Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Shqipëria mbledh 1.15 mld euro për rindërtim, Lulzim Basha: Detyra jonë, të sigurohemi që shërbejnë për njerëzit në n
17 Shkurt 2020, 17:55Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur nga Tirana donacionet e mbledhura në Konferencë për rindërtimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.
Me anë të një statusi në Facebook, Basha ka shprehur mirënjohjen dhe falenderimin e tij për çdo vend që dhuroi para për të ndihmuar Shqipërinë. Ndër të tjera, Basha shtoi se detyra e tij si kreu i opozitës tanimë është që të sigurohet që paratë e marra të përdorën tek personat që janë prekur nga tërmeti.
“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë. Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to,“-shkruan Basha.
Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë €nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp së bashku me presidenten e KE-së, Ursula von Der Leyen ka shprehur ndjesinë ndaj shumës që donacionev...
BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas Konferencës së Donatorëve, ku ka falenderuar të gjitha ata që ndihmuan për rindërtimin e Shqipërisë. N...
I ftuar në SYRI TV, Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, foli ndër të tjera edhe për akuzat që kreu i shtetit lëshoi ndaj kreut të KED-...
BRUKSEL- Konferenca e Donatorëve është ende duke u zhvilluar, por duket se është arritur qëllimi i saj. Sipas llogarive të deritanishme shifra e 1 miliardë Euro...
BRUKSEl- Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian njoftoi sot në Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel se Franca i jep Shqipërisë 100 mil...
BRUKSEL– Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian ka akorduar 100 milionë euro për projekte për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit që god...
BRUKSEL- Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Majo ka bërë me dije se Italia do të mbështesë Shqipërinë me 65 milionë Euro. Di Majo nga konferenca u ka bërë t...
BRUKSEL– Gjermania dhuron 11 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit tragjik në Shqipëri. Shuma e parave të dhuruara do t’i shërbejnë rindërtimit dhe mirëmbaj...
TIRANË- Suedia është bashkuar me vendet që kanë dhënë ndihma për rindërtimin e Shqipërisë duke dhuruar 5.6 milionë Euro. Lajmi është bërë i ditur nga ambas...
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në fjalën e tij në Konferencën e Donatorëve është shprehur se të gjithë ndodhen aty për të ndihmuar Shqi...