"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Shkuan për të festuar por u gjobitën! Kush janë VIP-at që u ndëshkuan me nga 3 mijë lekë në ditëlindjen e Bes Kallakut
22 Nëntor 2020, 14:57Nga DOSJA
TIRANË– Të gjithë personat që ishin pjesë e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku të organizuar dy ditë më parë janë gjobitur nga policia e shtetit.
35 vjetori i aktorit bëri bashkë emra shumë të njohur të politikës, muzikës dhe artit. Mes tyre ishte dhe Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi të cilët janë miq shumë të mirë të Kallakut dhe nuk munguan dhe në përvjetorin e tij që këtë vit rezultoi me pasoja.
Pjesë e këtij festimi ishin këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, pjesë e grupit Three Dots, të cilët në kohë virusi ndezën atmosferën me këngët e tyre. Olsi Bylyku dhe e dashura e tij moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, kryebashkiaku i Kolonjës njëkohësisht aktori Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin Petrela të gjithë këta të cilët morën gjobën prej 3 mijë lekësh.
Xhensila Myrtezaj së bashku me prindërit dhe të afërmit e çiftit gjithashu ishin pjesmarrës.
Gjithashtu është gjobitur me 1.000.000 lekë administratori i lokalit si dhe janë pezulluar nga puna edhe 6 policisë.
Të pranishmit festuan sikur s’ka ndodhur asgjë pa asnjë lloj distance me njëri-tjetrin, duke shkelur çdolloj rregulli. Kjo do të jetë gjoba e tretë për Kryemadhin, e cila ka kundërshtuar vendosjen e maskës mbrojtëse edhe pse kohet e fundit është shfaqur me të në publik.
TIRANË– Policia e Tiranës, ditën e sotme ka arrestuar 4 persona, njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë...
BERAT- Pamje të frikshme vijnë nga lumi i Osumit. Në një vidoe të siguruar nga Dosja.al shihet se lumi është nxirë. Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur si pasojë e ...
TIRANË- Aktori Bes Kallaku festoi disa ditë më parë 35-vjetorin, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i vendit, Ilir Meta. Ditëlindja e aktorit ka bërë xhi...
KAKAVIJE- Pala greke ka kthyer pas në Kakavije rreth 50 punonjës sezonalë të cilët kërkuan të kalonin me autobusë për të punuar në Greqi. Por, gjatë kontrollit ...
TIRANË- Situata me koronavirusin është rënduar në 24 orët e fundit. Numri i viktimave që u raportua pasditen e djeshme ishte 13, ndërsa rastet e reja 737, ...
TROPOJË- Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë mbjellë kanabis në fshatin Lekbibaj në Tropojë. P.K., 44 vjeç nga Shkodra dhe B.K, 41 vje&c...