë gjobitur nga policia e shtetit...