Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – Sektori i tregtimit të pajisjeve hidrosanitare dhe pllakave këtë vit po përjeton periudhën e artë të shitjeve, për shkak të rritjes së ndërtimeve të reja në Tiranë dhe zhvillimit të programit të rindërtimit. Për periudhën janar-tetor 2021, importi i pllakave ka shënuar nivelin më të lartë që nga 2015-a.
Në total, sipas të dhënave të doganave, për janar-tetor 2021 janë importuar 5,8 mld lekë pllaka. Në krahasim me 2020-n, importet e 10-mujorit janë rritur 32%. Ecuria e importit është shfaqur pozitive edhe për pajisjet hidrosanitare. Nga 2015 deri në 2021, trendi i tyre vijon të jetë rritës. Në periudhën janar-tetor 2021, importi i pajisjeve hidrosanitare është 26% më i lartë se e njëjta periudhë me 2020-n.
Për 2021, kompanitë njëzëri pohojnë se shitjet janë shumë herë më të larta se 2020. Disa operatorë thanë se kërkesa për pajisje hidrosanitare është dyfishuar në krahasim me vjet. Arsyet kryesore që kanë rritur së tepërmi kërkesën këtë vit, sipas shoqërive të tregtimit të pajisjeve hidrosanitare dhe pllakave, janë shtimi i kantiereve të reja të ndërtimit në Tiranë dhe programi i rindërtimit për apartamente dhe shtëpi individuale të reja pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Ndryshe nga sa ndodhi në 2020-n, këtë vit fluksi i emigrantëve që u kthyen në atdhe ishte i lartë. Ky ishte një tjetër faktor që favorizoi kompanitë të rrisin shitjet, veçanërisht në zonat rurale gjatë stinës së verës. Historikisht, prej vitesh, në muajt e verës shumë emigrantë që jetojnë jashtë kryejnë investime për rinovim të pajisjeve hidrosanitare apo për ndërtimin e shtëpive të reja.
Kriza e Covid-19 nuk ndikoi negativisht edhe vjet në tregun e shitjes së pajisjeve hidrosanitareve dhe pllakave. Pesë kompanitë kryesore të tregut pohuan se kërkesa u godit vetëm në karantinë, por u rigjallërua menjëherë me hapjen e ekonomisë.
Në 2020, sipas të dhënave të Doganave, importet e pllakave qeramike shënuan rritje 5% në krahasim me 2019. Në 2020, importi i pajisjeve hidrosanitare ishte me rënie rreth 4% në raport me 2019-n. Vjet, për disa kompani të sektorit, shitjet për periudhën maj-dhjetor (pas përfundimit të karantinës) ranë rreth 30% në krahasim me 2019-n për shkak të moskthimit të emigrantëve.
Shoqëri të tjera raportuan se vjet shitën më shumë produkte se në 2019, pasi sipas tyre, kërkesa u forcua nga konsumatori familjar që nuk i ndërpreu shpenzimet për pajisje në raste dëmtimesh apo rinovimi dhe zhvillimi i projekteve të akomodimit në zonat bregdetare.
Ndërtimi dhe programet e tërmetit rrisin kërkesën
Drejtuesi i kompanisë së tregtimit të pajisjeve hidrosanitare “Henri 2000”, Ylli Xhakollari, tha për “Monitor” se kërkesa për vitin 2021 është dyfishuar në krahasim me 2020-n. Dy arsyet kryesore janë shtimi i kantiereve të reja në Tiranë dhe programet e rindërtimit.
Në vitin 2020, pas hapjes së ekonomisë për periudhën maj-dhjetor, shitjet e kompanisë ranë 30% krahasuar me 2019-n. Arsyet e reduktimit, sipas z. Xhakollari ishin pasiguria, mungesa e optimizmit të njerëzve dhe moskthimi i emigrantëve. Sipas tij, trendi rënës i kërkesës nisi në 2019, duke mos e konsideruar pandeminë të vetmin faktor ndikues.
Ndryshe është situata në 2021. “Tirana, këtë vit, po gëlon nga apartamentet e reja që po ndërtohen. Shtimi i objekteve të reja ka rritur kërkesën për pajisje hidrosanitare 40% më shumë se vjet. Pjesa tjetër e kërkesës është nga ndërtimet e reja që po bëhen nga programet e rindërtimit.
Nga kompania për zhvillimin e programeve të rindërtimit po furnizohen me pajisje hidrosanitare me çmime ekonomike për ndërtimin e apartamenteve dhe vilave njëkatëshe në zonat si në Thumanë, Krujë, Shijak, Durrës, Ndroq.
Parashikohet që disa punime të përfunduara të përurohen në muajin nëntor dhe të tjera për festat e fundvitit dhe në fund të muajit janarit. Shumica e ndërtuesve të programeve të rindërtimit janë parapaguar nga qeveria, pra janë të lehtësuar financiarisht”, thotë Ylli Xhakollari nga kompania “Henri 2000”.
Sipas tij, ecuria do të jetë shumë pozitive deri në fund të vitit 2022, për shkak të vazhdimit të procesit të rindërtimit. “Në nëntor të 2019-s u deklaruan 22,000 apartamente të prishura nga tërmeti. Më vonë janë konstatuar edhe apartamente të tjera me dëmtime të rënda. Në total, janë rreth 30,000 apartamente që do të rindërtohen. 50% e tyre furnizohen me pajisje hidrosanitare nga kompania jonë”, nënvizon z. Xhakollari.
Për 2021, kërkesa për produktet hidrosanitare dhe pllakat është me rritje edhe për një nga operatorët më të mëdhenj në vend, “Delta”. Përfaqësues të kompanisë thanë për “Monitor” se kërkesa ka shënuar rritje mujore, mesatarisht 15% në krahasim me 2020-n.
Arsyet, sipas këtij operatori, janë ndërtimet e reja në Tiranë dhe shtimi i investimeve për shtëpi të reja, veçanërisht nga emigrantët në zonat rurale. Përfaqësues të kompanisë pohojnë se historikisht, 50% e shitjeve është e orientuar në zonat rurale.
Edhe investimet e emigrantëve rritën kërkesën për hidrosanitare
Sipas zv.CEO për shitjet dhe marketingun në shoqërinë “Billa”, Daniel Çakçiri, 2021 shënon vitin me rritjen më të madhe që prej krijimit të kompanisë. “Kërkesa e lartë brenda vendit dhe në rajon mundësoi rritjen në sektorin e pakicës me 41% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke mbajtur paralelisht atë të distribucionit, në normën 34%.
Jo vetëm kaq, por eksportet në rajon arrijnë për herë të parë një kapërcim në 108% në krahasim me 2020. Tregu rajonal, me kërkesë më të lartë për produktet e kompanisë, për këtë vit ka qenë ai i Kosovës, i ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut”, pohon z. Çakçiri.
Sipas përfaqësuesit të kompanisë “Billa”, pas rihapjes së shumicës së vendeve (fundi i 2020 e fillimi i vitit 2021) vihet re rritja e kërkesës e lidhur me tre arsye kryesore, si pasojë e rihapjes. Një prej tyre është nga rritja e investimeve në ndërtimin e shtëpive të financuara nga remitancat e emigrantëve dhe investimet në hoteleri. “Arsyeja e parë është guximi për të investuar.
Shumë nga investimet e shtyra në kohë u realizuan në 2021, pasi ishte vit më i lehtë dhe më optimist për individët e bizneset. Arsyeja e dytë lidhet me remitancat. Vera e 2021-shit është sezoni veror më i mirë i kompanisë “Billa”, që prej krijimit, por edhe remitancat e riinvestuara në ndërtim dhe mobilimet e shtëpive vazhduan edhe në muajt shtator e tetor.
Parashikojmë të kemi një nga fundvitet më pozitivë. Arsyeja e tretë është investimi në turizëm. Rritja e turizmit dhe kontratave turistike këtë vit solli ringritjen e fortë të hotelerisë, investimet në këtë fushë kanë arritur gjithashtu pikun historik”.
Shtrenjtohen kostot e importit, çfarë po ndodh me çmimet
Për 2021, nga rritja e çmimeve të lëndëve të para në tregun ndërkombëtar nuk ka shpëtuar edhe sektori i pajisjeve hidrosanitare dhe pllakave. Përfaqësues të tregut pohojnë se prej disa muajsh po blejnë më shtrenjtë produktet se vjet, për shkak të rritjes të çmimit të gazit që përdorin fabrikat prodhuese jashtë.
Disa prej tyre, këtë vit, i kanë reflektuar ndryshimet e çmimeve vetëm në disa produkte për tregun vendas. Ata paralajmërojnë se për 2022 çmimet e hidrosanitareve dhe pllakave pritet të ndryshojnë masivisht, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve nga importi. Pandemia nga Covid-19 këtë vit ka shkaktuar në të gjithë botën krizën e rritjes të çmimeve.
Kompania “Billa” parashikon që për vitin 2022, kërkesa të rritet 30%. Sipas zv. Ceo të shitjes së kompanisë, Daniel Çakçiri, parashikimi mbështetet në kërkesën e lartë e të vazhdueshme të tregut vendas dhe atij rajonal, por nuk mund të mos merren në konsideratë disa vështirësi që lidhen kryesisht me rritjen e çmimeve në shkallë globale.
“Ndërkohë, për produktet e prodhuara me BE ka një rritje të fortë të çmimit të prodhimit, për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe lëndëve të para të drurit për paletat ambalazhuese. Çmimi i produkteve aziatike vuan nga rritja e lartë e kostove logjistike kur vetëm çmimi i transporti shënon rritje nga 6-7-fish (India) deri në 20-fish (Kina). Të gjitha këto ndikojnë drejtpërdrejt çmimin.
Viti 2022 parashikohet të ketë kërkesë të lartë, por edhe çmime më të larta se më parë, që mund të ndryshojnë thellësisht tablonë e tregut shqiptar për këtë fushë të ekonomisë. Si pasojë, disa nga aktorët më të vegjël të tregut rrezikojnë ekzistencën në vitin që vjen”.
Për kompaninë “Delta”, këtë vit, është shënuar trend rritës i kërkesës si për pajisjet hidrosanitare edhe pllakat. Furnitorët kryesorë të kompanisë janë Italia, Spanja dhe Turqia (furnizimi nga ky shtet ka nisur tre vite më parë). Për shkak të shtrenjtimit të gazit që përdorin fabrikat prodhuese në shtetet e huaja dhe tarifave të larta të transportit, kompania po furnizohet me produkte me çmime më të shtrenjta se vjet.
Kostot e shtrenjtimit të prodhimit dhe transportit në tregun e huaj kanë dhënë efekt te marzhet e fitimit. “Për shkak të kësaj situate jemi të detyruar që vetëm te disa produkte të aplikojmë çmime më të larta sesa vjet. Nuk parashikojmë të ndryshojmë tërësisht çmimet e produkteve, pasi do të ishin të papërballueshme nga tregu vendas. Por shtrenjtimi i kostove të transportit dhe prodhimit të pajisjeve hidrosanitare dhe pllakave nga tregjet e huaja ka ndikuar te marzhet e fitimit”.
Administratori i kompanisë “Henri 2000”, Ylli Xhakollari, tha se deri tani nuk ka nisur të aplikohen çmimet e ndryshuara në të gjitha produktet, por ndihet presioni i rritjes, për shkak të shtrenjtimit të lartë të çmimeve të pajisjeve hidrosanitare në import.
“Në politikën e kompanisë, gjithmonë ka qenë ofrimi i çmimeve ekonomike dhe të paketave promocionale. Këtë vit po sforcohemi shumë për ofrimin e paketave me çmime të ulëta, pasi nga rritja e çmimit të gazit po furnizohemi me pajisje të blera më shtrenjtë.
Para pak ditësh, nga Turqia u njoftua se në nëntor do të aplikohen çmime më të larta për pajisjet hidrosanitare, për shkak të shtrenjtimit 40% të çmimit të gazit. Prej disa muajsh po furnizohemi nga çdo shtet me produkte me çmime më të larta, për shkak të shtrenjtimit të kostove”.
Tendenca
Shtrenjtimi i tarifave të transportit është një tjetër shqetësim për këtë sektor. Situata i ka detyruar ata të braktisin tregun kinez dhe të furnizohen më shumë nga fabrikat e Egjiptit dhe Indisë. Operatorë të tjerë nuk janë larguar nga furnizuesit tradicionalë siç është Italia dhe Spanja, pavarësisht se edhe në këto vende, tarifat e transportit dhe të pajisjeve janë shtrenjtuar.
Situata i ka vënë kompanitë në vështirësi për fitimet e tyre. Pavarësisht se xhiroja është e lartë, marzhet e fitimit për disa janë ulur, pasi tregu i vogël në Shqipëri i ka detyruar të mbajnë të pandryshuara çmimet për disa produkte, ndërsa me rezerva po aplikojnë rritjen e çmimeve për disa të tjera.
Drejtuesi i kompanisë “Henri 2000”, Ylli Xhakollari, thotë se para fillimit të pandemisë, disa furnizime për pajisje hidrosanitare janë bërë në Kina, por për shkak të rritjes së çmimit të transportit mbi 16,000 euro për kontejner, aktualisht kompania po furnizohet më tepër nga Egjipti dhe India.
“Në Kinë kisha paguar 30% të shumës për t’u furnizuar me disa kontejnerë, por nuk i tërhoqëm, pasi nuk ishte e leverdishme për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të transportit. Aktualisht po furnizohemi në fabrikat nga Egjipti dhe India me të cilat kemi bërë marrëveshje që tarifa e transportit të përfshihet në çmimin e blerjes.
Kjo është shumë e leverdishme për ne, pasi paguajmë vetëm tarifën e transportit nga Porti i Durrësit drejt magazinave në vlerën e 400 eurove”. Kjo kompani importon pajisjet nga shtetet si: Italia, Turqia, Egjipti dhe India.
Të ardhurat e kompanive në rritje
Për 2020 të ardhurat e kompanisë “Brunes” janë rreth 13% më të larta se në 2019. Fitimet e kompanisë u rritën 46% në 2020 në raport me 2019, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Në 2019, të ardhurat e kësaj kompanie ishin 6% më shumë se 2018.
Të ardhurat e kompanisë “Delta” vijojnë trendin rritës. Në 2020 të ardhurat ishin 9% më shumë se 2019. Të ardhurat e “Delta” në 2019 ishin rreth 1,2% më shumë se në 2018. Fitimet e vitit 2020 u rritën 39% më shumë se në 2019.
Për 2020 të ardhurat e kompanisë “Billa” kanë pësuar rënie të lehtë prej 2% në krahasim me 2019, ndërsa fitimet janë 10% më shumë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, të ardhurat e kompanisë për 2019 ishin 13% më shumë se 2018.
Për kompaninë “Sinani” të ardhurat në 2020 u rritën 10% dhe fitimet 15% në krahasim me 2019. Të ardhurat në 2019 për këtë shoqëri janë rritur 20% krahasuar me vitin 2018.
Edhe në 2020, kompania “Henri 2000” vijoi trendin rënës të të ardhurave me rreth 30% më pak se në 2019. Të ardhurat e kompanisë për 2019 shënuan rënie krahasuar me 2018 me rreth 30%. Fitimet në 2020 u tkurrën 10% në krahasim me 2019. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Në një prononcim për “Monitor”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shprehet se, bazuar në kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, Autoritet...
Investimi që individët shqiptarë kanë bërë në qendrat financiare offshore vitet e fundit duket se po jep “frytet” e veta.Sipas Eurostat, në të dhënat për transf...
Atmosfera e festave të fundvitit na ka përfshirë pothuajse të gjithëve. Megjithë masat kufizuese për shkak të pandemisë, shqiptarët po prenotojnë të udhëtojnë. ...
TIRANË– Në një prononcim për “Monitor”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shprehet se, bazuar në kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, Autoriteti...
Për 14 vjet me radhë, ish bashkëshorti refuzoi të paguante çka gjykata urdhëroi për rritjen e fëmijës së tyre dhe për 14 vjet, Miranda Merkohasani e mori...
TIRANË – Afati i përfundimit të periudhës pa gjoba për fiskalizimin i parashikuar të mbyllej më 31 dhjetor 2021 do të shtyhet. Edhe pse miratimi i ak...
TIRANË – Tarifat e transportit rrugor të mallrave pritet të shtrenjtohen deri në mesin e vitit 2022, duke vijuar tendencën rritëse të konstatuar pas ...
TIRANË – Eksportet kanë shënuar një ecuri pozitive për 11 muajt e këtij viti, duke reflektuar rritjen e fortë të dy grupeve “materiale ndërtimi e met...
TIRANË – Gati një e treta e të punësuarve në bizneset bujqësore ishin informalë në vitin 2020 sipas matjeve të INSTAT nëpërmjet Anketës së Forcës së ...
TIRANË – Bizneset që do të dalin në treg të lirë në 1 janar 2022 do të duhet ta blejnë vetë energjinë tek furnizuesit privatë ose nëse nuk arrijnë të...