LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor' reformën e pensioneve

• Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka kaluar reforëm e shumëdiskutuar të pensioneve pa kërkuar një votim në Kuvend. • Qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese - të ashtuquajturën neni 49:3. • Reforma e ndërmarrë nga Macron do të rrisë moshën e daljes në pension në Francë nga 62 në 64 - ndaj dhe prej javësh ka protesta. • Sot, mijëra demonstrues janë mbledhur këtë pasdite në Place de la Concorde në Paris në përgjigje të lëvizjes së Macron, ndërsa ky i fundit është përgjigjur se qytetarët e votuan që të qëndronte në pushtet me atë program. Por përgjigjia ishte se jo të gjithë votuan për ta, ndaj edhe fitoren e mori me vështirësi. • Kundërshtarja e tij, politikania e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se deputetët e opozitës do të paraqesin një mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Greva në Francë paralizoi transportin publik dhe solli ndërprerje në grumbullimin e plehrave, kurse protestuesit janë përplasur me policinë në disa qytete. Komisioni i ligjvënësve, përgjegjës për avancimin e propozimit ka rënë dakord për tekstin përfundimtar dhe shumica konservatore e Senatit pritet ta miratojë atë që të enjten. Megjithatë, situata në Asamblenë Kombëtare është më e ndërlikuar, pasi aleanca e Macron humbi shumicën në zgjedhjet legjislative vitin e kaluar, duke e detyruar qeverinë të kërkoje votat e konservatorëve për të miratuar projektligjin.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rritja e moshës së pensioneve! TRAZIRA në Francë- Turma synonte Pallatin Elysee, arrestohen mbi 120 persona, plagosen policët

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'
Protesta

FRANCË-Policia ka arrestuar pothuajse 50 persona të tjerë gjatë protestave në Paris, duke e çuar totalin në 120, sipas 'DailyMail'. Një oficer policie u plagos gjatë një përplasje me protestuesit. Kjo përplasje nisi si një përgjigje e planit të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

"Një grup personash u larguan nga policia dhe filluan të marshonin drejt Pallatit Elysee", tha një dëshmitar okular, i cili vijoi: Ata donin të shkonin te Macron, për t'i thënë se çfarë mendojnë për masat e tij të reja.

Oficerët u përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës e duke e mbajtur turmën pas. Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte asnjë ndërhyrje në Elysee, aty ku është shtëpia zyrtare e Macron.

Problemi më i madh ishte rreth Place de la Concorde, sheshi më i madh në Paris, i cili ndodhet pikërisht përtej lumit Seine nga Asambleja Kombëtare. Mijëra policë ishin në shesh rreth orës 20:30, duke bërë që protestuesit të largoheshin nëpër rrugët anësore.

Demonstratat në Paris, Lion, Marsejë dhe Nante u shkaktuan nga qeveria e Macron e cila po përpiqet të përdor një mekanizëm kushtetues për të rrëzuar një projektligj në Asamblenë Kombëtare për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Protestat vijnë në përgjigje të planit të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Ndryshimi i propozuar kërkon që punëtorët të paguajnë më shumë në sistem dhe u mohon një pension të plotë atyre që pensionohen në moshën 64 vjeçare, pa punuar për 43 Vite.

Plani është promovuar si kryesor për vizionin e Macron për ta bërë ekonominë franceze më konkurruese, por sindikatat e kanë kundërshtuar dhe e kanë quajtur shtyrjen e moshës për pensionin si “mohim i demokracisë”.

Situata në Asamblenë Kombëtare më e ndërlikuar, pasi aleanca e Macron humbi shumicën në zgjedhjet legjislative vitin e kaluar, duke e detyruar qeverinë të llogarisë në votat e konservatorëve për të miratuar projektligjin. Të majtët dhe ligjvënësit e ekstremit të djathtë kundërshtojnë ashpër ndryshimin, dhe konservatorët janë të ndarë, duke e bërë rezultatin të paparashikueshëm.

Megjithatë, Macron mund të përdorë fuqinë e tij të veçantë kushtetuese për ta kaluar projektligjin në parlament pa votim, por ai mund të përballet me sfida ligjore. Pavarësisht protestave, një sondazh tregon kundërshtim të gjerë ndaj projektligjit të pensioneve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Agravojnë protestat në Francë/ Përplasje me policinë, hidhet gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'
Protestë në Francë

FRANCË- Ka agravuar protesta në Francë kundër rritjes së moshës për pensionet. Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Place de la Concorde. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë protestuesit duke hedhur gurë ndaj policisë teksa oficerët u janë përgjigjur me gaz lotsjellës për t'i shpërndarë. Disa nga forcat policore me mburoja dhe shkopinj janë zhvendosur drejt qendrës, ndërsa të tjerët kanë përdorur autobotë për të shuar zjarrin që ishte ndezurnë mes të sheshit.

Greva në Francë paralizoi transportin publik dhe solli ndërprerje në grumbullimin e plehrave, kurse protestuesit janë përplasur me policinë në disa qytete. Komisioni i ligjvënësve, përgjegjës për avancimin e propozimit ka rënë dakord për tekstin përfundimtar dhe shumica konservatore e Senatit pritet ta miratojë atë që të enjten. Megjithatë, situata në Asamblenë Kombëtare është më e ndërlikuar, pasi aleanca e Macron humbi shumicën në zgjedhjet legjislative vitin e kaluar, duke e detyruar qeverinë të kërkoje votat e konservatorëve për të miratuar projektligjin.

 

3 VITE ME PARE

'Do i vemë flakën gjithë vendit'/ Paralajmërimi i 18-vjeçarit nga protesta për pensionet në Francë

 

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'
18- vjeçari në protestën në Francë

 

FRANCË- Një protestues, 18-vjeçari i identifikuar me emrin Bastien mes protestuesëve kundër reformës për pensionet, shprehet se vendimi i qeverisë për të thirrur nenin 49:3 është "jodemokratik" ndërsa shtoi se ky vendim është "pika e fundit në kovë".

"Ne do t'i vëmë zjarrin vendit... fjalë për fjalë. Rrugët do të bllokohen, hekurudhat do të bllokohen... Shpresoj që sonte nuk do të shohim trazira, por mundet, për fat të keq," thotë ai.

Sot, mijëra demonstrues janë mbledhur këtë pasdite në Place de la Concorde në Paris në përgjigje të lëvizjes së Macron, ndërsa ky i fundit është përgjigjur se qytetarët e votuan që të qëndronte në pushtet me atë program. Por përgjigjia ishte se jo të gjithë votuan për ta, ndaj edhe fitoren e mori me vështirësi. Kundërshtarja e tij, politikania e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se deputetët e opozitës do të paraqesin një mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

3 VITE ME PARE

Kaos në Francë/ Mijëra protestues mblidhen rreth Parlamentit, deputetët brenda këndojnë në kor himnin kombëtar (VIDEO)

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'
Kuvendi i Francës

FRANCË- Mijëra demonstrues janë mbledhur këtë pasdite në 'Place de la Concorde' në Paris në përgjigje të lëvizjes së presidentit Macron. Deputetët e opozitës në Asamblenë Kombëtare përshëndetën kryeministren Élisabeth Borne dhe kënduan himnin kombëtar francez - La Marseillaise ndërsa ajo foli për reformat e diskutueshme të pensioneve të qeverisë.

Sakaq, Asambleja Kombëtare që kundërshton projektligjin e pensioneve tani ka më pak se 24 orë për të paraqitur një mocion mosbesimi. Nëse ky mocion refuzohet, plani i Macron për të rritur moshën e pensionit do të vazhdojë. Por nëse Asambleja Kombëtare voton në favor të mocionit, propozimet refuzohen dhe kabineti i Macron duhet të japë dorëheqjen.

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'
protesta në Francë

Është e paqartë se kur mund të zhvillohet saktësisht një votim mosbesimi, por nëse ndodh, pritet gjerësisht në fillim të javës së ardhshme.

3 VITE ME PARE

Reforma e pensioneve, Macron mund të përballet me mocionin e mosbesimit

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'
Macron

FRANCË- Personat në Asamblenë Kombëtare që kundërshtojnë projektligjin e pensioneve kanë më pak se 24 orë për të paraqitur një mocion mosbesimi. Nëse ky mocion refuzohet, plani i Macron për të rritur moshën e pensionit do të vazhdojë. Por nëse Asambleja Kombëtare voton në favor të mocionit, propozimet refuzohen dhe kabineti i Macron duhet të japë dorëheqjen.

Është e paqartë se kur mund të zhvillohet një votim mosbesimi, por nëse ndodh, pritet gjerësisht në fillim të javës së ardhshme.

Reforma e pensioneve po diskutohej prej kohësh në Francë, duke shkaktuar protesta që po zgjasin prej disa javësh. Por çfarë po propozohet konkretisht nga presidenti Emmanuel Macron? Mosha e daljes në pension do të rritet nga 62 në 64 nga viti 2030.

Për më tepër, punëtorët do të duhet të japin edhe kontribute shtesë në skemën kombëtare të pensioneve - nga viti 2027, ata do të duhet të punojnë 43 vjet, jo 42, për të marrë një pension të plotë. Mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht me tre muaj në vit, duke nisur nga shtatori i këtij viti deri në kapjen e moshës 64 vjeç.

3 VITE ME PARE

Jashtë parlamentit protestë/ Brenda kaos mes deputetëve, debate për nenin 49, i jep të drejtë qeverisë të miratojë projektligjin pa votim

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'
Debate në Kuvendin e Francës

FRANCË- Me debate të forta është zhvilluar seanca e sotme plenare në Parlamentin e Francës ku po diskutohet lidhur me reformën e propozuar nga qeveria për rritjen e moshës për daljen në pension, për të cilën qytetarët prej muajsh kanë protestuar kundër miratimit. Megjithatë një neni 49:3 i jep të drejtën qeverisë të miratojë legjislacionin pa votim në Kuvend. 

Duke e thirrur atë, presidenti francez Emmanuel Macron synon të sigurojë që qeveria e tij të mund të shtyjë reformat pa kërkuar mbështetjen e shumicës së deputetëve. Problemi me klauzolën 49:3 është se do të lejonte gjithashtu opozitën të thërriste një mocion censurimi (mocion besimi), shkruan BBC. 

Qeveria e di gjithashtu se do të përballet me zemërimin e protestuesve në rrugë, të cilët e shohin nenin 49:3 si antidemokratike. Artikulli u hartua për të parandaluar periudhat e trazirave pas Republikës së Katërt në 1958 - një periudhë e shënuar nga rindërtimi ekonomik dhe fillimi i procesit të pavarësisë për shumë prej kolonive të Francës.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Reforma e pensioneve, asambleja kombëtare nuk e lë të flasë kryeministren

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'
Élisabeth Borne

FRANCË- Asambleja Kombëtare nuk e la të fliste kryeministren Élisabeth Borne teksa ajo fliste për nenin 49, paragrafin tre, të kushtetutës franceze. Kryeministrja u përpoq të tregonte planet e qeverisë për të rritur moshën e pensionit në 64 vjeç.

Ne nuk mund të rrezikojmë të shohim kolapsin e 175 orëve të debatit parlamentar,” tha Borne duke shtuar: Ne nuk mund të luajmë kumar për të ardhmen e pensioneve tona. Reforma është e nevojshme.”

Reforma e pensioneve po diskutohej prej kohësh në Francë, duke shkaktuar protesta që po zgjasin prej disa javësh. Por çfarë po propozohet konkretisht nga presidenti Emmanuel Macron? Mosha e daljes në pension do të rritet nga 62 në 64 nga viti 2030.

Për më tepër, punëtorët do të duhet të japin edhe kontribute shtesë në skemën kombëtare të pensioneve - nga viti 2027, ata do të duhet të punojnë 43 vjet, jo 42, për të marrë një pension të plotë. Mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht me tre muaj në vit, duke nisur nga shtatori i këtij viti deri në kapjen e moshës 64 vjeç.

3 VITE ME PARE

Trazira në Francë, por cilat janë planet e reformës së pensioneve?

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'
Pamje nga protesta

FRANCË- Reforma e pensioneve po diskutohej prej kohësh në Francë, duke shkaktuar protesta që po zgjasin prej disa javësh. Por çfarë po propozohet konkretisht nga presidenti Emmanuel Macron? Mosha e daljes në pension do të rritet nga 62 në 64 nga viti 2030.

Për më tepër, punëtorët do të duhet të japin edhe kontribute shtesë në skemën kombëtare të pensioneve - nga viti 2027, ata do të duhet të punojnë 43 vjet, jo 42, për të marrë një pension të plotë. Mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht me tre muaj në vit, duke nisur nga shtatori i këtij viti deri në kapjen e moshës 64 vjeç.

Reforma përfshin gjithashtu:

-Të ardhura minimale të garantuara nga pensioni jo më pak se 85% e pagës minimale neto, afërsisht 1,200 € (1,052 £) në muaj në nivelet aktuale, për pensionistët e rinj

- Oficerët e policisë, rojet e burgut, kontrollorët e trafikut ajror dhe punonjësit e tjerë publikë në punë që konsiderohen të vështira fizikisht ose mendërisht do të mbajnë të drejtën për të dalë në pension të parakohshëm

Qeveria thotë se reformat janë të nevojshme për të parandaluar një deficit të madh financiar në sistem në të ardhmen. Punonjësit e sektorit publik, të cilët kanë vendosur t'i rezistojnë reformave të Macron, janë ndër ata që humbasin më shumë, me punëtorët e rinj që nuk kanë më të drejtë të përfitojnë nga regjimet speciale të pensioneve që u janë kontribuuar paraardhësve të tyre./BBC

3 VITE ME PARE

Qeveria franceze shtyn votimin për reformën e pensioneve

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'
Emmanuel Macron

FRANCË- Kryeministrja franceze Elisabeth Borne përdori një procedurë të veçantë për të shtyrë një projekt-ligj jopopullor të pensioneve në Asamblenë Kombëtare pa votim të enjten, mes thirrjeve të deputetëve të krahut të majtë që tundnin pankarta kundër reformës.

Lëvizja, duke përdorur të ashtuquajturin nenin 49:3 të kushtetutës, do të sigurojë që projektligji që rrit moshën e pensionit me dy vjet në 64 të miratohet pas javësh protestash dhe debatesh të ashpra, shkruajnë mediat e huaja. 

Por kjo tregon gjithashtu se presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria e tij nuk arritën të fitonin një shumicë të mjaftueshme në parlament, si një goditje ndaj presidentit të qendrës dhe aftësisë së tij për të fituar mbështetje nga partitë e tjera për reforma të mëtejshme.

Borne u përshëndet me brohoritje ndërsa mbërriti në Asamblenë Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit, për të shpallur procedurën speciale të enjten. Seanca u pezullua për dy minuta pasi deputetët e majtë që këndonin himnin kombëtar e penguan Borne të fliste. Disa mbanin pankarta ku shkruhej "Jo 64 viteve".

3 VITE ME PARE

Greva në Francë/ Parisi mbulohet nga mbeturinat, ndërpritet transporti publik

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'
Foto ilustruese

PARIS- Pas propozimit të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension, grevat në Francë vazhdojnë, duke bërë që të ndërpritet transporti publik. Gjithashtu mungesa e punonjësve të pastrimit publik ka bërë që Parisi të mbulohet nga mbeturinat.Propozimet e Macron për të rritur moshën e përgjithshme të daljes në pension nga 62 në 64 vjeç dhe për të rritur numrin e viteve të punës që kërkohen për një pension të plotë, kanë sjellë në dy muaj protesta dhe greva.

Transporti publik është ndërprerë, ku rreth 40% e trenave me shpejtësi të lartë dhe gjysma e trenave rajonalë janë anuluar. Metroja e Parisit është ngadalësuar dhe autoriteti i aviacionit francez paralajmëroi për vonesa, duke thënë se 20% e fluturimeve në aeroportin Paris-Orly janë anuluar.

Nga ana tjetër, rrugët e Parisit janë mbuluar nga tufat e mbeturinave. Grumbulluesit e plehrave dhe shoferët kundërshtuan rritjen e moshës së tyre të pensionit.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin i kërkoi Bashkisë së Parisit që të detyrojë disa nga punonjësit e mbeturinave të kthehen në punë, duke e quajtur atë një çështje të shëndetit publik. Nga ana tjetër Kryetarja e bashkisë së Parisit, socialistja Anne Hidalgo, tha se ajo mbështet grevën./Dosja.al

Trazira dhe protestat në Paris, ndërsa Macron 'kalon me zor'

protesta per pensionet ne france france

Sondazh

Poll

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore