LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Kosovë, ambasadorët e QUINT: KQZ të kujdeset që mos të ketë ndërhyrje politike në procesin zgjedhor

26 Janar 2021, 14:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, ambasadorët e QUINT: KQZ të kujdeset

KOSOVË– Ambasadorët e shteteve më të industrializuara QUINT, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, thanë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kujdeset që procesi zgjedhor të jetë transparent dhe i pandikuar nga ndërhyrjet politike. Ata ju bënë thirrje të gjitha partive politike që të përmbahen nga sulmet personale nxitëse dhe spekulative dhe në të njëjtën kohë shprehen përkushtimin e vazhdueshëm për zgjedhje të lira, të drejta, të sigurta dhe paqësore, më 14 shkurt. Reagimi i QUINT-it erdhi pasi gjatë procesit të certifikimit të listave të subjekteve politike, proces ky që akoma po vazhdon në shkallë të tjera, pati reagime të ashpra nga partitë, të cilat KQZ në këtë fazë nuk certifikoi listat e kandidatëve të tyre, të cilët kanë probleme me ligjin. Ambasadorët e QUINT-it, e takuan kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, e cila u kritikua nga disa subjekte politike përfshirë edhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

“Populli i Kosovës meriton qetësi dhe pjekuri”

“E theksuam që KQZ-ja duhet të kujdeset që procesi zgjedhor të jetë transparent dhe i pandikuar nga ndërhyrjet politike. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në proces. Në këtë moment, ne besojmë se populli i Kosovës meriton qetësi dhe pjekuri nga të gjitha anët. Është e rëndësishme që vendimet ligjore të respektohen dhe rrugët e apelimit të ndiqen pa ndërhyrje. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga sulmet personale nxitëse dhe spekulative”,-  thuhet në komunikatën e ambasadorëve të QUINT-tit.

Ambasadorët e vendeve perëndimore po ashtu u bënë thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve që të përfshihen në një garë të ndershme në të gjithë Kosovën, duke respektuar masat anti-COVID-19 gjatë gjithë fushatës. “Derisa shqyrtojnë përzgjedhjen e tyre, qytetarët e Kosovës meritojnë të dëgjojnë propozime të hollësishme të politikave, nga politikanët e tyre, me argumente të bëra në një frymë debati informues. Për të siguruar zgjedhje të suksesshme, i takon edhe popullit të Kosovës që të votojë dhe ta bëjë këtë në mënyrë të sigurt, duke ndjekur gjithashtu të gjitha masat anti-COVID-19. Qeveritë tona janë të përkushtuara për të vazhduar mbështetjen tonë në përpjekjet për të ndërtuar një Kosovë të sigurt, të begatshme, demokratike për të gjithë qytetarët, dhe për të punuar ngushtë me çdo qeveri që formohet përmes zgjedhjeve të lira në përputhje me kushtetutën”, – thuhet në komunikatën e QUINT.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ, në mbledhjen e fundit nuk certifikoi listat zgjedhore të partive politike, Lëvizja Vetëvendosja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK dhe Nisma Socialdemokrate. Këto parti nuk pastruan listat e kandidatëve që në tri vjetët e fundit ishin të dënuar për vepër penale me një vendim gjykate të shkallës së prerë. Ky kriter u vendos pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoi qeverinë e kaluar të Avdullah Hotit për shkak të jovlefshmërisë së një vote të një deputeti që ishte i dënuar me vendim të shkallës së prerë.

Osmani:  “Mbledhja e KQZ-së, e ka lënduar procesin zgjedhor”

Moscertifikimi i këtyre subjekteve politike dhe debatet e nxehta që u zhvilluan në mbledhjen e fundit të KQZ-së menjëherë nxiti reagimin e ushtruesës së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, e cila nëpërmjet një videomesazhi tha se “mbledhja e KQZ-së, e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e këtij Komisioni”.

‘’Prandaj në asnjë moment dhe asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë të biem në kurthet që ndërtohen me qëllim që ky proces zgjedhor të parandalohet dhe stërzgjatet. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen me 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese e të votojnë për këdo që ata e përkrahin”, tha Vjosa Osmani, e cila vetë është e përfshirë në listën zgjedhore dhe garon me numrin dy në listën e Vetëvendosjes. “Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla sikur ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake si dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civilë, do të detyrohem të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh ligji për zgjedhjet dhe ashtu siç më detyron kushtetuta e vendit”,- tha mes të tjerash Vjosa Osmani.

Tri subjektet politike Vetëvendosja, AAK dhe Nisma Socialdemokrate, listat e të cilave nuk u certifikuan nga KQZ, kanë bërë ankesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa PZAP. Në rast se edhe ky panel nuk i certifikon këto subjekte politike pa i pastruar listat e kandidatëve që kanë probleme me ligjin, këto subjekte mund të ankohen në Gjykatën Supreme. I gjithë ky proces i verifikimit dhe certifikimit duhet të përfundojë deri me 31 janar, kur edhe do të shpallet e hapur fushata zgjedhore 10 ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që mbahen me 14 shkurt. Në këto zgjedhje garojnë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e parakoheshme ne kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj