LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zhvati 50 mln € me Call Center-at/ Arrestohet në Dhërmi 'bosi' i rrjetit Granit Pepnika, në pranga edhe bashkëpunëtorët (PAMJET NGA OPERACIONI)

• Granit Pepnika, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së bujshme të Call Centerave është arrestuar sot në një resort në zonën e Dhërmiut. • Pepnika dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë me dëmin financiar prej 50 milion euro. • Blutë sqarojnë se operacioni u zhvillua në zonën e Drimadhës dhe përveç Granit Pepnikës, në pranga kanë rënë edhe Xhoni Hitaj, 31 vjeç dhe Redion Rexhmati, 28 vjeç. • Sipas njoftimit të policisë, Xhoni Hitaj ishte shpallur më herët në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa Rexhmati akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. • Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa. • Policia ka publikuar pamjet nga arrestimi i “bosit” të call center-ave, ku shihet momenti i operacionit nga Policia e Vlorës dhe Forca Operacionale, të cilat rrethojnë një vilë luksoze në Dhërmi në të cilën ndodhej Pepnikaj, i cili nuk bëri rezistencë. • Sa i përket dosjes hetimore, skema funksiononte përmes call centerave të organizuar në mënyrë profesionale, ku operatorët komunikonin në gjermanisht, italisht dhe anglisht me qytetarë europianë, duke u prezantuar si këshilltarë financiarë apo përfaqësues platformash investimi. • Hetuesit dyshojnë se viktimat joshesin përmes platformave të rreme online, ku u premtoheshin fitime të mëdha nga investimet në bursë, kriptovaluta apo tregje financiare. • Në shumë raste ata përdornin identitete false, pseudonime dhe profile të fabrikuara për të krijuar besim tek personat që kontaktonin.

3 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Arrestimi i Granit Pepnikës në Dhërmi, policia jep detaje: Në pranga edhe dy të tjerë, në vilë armë e kanabis

Zhvati 50 mln € me Call Center-at/ Arrestohet në Dhërmi
pamjet

DHËRMI- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin Bosit të Call Centerave, Granit Pepnika. Blutë sqarojnë se operacioni u zhvillua në zonën e Drimadhës, ku në pranga u vunë, Granit Pepnikaj, 29 vjeç, Xhoni Hitaj, 31 vjeç dhe Redion Rexhmati, 28 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, Xhoni Hitaj ishte shpallur më herët në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa Rexhmati akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.


Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit kur kapet “bosi” i call center-ave. 

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Rrjetet". Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale. Kapen në Drimadhë dy shtetas të shumëkërkuar, të shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, të dyshuar për përfitimin e shumave të mëdha monetare nëpërmjet skemave të call center-ave.

Vihet në pranga edhe një shtetas për përkrahje të autorit të krimit. Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Si rezultat i ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Rrjetet". Në kuadër të këtij operacioni, mesditën e sotme, në zonën e Drimadhës, u kapën shtetasit G. P., 29 vjeç, dhe Xh. H., 31 vjeç, të shpallur në kërkim.

Shtetasi G. P., 29 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 30.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", si i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik". Shtetasi Xh. H., 31 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", si i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik".

Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", shtetasi R. R., 28 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Armë dhe kanabis/ Dalin PAMJET nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Zhvati 50 mln € me Call Center-at/ Arrestohet në Dhërmi
pamjet

TIRANË- Policia ka publikuar pamjet nga arrestimi i “bosit” të call center-ave Granit Pepnika në Dhërmi. Në pamje shihet momenti i operacionit nga Policia e Vlorës dhe Forca Operacionale, të cilat rrethojnë një vilë luksoze në Dhërmi në të cilën ndodhej Pepnikaj, i cili nuk bëri rezistencë.

Blutë sqarojnë se operacioni u zhvillua në zonën e Drimadhës, ku në pranga u vunë, Granit Pepnikaj, 29 vjeç, Xhoni Hitaj, 31 vjeç dhe Redion Rexhmati, 28 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, Xhoni Hitaj ishte shpallur më herët në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa Rexhmati akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin Pepnika, Hitaj dhe Rexhmati, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa./Dosja.al

3 ORE ME PARE

I shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Centerave, arrestohet në Dhërmi bosi i rrjetit Granit Pepnika

Zhvati 50 mln € me Call Center-at/ Arrestohet në Dhërmi

DHËRMI- Granit Pepnika është arrestuar në një resort në zonën e Dhërmiut. Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së bujshme të Call Centerave, pasi dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë me dëmin financiar 50 milion euro.

Sipas dosjes hetimore, skema funksiononte përmes call centerave të organizuar në mënyrë profesionale, ku operatorët komunikonin në gjermanisht, italisht dhe anglisht me qytetarë europianë, duke u prezantuar si këshilltarë financiarë apo përfaqësues platformash investimi.

Hetuesit dyshojnë se viktimat joshesin përmes platformave të rreme online, ku u premtoheshin fitime të mëdha nga investimet në bursë, kriptovaluta apo tregje financiare. Në shumë raste përdornin identitete false, pseudonime dhe profile të fabrikuara për të krijuar besim tek personat që kontaktonin./Dosja.al

granit pepnika xhoni hitaj redion rexhmati

Sondazh

Poll

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi