LIVE UPDATES
Aktualitet

Call Center-at, policia fut në ‘skaner’ kuksianin, Granit Pepnika, Fisnik Nezaj dhe Jurgen Melan. Ja fijet e tyre me mashtrimet

Granit Pepnika nga Kukësi, Fisnik Nezaj nga Tirana, Jurgen Mela nga Tirana dhe ortakja e këtij të fundit, Megi Mela nga Fieri, janë vendosur në verifikim nga policia, pasi ka dyshime të arsyeshme se këta persona janë të përfshirë në mashtrimin financiar të qytetarëve të Bashkimit Europian.

15 Prill 2026, 16:34 Nga Elton Qyno
Call Center-at, policia fut në ‘skaner’ kuksianin, Granit
Foto ilustruse

Policia kriminale e Tiranës, ka shtrirë veprimet hetimore tek persona të tjerë që dyshohet se janë drejtuesit e skemës së mashtrimit me “Call-Centerat” të ngritura në Tiranë.

Teksa gjatë këtyre 48 orëve, në pranga kanë përfunduar 5 persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, tashmë emra të tjerë kanë dalë në skenën e mashtrimeve, të cilët sipas dëshmive dhe provave të administruara rezultojnë të kenë pasur rol menaxherial dhe organizativ të skemave kriminale.

Granit Pepnika nga Kukësi, Fisnik Nezaj nga Tirana, Jurgen Mela nga Tirana dhe ortakja e këtij të fundit, Megi Mela nga Fieri, janë vendosur në verifikim nga policia, pasi ka dyshime të arsyeshme se këta persona janë të përfshirë në mashtrimin financiar të qytetarëve të Bashkimit Europian.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se në emër të Granit Pepnikas dhe Jurgen Mela, është themeluar në 13 korrik 2021 kompania “Gama Media Communication”, ku objekti i veprimit të saj shërbime marketingu dhe komunikimi elektronik.

Të dy aksionerët zotëronin sicili nga 50 për qind të aksioneve, ndërsa administrator i kësaj kompanie ishte pikërisht Kuksiani, Granit Pepnika.

Por pas 8 muaj e gjysëm aktivitet, kjo kompani në 30 Mars 2022 ka pezulluar statusin e saj, duke mos funksionuar ende dhe sot.

Por pavarësisht se Granit Pepnika, humbi gjurmët nga “Gama Media Communication”, dyshohet se ai është ngjitur tek kompania tjetër “Upstream creative” që është rregjistruar në emër të Xhoni Hitaj, person ky që tashmë është shpallur në kërkim.

Në emër të Xhoni Hitaj rezulton të jetë hapur në 18 shtator 2023 dhe kompania “Magnolia Group”.

Por sipas dosjes hetimore shoqëria “Upstream creative”, rezulton të jetë hapur në 28 Tetor 2022, vetëm 6 muaj pasi Granit Pepnika dhe Jurgen Mela pezulluan aktivitetin tjetër që kryenin me kompaninë “Gama Media Communication”.

Disa nga punonjësit e “Call-Centerit” të “Upstream creative” që u shoqëruan në ambjentet e policisë, gjatë marjes në pyetje pranuan se bosi i kësaj zyre ishte pikërisht Granit Pepnika. Sipas punonjësve, Kuksiani, Granit Pepnika, kishte dhe një zyrë në ambjentet e këtij biznesi.

Pikërisht në zyrën e Pepnikas, policia sekuestroi një Lap-Top dhe sende të tjera me vlerë. Zyra e kësaj qëndre Call-Centeri është vendosur pikërisht në qëndër të Tiranës, tek rruga e “Kavajës” brenda godinës “Millenium Bussiness Centër”.

E vendosur në qëndër të Tiranë dhe përmes lidhjeve të forta me Policinë e Shtetit, kjo qëndër ka funksionuar qetësisht pa u prekur nga askush, deri në momentin kur në Shqipëri mbëritën skuadrat operacionale Austriake, të cilat bashkëpunuan me policinë e Tiranës.

Ndërkohë në verifikim nga policia është dhe ortaku i Granit Pepnikës, shtetasi Jurgen Mela. Ndërkohë ky i fundit së bashku me bashkëshorten e tij, Megi Mela, në 12 prill të vitit 2024 vendosin të futen në botën e bisnesit.

Ata themelojnë kompaninë “JM Delevopment” me adrese në një rezidencë luksoze, që ndodhet pas godinës së SPAK tek rruga “Jordan Misja”. Objekti i kësaj kompanie është: “...Ndërtim, mirëmbajtje, marketing softëare, Marketing, turizëm dentar dhe çdo aktivitet që lejon ligji...”.

Lidhjet Marsel Lami

Fisnik Nezaj e Xhoel

Mekolli nga Devolli

Në qendër të kësaj skeme kriminale kanë qenë Marsel Lami, miku i tij Fisnik Nezaj dhe një 29-vjeçar i quajtur Xhoel Mekolli nga fshati Vranisht i Devollit.

Mekolli, një amator në këtë fushë kriminale që aktivitetin e pisët të mashtrimit të qytetarëve të Bashkimit Evropian, e ka nisur si telefonist me 356 mijë lekë të vjetra tek kompania “Gama Network” e Fisnik Nezaj, shkoi shumë lart.

“Gama Network” është një kompani e regjistruar në 14 Tetor 2020 nga Fisnik Nezaj dhe më 22 Prill 2022, kjo kompani papritur pezullon aktivitetin tregtar.

Skemat mashtruese që përdorën kundër qytetarëve austriakë dhe më gjerë, sollën të ardhura të mjaftueshme duke çuar në investimin e këtyre të ardhura në pasuri të ndryshe dhe udhëtime luksoze.

Më konkretisht Xhoel Mekolli, së bashku me shokun e tij të mashtrimit me Call-Centëra, Artejvi Bishami, vendosin në 3 shtator 2025, të hapin një palestër sportive të quajtur “Hark Box”. Kjo kompani është hapur me një kapital fillestar prej 2 mijë lekë të vjetra, ndërsa objekti i saj është:

“…qendër sportive dhe wellness që ofron shërbime në fushën e përgatitjes fizike, estetikës dhe mirëqenies për të gjitha moshat, përmes programeve si pilates, aerobikë dhe fitnes…”.

Tashmë kjo kompani po monitorohet nga prokuroria e Tiranës dhe Tatimet për të kuptuar qëllimin e hapjes së saj dhe aktivitetin tregtar që ka pasur me lëshimin e faturave tatimore, pasi ka të dhëna se Xhoel Mekolli, ka shërbyer si “trampolinë” për transferim të shumave financiare.

Strategjia, hap e mbyll kompani

Nga ana tjetër pas pezullimin të aktivitetit të kompanisë “Gama Network”, pas 4 muaj rezulton të ketë lindur një kompani tjetër e re në emër të Fisnik Nezaj.

“Iota Network” është një kompani e themeluar në 16 Gusht 2022 nga Fisnik Nezaj dhe më pas ky i fundit në datën 26 Korrik 2024, ja ka shitur kompaninë Call-Centër, shtetasit Marsel Lami.

Shitja e kuotave të “Iota Network” është kryer jo para një noteri publik dhe është kryer me një çmim qesharak prej vetëm 100 mijë lekë të vjetra.

Të njëjtat manovra juridike Fisnik Nezaj dhe Marsel Lami, kanë kryer dhe me dy kompanitë e tjera, si “Victory Communication” dhe “Espiron Studio”, ku fillimisht këto kompani ashtu si firma “Iota Network”, janë rregjistruar në QKB nga Fisnik Nezaj dhe më pas janë shitur kundrejt 10 mijë lekë të vjetra tek Marsel Lami dhe më tej ky i fundit pasi i ka shfrytëzuar për qëllime kriminale i ka pezulluar aktivitetin tregtar.

Veprimet pezulluese të kompanive kanë ndodhur mes per muajit Dhjetor 2025, Janar 2026 dhe Mars 2026, duke çuar në dyshime të arsyeshme se Marsel Lami dhe ortaku tjetër i tij në këtë skemë mashtrimi, Fisnik Nezaj, ishin vënë në dijeni të hetimeve që po kryenin autoritet e drejtësisë Austriake dhe prokuroria e Tiranës.

Siç mëson gazetari Elton Qyno, kompania “Victory Communication” ka hapur aktivitetin tregtar në 26 shtator 2022 dhe në datën 6 Mars 2026, ka pezullluar aktivitetin. Mbyllja e tregtisë kriminale është vetëm një javë, pasi prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit, finalizuan operacion për goditjen e personave që ishin të përfshirë në mashtrimet me “Call-Centerat”.

Ndërsa “Espiron Studio”, është hapur në 19 Tetor 2022 dhe aktiviteti i saj është pezulluar në datën 27 janar 2026. Njëherësh e njëjta lëvizje ka ndodhur me “Iota Network”, e cila rezulton të jetë themeluar në 24 Gusht 2022 dhe më pas aktiviteti i saj është pezulluar në 16 janar 2026.

Edhe kompania “Zeta Studio” e hapur në 28 Maj 2024 nga Marsel Lami rezulton të ketë kryer aktivitet kriminal me mashtrimin e Call-Centerave, por më pas në muajin dhjetor 2025, ajo ka pezulluar aktivitetin, duke dalë nga qarkullimi.

Por lista e aktivitetit kriminal vijon dhe me Tedi Agastrën, i cili përmes personit fizik që hapi në 24 Prill 2023, ka kryer mashtrimin e qytetarëve të Bashkimit Europian përmes skemave të “Call-Centërave”.

Tedi Agastra nuk është hera e parë që goditet nga prokuroria e Tiranës, pasi në muajin nëntor 2024 ai është arrestuar gjatë një operacioni policor së bashku me 12 persona të tjerë.

I arrestuari tjetër, Eduard Daka, rezulton të ketë kompanitë “Tirana Archives” të hapur në Mars 2021 dhe “Sonet” të regjistruar në muajin Maj 2023. Rezulton se “Tirana Archives” ka pezulluar kompaninë në 4 Mars 2025.

Pritet që ditën e nesërme ata të dalin para gjykatës së Tiranës, për të njohur me masën e sigurisë që ka kërkuar prokuroria e Tiranës.

Hetimi ndaj këtij rasti ka nisur rreth 2 vite më parë me materialet që janë referuar nga Austria, kryesisht dhe Gjermania, e ku janë mashtruar mijëra qytetarë evropian kryesisht nga Austria në vlerë miliona euro.

MASË ARREST NË BURG

Eduart Dalla 48 vjeç (I arrestuar)

Mateo Hoxha 24 vjeç (I arrestuar)

Tedi Agastra 23 vjeç (I arrestuar)

Ledio Toçi 33 vjeç (I arrestuar)

Xhoel Mekolli 29 vjec (I arrestuar)

Marsel Lami 29 vjec (Në kërkim)

Xhoni Hitaj 31 vjeç (Në kërkim)

NDALIM DALJE JASHTE VENDI

Aida Vokli 33 vjeç (masë e ekzekutuar)

Ledjon Cenaj 25 vjeç (masë e paekzekutuar)

TË ARRESTUAR NË FLAGRANCË

Kristjan Buda 38 vjeç

Eno Hana 32 vjeç

Benard Biba 26 vjeç

Kleidi Dyrma 25 vjeç

Ema Taip 25 vjeç

U SEKUESTRUAN

891,735 euro

443 kompjuterë;

238 telefona celularë

6 laptop

HDD, DVR./SYRI.net

granit pepnika fisnik nezaj jurgen mela

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari