Zjarr në Roskovec, digjen 20 ha tokë! Digjen dhjetëra koshere bletësh, rrezikohen disa banesa
Pamje nga vendi i ngjarjes ME VIDEO- Po digjen 20 ha tokë në Roskovec, pamjet nga vendi i ngjarjes, të gjithë rendin p&...
Pamje nga vendi i ngjarjes ME VIDEO- Po digjen 20 ha tokë në Roskovec, pamjet nga vendi i ngjarjes, të gjithë rendin p&...
Ia vodhën 50 mijë euro, reagon Mirsad Shkreta: Ne jemi çift mjekësh, 1.5 vit kam deputet 26 Qershor, 14:26 ...
Kancelari i Austrisë: BE duhet të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria me Maqedoninë e Veriut 25 Qershor...
Si po prodhohet Bitcoin në Shqipëri, SHISH: Kamuflohen përmes 'call center', të përfshirë edhe të huaj 25 Q...
Mali i Zi i ka ofruar azil politik biznesmenit azerbajxhanas, Telman Ismailov, ka konfirmuar avokati i tij, Milosh Vuksanoviq, për Radion Evropa e Lirë (RFE) të premten, më 22 tetor.
“Ismailovit iu garantua azili politik në Mal të Zi nga organi kompetent në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe ai u lirua nga paraburgimi”, tha Vuksanoviq. Ismailov u arrestua në Podgoricë pasi ndaj tij kishte një urdhër-arrest dhe kërkesë për ekstradim. Biznesmeni Ismailov po qëndronte në paraburgim i cili ishte vendosur nga Gjykata e Lartë e Podgoricës.
Gjykata pati thënë ka “rrezik të arratisjes” pas arrestimit të tij. Ndërkohë, më 15 tetor, Mali i Zi ka pranuar një kërkesë zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë për ekstradimin e Ismailovit. Avokati Vuksanoviq beson se ai nuk mund të ekstradohet në Rusi “pasi iu ofrua azili politik”.
“Interpretimi im i Ligjit për Ndihmën Juridike Ndërkombëtare, është që një person që gëzon azil në Mal të Zi nuk mund të ekstradohet në një shtet tjetër”, tha Vuksanoviq për Radion Evropa e Lirë.
Mediat kanë raportuar se ai kërkohet për përfshirje në vrasjen e dy biznesmenëve, por pas arrestimit në Mal të Zi, avokati tij pati thënë se Ismailov e mohon këtë dhe e quan urdhër-arrestin i Rusisë ndaj tij si rezultat të një persekutimi politik dhe ekonomik. Mediat raportuan se në fund të vitit 2018, djali i tij Alekper Ismailov bleu gjysmën e kapitalit aksionar të Kazino Avala në Budvë të Malit të Zi.
Megjithatë në Regjistrin Qendror të Bizneseve në Mal të Zi, më 4 tetor 2021, emri i Alekper Ismailov nuk është i shkruar si pjesë e pronësisë së kompanie.
Babai i tij, dikur ka qenë një nga biznesmenët me lidhje të shumta në Rusi. Më 2009 autoritetet ruse ia mbyllën një treg në ambient të jashtëm për shkak të “shkeljeve sanitare dhe të sigurisë” dhe kryerjen e aktiviteteve të paligjshme.
Në atë kohë, Komiteti Hetues i Rusisë tha se ai treg funksiononte si një “shtet brenda një shteti”. Kritikët thonë se mbyllja e tregut Cherkizovsky mund të ketë qenë pjesë e një beteje për pasuri të patundshme në Moskë.
Ky biznesmen ka qenë në shënjestër të presidentit rus, Vladimir Putin, për shkak të stilit të tij të jetës luksoze. Putin pati thënë se miliarda dollarët e fituar në Rusi, duhet të investohen në vend, dhe jo në projekte jashtë. Ismailov përfundimisht pati ikur nga Rusia dhe pronat e tij atje u konfiskuan.
Marrë nga REL
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Vaksina me dozë më të ulët për fëmijë për COVID-19 e kompanisë Pfizer duket e sigurt dhe gati 91% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike tek fëmij...
ANGLI– Korrespondenti mbretëror veteran i BBC-së, Nicholas Witchell thirri sot Pallatin Buckingham në TV drejtpërdrejt dhe i akuzoi ata se u kishin thënë ...
MEKSIKË– Një grua e re e veshur si fantazmë u qëllua për vdekje, pasi shakaja e Halloween-it shkoi keq. Ajo vendosi të bënte shaka me fqinjët e saj d...
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Tajlandës në Kosovë, Bhakavat Tanskul, me rastin e dorëzi...
RUSI– Rusia është prekur nga stuhi të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme. Në video të publikuara në rrjete sociale, është parë si shkatërrohet ...
Zyrtarët amerikanë të zbulimit paralajmëruan jo për herë të parë të premten lidhur me rrezikun që paraqesin ambiciet e Kinës në fushën e inteligjencës artificia...
SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka nderuar kancelarën gjermane Angela Merkel në fund të samitit të saj të fundit në BE. The Guardian shkruan se Obam...
LUKSEMBURG– Të rriturit në Luksemburg do të lejohen të rritin deri në katër bimë kanabisi në shtëpitë ose kopshtet e tyre. Ligji i ri do ta bëjë Luksembur...
PRISHTINË– Dy zyrtarë rusë janë shpallur “non grata” nga Republika e Kosovës. Propozimin e bërë nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), ministrj...
Në Shqipëri, familjet me fëmijët e sëmurë nga leuçemia po përballen me vështirësi të shumta prej mungesës së ilaçeve kryesore tek Qendra Spitalore...