LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë me djalin e biznesmenit, 2 policë të përfshirë në skemën e trafikut (EMRAT)

•Arrestohet zyrtarja e lartë, Erisa Fero. • 28-vjeçarja, punonjëse është vënë në pranga së bashku me djalin e një biznesmeni nga Fushë-Kruja, Likmend Bashën dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.pasi u kapën duke transportuar 58 kg drogë •Droga mendohet se ishte nisur nga Shkodra dhe tre personat po bënin transportin nga Tirana për në Qafë Thanë, e më pas drejt Maqedonisë së Veriut. • Dy persona me inicialet F.S., dhe G.S janë shpallur në kërkim. •Në skemë janë përfshirë dhe dy policë, të cilët dyshohet se kishin rol monitorimin e rrugës gjatë transportimit të lëndës narkotike, në mënyrë që të shmangeshin kontrollet policore. •Më herët, Fero ishte kallëzuar nga KQZ në prokurori për falsifikim të rezultatit të votave për zgjedhjet e 25 prillit 2021. •Ajo ishte pjesë e Komisionit të numërimit të Votave në Tiranë, si anëtare e PS në një KZAZ. Fero bashkë me 21 personat e tjerë akuzohej se kishin manipuluar rezultatin e votave, duke bërë që prokuroria të nisë hetimin. •Në makinën e tyre u gjetën plot 58 kilogramë hashash. 

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mediat greke jehonë arrestimit të zyrtares së lartë të AKSHI-t: Erisa gangsterja u kap me drogë, bënte jetë luksi dhe gjunte me armë

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë
Droga dhe Erisa Fero

GREQI- Mediat greke i kanë kushtuar një artikull arrestimit të zyrtares së lartë të AKSHI-t, Erisa Fero, e cila u vu në pranga sot pasi u kap me 58 kilogramë kanabis. Protothema shkruan se 28-vjeçarja bënte një jetë prej gangstereje dhe u kap në kufi me Maqedoninë e Veriut duke transportuar 58 kg drogë. Protothema thotë se droga vinte nga Shkodra dhe dyshohet se janë të përfshirë edhe persona të tjera nga Fushë Kruja dhe Korça.

“Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në zonën e Qafë-Thanës, pranë një lokali ku Erisa Fero drejtonte mjetin që transportonte drogën. Në të njëjtën makinë ishte Likëmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe 17-vjeçari me inicialet M.K. Njëkohësisht janë në kërkim të dy personave, një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, banues në fshatin Piskupat,”- shkruan media greke.

“Sipas autoriteteve, banda që ishte gati të shkëmbente një sasi të madhe droge, besonte se zona specifike do të ishte jashtë vëmendjes së policisë, pasi është malore dhe shumë pranë kufirit. Në Instagram, 28-vjeçarja Erica Fero ka treguar shpesh stilin e jetës së saj të veçantë dhe luksoze, ndërsa lart në profilin e saj ka edhe një video ku shihet teksa gjuan. “Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallashnikov”, shkruan ajo,”- vijon artikulli i medias greke.

Bashkë me Feron u arrestua dhe Likëmend Basha, 32 vjeç nga Fushë Kruja si dhe u ndalua një 17-vjeçar me inicialet M.K.. Dy persona me inicialet F.S., dhe G.S janë shpallur në kërkim. Në skemë janë përfshirë dhe dy policë, të cilët dyshohet se kishin rol monitorimin e rrugës gjatë transportimit të lëndës narkotike.

Më herët, Fero ishte kallëzuar nga KQZ në prokurori për falsifikim të rezultatit të votave për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ajo ishte pjesë e Komisionit të numërimit të Votave në Tiranë, si anëtare e PS në një KZAZ dhe bashkë me 21 personat e tjerë akuzohej se kishin manipuluar rezultatin e votave.

3 VITE ME PARE

U arrestua sot, zyrtarja Erisa Fero ishte e dashura e Bashës nga Fushë Kruja, kartat e ministrive e mbronin para Policisë së Shtetit, skema iu ‘dogj’ në kufi

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë
Erisa Fero

TIRANË- Erisa Fero, specialistja e AKSHI-t që u arrestua sot me 58 kilogramë drogë ‘mbrohej’ para Policisë së Shtetit duke paraqitur dokumente si punonjëse e ministrive të ndryshme në vend. Gazetari Elton Qyno shkruan për Oraneës se ajo në këtë mënyrë ka kaluar shumë lehtë patrullat e policisë, por këtë herë nuk i funksionoi ‘karta’ në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, Fero mësohet se kishte krijuar një raport intim me të arrestuarin Likmend Basha, 32-vjeçarin që u kap bashkë me të dhe që rezulton të jetë djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja.

Lënda narkotike blihej në Shkodër dhe më pas transportohej drejt Tiranës dhe Fushë-Krujës. Më pas çohej në zonën e Pogradecit dhe përmes kufirit kalonte në Maqedoninë e Veriut ku dhe shitej. Bashkë me Feron e Bashën u ndalua dhe një 17-vjeçar me inicialet M.K.. Dy persona me inicialet F.S., dhe G.S janë shpallur në kërkim. Në skemë janë përfshirë dhe dy policë, të cilët dyshohet se kishin rol monitorimin e rrugës gjatë transportimit të lëndës narkotike.

Më herët, Fero ishte kallëzuar nga KQZ në prokurori për falsifikim të rezultatit të votave për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ajo ishte pjesë e Komisionit të numërimit të Votave në Tiranë, si anëtare e PS në një KZAZ dhe bashkë me 21 personat e tjerë akuzohej se kishin manipuluar rezultatin e votave.

3 VITE ME PARE

"U tërbofsh se na tërbove"/ Aktiviteti i Erisa Feros në Tik Tok, kënaqësia për sulmin ndaj Berishës dhe krenaria për Ramën: Ish-i im s'futet dot!

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë
Erisa Fero

TIRANË- Erisa Fero, punonjësja e AKSHI-t e cila ditën e sotme u kap në Pogradec duke transportuar 58 kilogramë kanabis ishte mjaft aktive në rrjetet sociale, kryesisht në ‘Tik Tok’ ku reklamonte jetën e saj të përditshme. Në një prej videove të postuara, Fero shihet teksa kërcen nën ritmet e muzikës.

“U tërbofsh se na tërbove,”- shkruan ajo krah videos.

Në një tjetër video ajo shkruan me humor se do të preferonte të mbytej në det, para se t’i besonte sërish ‘atij’.

Ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Erisa është ndjerë mjaft krenare për faktin që kreu i qeverisë Edi Rama ka rrethuar zonën dhe ka ngritur një perimetër sigurie, të cilin ish-i dashuri i saj nuk do të mund ta kalonte dot, pasi nuk është pjesë e administratës, si ajo.  

Sulmi ish-kryeministrit Sali Berisha nga Gert Shehu, ngjarje e ndodhur në protestën e 6 dhjetorit, ka qenë një arsye më shumë që Erisa të qeshte.

“Nuk mund të ndaloj së pari kaq shumë here,”- shkruan ajo teksa shpërndan videon e sulmit.

Jetën që bënte, ajo e justifikon me një video ‘humoristike’.

“Kur ajo të pyet gjithë kohën me çfarë merresh që ke kaq shumë lekë, ndërkohë ti, pa punë!,”- shkruan ajo në një video ku duke një makinë me targa angleze.

Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste edhe si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë, ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave. Ajo u arrestua së bashkë me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.. vajza kishte rolin e transportueses, ndërsa dy djemtë do të monitoronin rrugën ku do të kalonte ngarkesa me 58 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.

3 VITE ME PARE

Zyrtarja e lartë u kap me 58 kg drogë në makinë, AKSHI: Ka nisur procedura për shkarkimin e saj nga detyra

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë
AKSHI

TIRANË- Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ka nisur procedurat për shkarkimin nga detyra të specialistes, Erisa Fero. Në lidhje me skandalin AKSHI ka deklaruar se ka nisur menjëherë procedurat e shkarkimit të Feros pas arrestimit të saj pasi u kap me 58 kilogramë kanabis në makinë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi. Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.

Erisa Fero u arrestua sot bashkë me Likmend Bashën, që njihet si djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe një 17-vjeçar me inicialet M.K. Droga mendohet se ishte nisur nga Shkodra dhe tre personat po bënin transportin nga Tirana për në Qafë Thanë. Ndërsa dy të tjerët, F.S., dhe G.S., do të bëjnë trafikimin në Maqedoni. Në trafik dyshohet se janë edhe dy punonjës Policie. Këta policë janë të sektorit të qarkullimit rrugor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

PROFILI/ Nga shitëse rrobash në majë të Administratës, kush është Erisa Fero, Tik-Tokerja që u kap sot me çantat plot me drogë në kufi

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë
Erisa Fero

TIRANE- Edhe Georgina Rodriguez do të çuditej nëse do të mësonte një trajektore të tillë të karrierës, si kjo e Erisa Feros, drejtoreshë e nivelit më të lartë të administratës publike, që sot rezulton e përfshirë në një grup të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Nëse argjentinasja u njoh me Cristiano Ronaldon kur punonte si shitëse në një dyqan Guçi në Spanjë, historia e do që Erisa ta niste karrierën e saj si shitëse në një dyqan veshjesh sportive në kryeqytet.

Dosja ka vëzhguar me imtësi trajektoren e ngritjes në karrierë të Feros, sot 28 vjeçe, ku shihet se nga puna si shitëse pranë dyqanit "A...." , e reja nga Korça ka nisur punë në vitin 2017 pranë AZRT, (Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale). Nga atje, vajza që nuk dihet se çfarë shkollimi përkatës ka plotësuar si kriter kryesor, ka kaluar tek Inspektoriati Qendror, ku ka punuar nga vitit 2019 deri në vitin 2022 si Specialiste e Teknologjisë së Informacionit. 

Nga atje, Fero ka nisur punë si shefe e Sektorit IT në muajin mars 2022 pranë AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ku ka punuar deri në momentin e arrestimit. 

Por kush është e reja? Nga vëzhgimi i gjurmëve dixhitale shihet se paralelisht me punën në shtet, njohuritë për teknologjinë kanë qenë të kënaqshme për të përdorur rrjetet sociale. Fero reklamonte faktin se shkonte pas partyt në punë, ndërsa nuk mungojnë dedikimet për kryeministrin Edi Rama dhe aftësitë e tij të "jashtëzakonshme".

Ish-komisionerja e kallëzuar në Prokurori për manipulim votash sot ndodhet pas hekurave pasi në makinën e drejtuar prej saj, iu gjetën 58 kilogram marijuanë që do të kalonin në shtetin fqinj. Ndërsa arrestimi i saj ngre një tjetër çështje që qëndron në hije... Si është e formuar administrata publike? Kush punon sot në shtet? Kujt i kemi besuar institucionet dhe sigurinë tonë? A u punësua Erisa Fero falë kontributit partiak që në moshën 22-vjeçare në shtet apo në bazë të aftësive profesionale? /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Makina me 58 kg drogë! U kap bashkë me zyrtaren e lartë në Qafë-Thanë, kush është djali i biznesmenit (EMRI)

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë
Policia

TIRANË- Likmend Basha është 32-vjeçari i arrestuar nga Policia e Korçës pasi u kap së bashku me Erisa Feron, në mjetin me 58 kg drogë. I riu, rezulton të jetë djali i një biznesmeni të njohur nga Fushë-Kruja. Në pranga përfunduan Fero, Basha dhe një 17-vjeçari me inicialet M.K. Policia ka shpallur në kërkim dy personat e përfshirë në këtë skemë, me inicialet F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec.

Aksioni u krye kryer nga prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e policisë Korçë, duke sjellë arrestimin e zyrtares së AKSH-it dhe bllokimin e 58 kg drogë hashash. Lënda narkotike vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qënë persona nga Fushë-Kruja dhe Korça.

Policia konstatoi në Qafë Thanë automjetin tip “Volksëagen” pranë të cilit ndodhej Basha. Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Nga hetimet e kryera rezulton se tre personat kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës. Po nga veprimet e para hetimore rezulton se trafikimin e sasisë së drogës në drejtim të Maqedonisë, do ta kryenin dy personat e shpallur në kërkim.

Tre personat e arrestuar në flagrancë do të hetohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

3 VITE ME PARE

PROFESIONISTE! Zyrtarja e kapur me drogë ishte kallëzuar nga KQZ për vjedhje votash, komisionere e PS në zgjedhjet e 25 prillit

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë
Erisa Fero

TIRANE- Erisa Fero, 28 vjeçe ka patur një karrierë të "ndritur" në administratë pavarësisht moshës së re. E reja që së fundmi punonte si Shefe pranë Agjencisë Kombëtare Shtetërore të Informacionit (AKSHI), më herët ka punuar në kryeministri, një reklamim i bërë vetë prej saj në rrjetet sociale. Por si ia doli një vajzë 28 vjeçe me shumë pak lidhje me fushën të ngjitet në majë?! 

Duket se për këtë ka një sekret, që nuk është vetëm trafiku i drogës, ku sot u kap me 58 kilogram në kufi. Burime i thanë Dosja.al se Fero ishte kallëzuar nga KQZ  në prokurori për falsifikim të rezultatit të votave për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Fero u kallëzua në prokurori nga KQZ më 22 dhjetor 2021 bashkë me 21 komisionerë të tjerë. Ajo ishte pjesë e Komisionit të numërimit të Votave në Tiranë, si anëtare e PS në një KZAZ. Fero bashkë me 21 personat e tjerë akuzohej se kishin manipuluar rezultatin e votave, duke bërë që prokuroria të nisë hetimin.

Ajo u arrestua sot bashkë me Likmend Bashën, që njihet si djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe një 17-vjeçar me inicialet M.K. Droga mendohet se ishte nisur nga Shkodra dhe tre personat po bënin transportin nga Tirana për në Qafë Thanë. Ndërsa dy të tjerët, F.S., dhe G.S., do të bëjnë trafikimin në Maqedoni. Në trafik dyshohet se janë edhe dy punonjës Policie. Këta policë janë të sektorit të qarkullimit rrugor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Bosët e drogës lëvizin me Smart'/ Arrestimi i zyrtares së lartë, ja ç'postonte në Tik Tok 28-vjeçarja

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë
Erisa Fero

TIRANË-Erisa Fero është 28-vjeçarja e cila drejtonte makinen ku u gjet dhe sasia e droges prej 40 kilogram hashash. E reja e cila është punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ishte shumë aktive në rrjetet sociale. 

'Bosët e drogës në Shqipëri nuk lëvizin me mjete luksoze por me smart'- është zëri në videon e postuar nga ajo në rrjetin social 'Tik Tok', duke shkruar: Policet tu ngju Hoxhen...

Në makinë ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja. Ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi janë larguar me shpejtësi në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të policisë.

Qëllimi ishte që droga të shkëmbehej në zonën e Qafë Thanës, ku mendohej si territor jashtë vëmendjes së policisë. Aksioni aktualisht vijon për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë dhe lidhjeve të tyre

Tre personat u kapën në Qafë-Thanë duke tentuar që të trafikonin lëndë narkotike kanabis në Maqedoninë e Veriut, ndërsa dy të tjerë, vëllezër, janë shpallur në kërkim. Lënda narkotike vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qënë persona nga Fushë-Kruja dhe Korça. 

3 VITE ME PARE

FOTO- Tentoi të trafikonte 58 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, kjo është zyrtarja e lartë e arrestuar

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë
Erisa Fero

TIRANË- Personi në foto është Erisa Fero, 28-vjeçarja e cila u kap nga policia e Korçës si pjesë e një grupi që kryente tregtinë e drogës. Ajo rezulton të jetë punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).Aksioni është kryer nga Prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Korçës, duke sjellë arrestimin e zyrtares së AKSHI-t dhe bllokimin e 58 kg drogë hashash.

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë
Erisa Fero

Fero, bashkë me Likë Bashën dhe një 17-vjeçar u kapën me 58 kg kanabis në makinë në Qafë-Thanë, të cilin po tentonin ta trafikonin në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se lënda narkotike e kapur në Qafthanë, vinte nga zona e Shkodrës.

3 VITE ME PARE

Operacion antidrogë në Korçë/ Sekuestrohen 58 kg kannabis, 3 në pranga, mes tyre zyrtarja e lartë (EMRAT)

58 kg kanabis në makinë, arrestohet zyrtarja e lartë bashkë
Policia

KORÇË- Erisa Fero, Likë Basha dhe dhe personi me inicialet M. K janë vënë në pranga. Këto ndalime janë bërë në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Restart”. Si rezultat i saj, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim i këtyre tre personave ndërkohë që u shpallën në kërkim personat me inicialet F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec. Fero rezulton të jetë punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Shërbimet e Policisë në bazë të inteligjencës informative se në drejtim të Maqedonisë, nëpërmjet zonës së fshatit Lin, Pogradec, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, kanë organizuar punën dhe në Qafë Thanë kanë konstatuar automjetin tip “Volkswagen” pranë të cilit ndodhej Likë Basha.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Nga hetimet e kryera rezulton se Fero dhe shtetasit M. K. e L. B., kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës. Po nga veprimet e para hetimore rezulton se trafikimin e sasisë së drogës në drejtim të Maqedonisë, do ta kryenin dy shtetasit e shpallur në kërkim F. S. dhe G. S. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Restart”, nisur më datë 07.11.2021, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Pogradec, finalizuan me sukses fazën e trembëdhjetë të tij. Si rezultat i saj, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve Erisa Fero 28 vjeç, Likë Basha 32 vjeç dhe dhe M. K 17 vjeç. Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec.

Shërbimet e Policisë në bazë të inteligjencës informative se në drejtim të Maqedonisë, nëpërmjet zonës së fshatit Lin, Pogradec, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, kanë organizuar punën dhe në Qafë Thanë kanë konstatuar automjetin tip “Volksëagen” pranë të cilit ndodhej shtetasi L. B. Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasja E. F; dhe shtetasit M. K. e L. B., kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës. Po nga veprimet e para hetimore rezulton se trafikimin e sasisë së drogës në drejtim të Maqedonisë, do ta kryenin dy shtetasit e shpallur në kërkim F. S. dhe G. S. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

erisa fero operacion antidroge ne korce

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje