LIVE UPDATES
Bota

LUFTA për vaksinat: Fiaskoja e vaksinimit në Europë, BE tërbohet por s’ka çfarë të bëjë

26 Janar 2021, 16:03 Nga DOSJA
LUFTA për vaksinat: Fiaskoja e vaksinimit në Europë, BE

Qendrat e vaksinimit janë gati, por nuk kanë vaksina. Pfizer e ka reduktuar prodhimin, kurse AstraZeneca doli me deklaratën e furnizimit të BE me 60% më pak vaksina se ishte planifikuar. BE është e zemëruar.

BE ndodhet në drejtim të vaksinimit shumë më pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Pas problemeve organizative në fillim, tani mungojnë vaksinat. Komisioni Europian kishte porositur rreth 8 miliardë doza tek tetë prodhues. Por furnizimi vjen për momentin vetëm nga BioNTech/Pfizer dhe ky ka bërë të ditur, se prodhimi në fund të janarit reduktohet përkohësisht. AstraZeneca kërkon nga ana e saj të furnizojë vetëm 40% të sasisë së rënë dakord në tremujorin e parë. A po shërbehen shtete të tjera më mirë se BE apo BE nuk ka bërë nuk marrëveshje të mira?

Nga historia e suksesit në fiasko?

Komisioni Europian e ka paraqitur deri tani sigurimin e vaksinave si historinë më të madhe të suksesit, që u krijon në mënyrë të drejtë vendeve anëtare qasje tek vaksina. Pas njoftimeve të fundit zëdhënësi i KE, Eric Mamer u shpreh, se “ne jemi aktivë në drejtim të bashkëpunimit me sipërmarrjet mbi bazën e kontratave, që kanë nënshkruar me ne. Çështja është çfarë mund të bëjnë të gjithë aktorët që të kemi sukses.”

Të hënën një komision i BE zhvilloi bisedime me AstraZeneca për t’i kujtuar detyrimet kontraktuese. BE ka porositur 400 milionë doza të vaksinës që megjithëse të premten pritet të marrë lejen, konsiderohet si më konkurruese, më e leverdishme dhe e transportueshme. Komisionerja për Shëndetin, Stella Kyriakides u shpreh pas takimit se përgjigjet e sipërmarrjes nuk ishin të kënaqshme.

“Plani i ri nuk është i pranueshëm, (…) BE ka financuar në avancë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës dhe do të përfitojë nga kjo.” Kontrata duhet të respektohet plotësisht, tha Kyriakides. Pas kësaj fshihet akuza, se AstraZeneca do të vazhdojë të furnizojë Britaninë e Madhe dhe do të lerë BE duarbosh.

Eksperti për shëndetësinë i Parlamentit Europian, Peter Liese dyshon në shpjegimet e koncernit. “Justifikimi i dobët, se ka probleme në zinxhirin e furnizimeve, por jo diku tjetër, nuk është i besueshëm, sepse nuk ka probleme të çosh vaksinën në Britaninë e Madhe”, tha Liese.

Problemet e furnizimit si rregull

Ngushtica në furnizimi ka edhe tek Pfizer. Zëdhënësja e koncernit, Marie-Lise Verschelden tha se “për të plotësuar të gjitha kërkesat, (…) veçanërisht nga Komisioni Europian, duhet të rrisim kapacitetet e prodhimit. Kjo do të thotë, se procedura të ndryshme duhen ndryshuar, dhe kemi nevojë për furnizes të rinj. Këto ndryshime duhen miratuar. Kjo e justifikon atë që kemi vonesa.” Nga shkurti, prodhimi duhet të shtohet, siguron Pfizer.

Qeveria italiane do të hedhë në gjyq Pfizer dhe AstraZeneca për mosrespektim të marrëveshjeve. “Ne duam t’i kemi këto doza, asnjë dëmshpërblim, nuk bëhet fjalë për para”, tha ministri i Jashtëm Luigi di Maio. Italisë i duhet të shtyjë fushatën e vaksinimit me dy muaj, sipas njoftimeve.

Edhe ministri francez për Europën, Clement Beaune kërkoi nga Pfizer që të “respektojë detyrimet”. Irlanda është po ashtu e zemëruar, sepse planet e vaksinimit të vendit po bëhen të pavlefshme për shkak të vonesave në furnizimin me vaksina. E njëjta gjë vlen edhe për Suedinë, Norvegjinë, dhe vendet europianolindore.

Lidhur me vaksinën Moderna, që është zhvilluar në SHBA, një konsorcium prej tre koncernesh farmaceutike zvicerane e të tjerë do të marrë përsipër prodhimin në Europë. Zhvilluesit e vaksinës nuk kanë prodhuar ndonjëherë vaksina në përmasa të tilla. Edhe këtu priten vështirësi në prodhim dhe në furnizim.

Presion, po si?

Ekspertja e shëndetësisë dhe eurodeputete e Të Gjelbërve, Jutta Paulus, thotë, se me zhvillimin e vaksinave u ec më shpejt, se sa pritej, por koncernet nuk kanë kapacitetet e duhura prodhuese. Edhe tek vaksinat mbi bazën e mRNA-së (Pfizer dhe Moderna) ngritja e kapaciteteve prodhuese nuk ecën aq shpejt. “Janë procedura komplekse të reja, ka rregulla strike për prodhimin dhe të punësuarit duhet edhe të kualifikohen për këtë.”

Eurodeputetja nuk e sheh problemin për këtë situatë tek Brukseli. “AstraZeneca duket që ka marrë një shumë 3 shifrore milionëshe për të prodhuar menjëherë dhe që para dhënies së lejes. Nëse ata nuk i mbeten kontratës, ky nuk është faji i Komisionit Europian.” Duhet pyetur, pse vazhdon të furnizohet Britania e Madhe.

Sipas Paulus liçencat për vaksinat duhet të kthehen në të mira publika. “Tani duhet të ketë liçenca të ndara, sepse vaksinat janë subvencionuar me fonde publike.” Vende si India apo Afrika jugore të tregojnë se si mund të bëhet; ato prodhimin e ilaçeve kundër Sidës e morën vetë në dorë.

Për këtë duhet të zhdëmtohen zhvilluesit e vaksinës. Por a kanë ide të tilla radikale një shans në Bruksel? Nga qendra e Europës dëgjohet, se për momentin ky nuk është opcion, por nuk përjashtohet. Me këtë BE ka me siguri një mjet të fortë presioni në dorë për të detyruar koncernet farmaceutike të ndërrojnë rrugë.

Marre nga: DW

(A/k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be vksina ne shqiperi be vksina ne shqiperi

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty