LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Korrupsioni po luftohet si kurrë më parë"/ Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, e cila u zhvillua ditën e sotme në Tiranë. • Gjatë këtij takimi ai foli sërish për protestën, për të cilën tha se përtej asaj “kores së zezë” të tubimeve, ku sipas tij janë mbledhur “dështakët dhe zemërakët”, ekzistojnë shqetësime reale qytetare. • Rama nënvizoi se këto pakënaqësi të sinqerta përbëjnë “ujin e pastër” të protestës, nga i cili politika dhe administrata duhet të reflektojnë për të nxjerrë mësime të nevojshme. • Kryeministri tha se qytetarët nuk dalin në protestë vetëm për halle, por edhe sepse ndihen të fyer nga administrata • Ai tha se nëna e mikut të tij kishte dalë në protestë, pasi thelbi i zemërimit të shumë njerëzve është administrata shtetërore. • Rama u shpreh se dikush mund të ndihet i poshtëruar nëse nuk merr shërbimin e duhur nga shteti dhe nga njerëzit, të cilët paguhen për t'i shërbyer popullit. • Sipas tij, sistemi po e lufton korrupsionin si asnjëherë më parë, duke e shkëputur këtë proces nga nisma individuale për ta shndërruar në një qasje sistematike. • Kjo duke theksuar se forcimi i demokracisë dhe balancimi i pushteteve janë shtyllat e domosdoshme për të garantuar të ardhmen e brezave të rinj. • Rama njoftoi se vendi po bashkëpunon me gjigantë të teknologjisë për të integruar inteligjencën artificiale në prokurimet publike, një sistem që pritet të jetë operacional në vitin 2028. • Duke vlerësuar përparimin e digjitalizimit si mjetin kyç për modernizimin e shërbimeve, ai theksoi se faza e re e sistemit do ta eliminojë përfundimisht problematikat e kadastrës për qytetarët. • Në fund, ai deklaroi se 140 nëpunës të lartë të administratës kanë hyrë një program të inteligjencës artificiale. • Lideri i qeverisë e konsideroi ndërveprmin mes institucioneve se një gjë thelbësore për të rritur shpejtësinë, kapacitetin e vendimmarrjes, cilësinë e gjykimit në marrjen e një vendimi dhe për të krijuar një dije administrative.

5 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe në institucione të tjera

"Korrupsioni po luftohet si kurrë më parë"/ Rama sulmon
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se 140 nëpunës të lartë të administratës kanë hyrë një program të inteligjencës artificiale. Gjatë fjalës së tij në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, Rama u shpeh se ky do të shërbejë si grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera.

Lideri i qeverisë e konsideroi ndërveprmin mes institucioneve se një gjë thelbësore për të rritur shpejtësinë, kapacitetin e vendimmarrjes, cilësinë e gjykimit në marrjen e një vendimi dhe për të krijuar një dije administrative. Në fund, ai tha se impakti i përdorimit të inteligjencës artificiale në administratë do fillojë të ndihet relatvisht shpejt.

“Sapo kemi nisur një fazë të re, ku janë 140 nëpunës të lartë të administratës, në minitritë tona, që kanë hyrë një program të inteligjencës artificiale, do të shërbejnë si grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera. Për të rritur shpejtësinë, kapacitetin e vendimmarrjes, cilësinë e gjykimit në marrjen e një vendimi dhe për të krijuar një dije administrative çdo ditë e më të gjerë, për administrimin e proceseve të brendshme dhe rritjen e domosdoshme të cilësisë së ndërveprimit mes institucioneve. Impakti do fillojë të ndihet relatvisht shpejt. Do kemi monitori shumë më të besueshëm të proceseve brenda administratës”, theksoi ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Digjitalizimi bëri që të hiqet një copë letër"/ Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

"Korrupsioni po luftohet si kurrë më parë"/ Rama sulmon
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se vendi po bashkëpunon me gjigantë të teknologjisë për të integruar inteligjencën artificiale në prokurimet publike, një sistem që pritet të jetë operacional në vitin 2028.

Gjatë fjalës së tij në Javën e Administratës Publike, Rama vlerësoi përparimin e digjitalizimit si mjetin kyç për modernizimin e shërbimeve, duke theksuar se faza e re e sistemit do ta eliminojë përfundimisht problematikat e kadastrës për qytetarët.

Duke iu referuar suksesit të Maturës Shtetërore, kreu i qeverisë rikonfirmoi se ndryshimet e qëndrueshme dhe shmangia e abuzimeve arrihen vetëm përmes zhvillimit teknologjik dhe sistemit.

“Digjitalizimi bëri që të hiqet një copë letër. Pushimet e emigrantëve ishin radhë mes plazheve dhe sporteleve për të marrë shërbim. Mbaroi puna drastike e milingonave për të digjitalizuar kadastrën, me mbështetje të BE, brenda afatit të përcaktuar. Tani vjen faza tjetër, vjen faza e ndërtimit të sistemit që do e bëjë përfundimisht kadastrën njësoj si të gjitha shërbimet e tjera. Do të ikë nga jeta e shqiptarëve edhe ky makth i kadastrës.

Sot, Shqipëria është duke punuar për të pasur modelin e parë të inteligjencës artificiale për prokurimet publike nga A-Zh. Ne jemi duke punuar me gjigandët e teknologjisë, do të testohet vitin e ardhshëm dhe më pas për të hyrë në punë në vitin 2028. Kur të jetë funksional do ta heqë përfundimisht problemin e fondeve publike dhe të tenderave. Përmirësimet e qëndrueshme vijnë vetëm nga sistemi. Të gjitha synimet e bëra në ligj synojnë këtë dhe padyshim që teknologjia do të ndihmojë shumë edhe në zona që janë më vulnerabël. U bë Matura Shtetërore dhe nuk u dëgjua asgjë nga ato që dëgjoheshin vitet e kaluar”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

"Korrupsioni po luftohet si kurrë më parë"/ Rama sulmon
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sistemi po e lufton korrupsionin si asnjëherë më parë, duke e shkëputur këtë proces nga nisma individuale për ta shndërruar në një qasje sistematike.

Gjatë Javës së Administratës Publike, kreu i qeverisë theksoi se forcimi i demokracisë dhe balancimi i pushteteve janë shtyllat e domosdoshme për të garantuar të ardhmen e brezave të rinj.

Ai nënvizoi se Shqipëria është duke integruar teknologjinë dhe inteligjencën artificiale në administratë, me synimin final për të garantuar standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

Deklarata e Ramës:

Këta nuk janë shumica për fat të mirë, ne nuk mjaftohemi me çfarë shikojmë në raporte. Bëjmë përpjekje për të kuptuar administrata. Me strukturën e antikorruipsionit dhe me ndihmën me mekanizmave të tjerë, ministrja ndjek ecurinë e këtyre marrëdhënieve. Nuk rezulton që në spitale, norma ose normalja është kjo që thashë. Mjafton t’i ndodhë dikujt, nuk ka nevojë të tërhiqen zvarrë të gjithë njerëzit që kanë diçka për të thënë, siç ndodhi në atë momentin skandaloz. Kërkojnë shërbimin minimal. Ta kontstatosh është e rëndësishme dhe të jesh i vetëdijshëm, është gjëja më e rëndësishme. Të veprosh për ta ndryshuar, është shumë më komplekse sesa mendohet. Ashtu si lufta ndaj korrupsionit, nuk është vetëm çështje burgu. Duhet që sistemi të të mbrojë. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe që humbet në mjegullën dhe tymit e gjërave, sistemi për herë të parë, po lufton me korrupsionin.

Sistemi po lufton korrupsionin dhe jo volumtarizmi këtu dhe atje. Faktikisht, kjo gjë po ndodh. Po hyhet aty ku nuk është hyrë kurrë, kjo nuk është një arsye për të kërkuar gijotinën. Kjo e demokracisë dhe e balancimit të pushteteve, është e vetmja rrugë për të garantuar brezat. Dua të jem shumë i qartë. Besoj se e kam sot mundësinë, nga maja e asaj eksperience, të them që në fund të ditës, e rëndësishme për shtetndërtimin është tërësia e hapave që hidhen me durim dhe pa zhurmë. Episodet e zhurmshme nuk e bëjnë sistemin. Besimi im pse Shqipëria mund ta kapërcejë me shpejtësi të pazakonshme, lidhet me faktin që Shqipëria sot ka fatin të jetojë në epokën e teknologjisë dhe inteligjencën artificiale. Ne jemi në embrion dhe kërkojmë të jemi sot një vend që pranohet në BE se ka administratë me standardet e BE. Ne kemi digjitalizimin”, theksoi ai./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle, por sepse ndihen të fyer nga administrata

"Korrupsioni po luftohet si kurrë më parë"/ Rama sulmon
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët nuk dalin në protestë vetëm për halle, por edhe sepse ndihen të fyer nga administrata. Gjatë fjalës së tij në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, ai tregoi rastin e një të moshuare e cila kishte marrë pjesë në protestën, ku kërkesa kryesore e qytetarëve mbetet dorëheqja e tij.

Në lidhje me këtë, ai tha se nëna e mikut të tij kishte dalë në protestë pasi thelbi i zemërimit të shumë njerëzve është administrata shtetërore. Rama tha se dikush mund të ndihet i poshtëruar nëse nuk merr shërbimin e duhur nga shteti dhe nga njerëzit që paguhen për t'i shërbyer popullit. 

"Nëna e një shokut tim kishte dalë në protestë dhe i biri ishte alarmuar kur i thanë, sepse ajo është në një moshë të caktuar. Ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte pyetur të ëmën në protestë dhe ajo i tregon thelbin e zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Kjo grua në moshë del në protestë sepse është e fyer.

Ky është një poshtërim dhe ndjenja e poshtërimit nga shteti yt dhe nga njerëzit që paguhen për të të shërbyer ty, është një ndjenjë që të bën të kuptosh që është kulmi. Njerëzit nuk ndjehen të fyer e të poshtëruar jo vetëm sepse nuk zgjidhin dot një hall. Por përtej faktit që e zgjidh apo nuk e zgjidh, ai mjeku është i detyruar që atij njeriu të sëmurë t’i ofrojë gjithë komoditetin që vjen nga njerëzillëku.", thotë Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

"Korrupsioni po luftohet si kurrë më parë"/ Rama sulmon
Edi Rama

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar protestave të fundit, u shpreh se përtej asaj “kores së zezë” të tubimeve, ku sipas tij janë mbledhur “dështakët dhe zemërakët”, ekzistojnë shqetësime reale qytetare.

Gjatë fjalës së tij në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, Rama nënvizoi se këto pakënaqësi të sinqerta përbëjnë “ujin e pastër” të protestës, nga i cili politika dhe administrata duhet të reflektojnë për të nxjerrë mësime të nevojshme.

Rama gjithashtu vlerësoi se, transformimi i administratës mbetet një proces kompleks, duke theksuar se qeveria përballet sot me një sfidë të madhe për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

Deklarata e Ramës:

"Transformimi i administratës është një proces mjaft kompleks. Nuk bëhet fjalë për krijimin e mekanizmave që lidhen me shumë njerëz dhe po të kthehemi për një moment mbrapa dhe të kujtohemi se ligji i parë themelor i administratës sonë publike është aprovuar një dekadë më parë, atëherë ne mund të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë që në numrin e përgjithshëm të administratës kemi dhjetëra mijëra.

Ne kemi sot një kualitet të ri në administratën shtetërore, ne kemi sot një sfidë shumë të madhe përballë qytetarëve. Duke qenë se jemi në një moment specifik, intensiv, të rrugëtimit tonë si shoqëri, më lejoni që të sjell këtu një episod nga shumë episode që ne po përpiqemi të lexojmë protestën e bulevardit. Përveç shqetësimeve të qytetarëve që unë e quaj ujin e pastër të protestës, nën atë koren e zezë ku janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët. Në atë rrjedhë ka shumë për të mësuar.", tha Rama./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!