LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’, Kosova: Na e vodhët. Lipa: S’kishim zgjidhje

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti. Tashmë e gjithë vëmendja që do të ishte në Prishtinë është zhvendosur në Tiranë, por kjo ka sjellë edhe përplasje politike. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj e mirëpresin festivalin, por Vetëvendosja i akuzon për garë të ‘pistë’ dhe vjedhje të këtij festivali. Opozita në Kosovë ka nisur të hedhë edhe akuza ndaj qeverisë Kurti që e konsideron fajtor për largimin e këtij festviali. Familja Lipa kërkonte 17 hektarë për shfrytëzim për 99 vite, gjë që nuk i është aprovuar nga Prishtina. Tirana ia ka dhënë ‘ok’, por ende nuk dihet se cilën pjesë të kryeqytetit ka marrë Dukagjin Lipa. Dua i kaloi pushimet e verës së shkuar në Jug të vendit tonë, ku u përfol se iu dhurua dhe një vilë. Bashkë me të u pa dhe familja e kryeministrit Rama e kryebashkiaku Veliaj. Këtë vit do të vijnë edhe emra të mëdhenj si Mahmood, Kamal, Dj Diplo, Skepta, Madona e shumë të tjerë.

24 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Pas anulimit të "Sunny Hill", ministri Çeku: Jemi të gatshëm t’ua plotësojmë të gjitha kërkesat

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Hajrulla Çeku

KOSOVË- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar se nuk janë ndërprerë kontaktet me organizatorët e festivalit “Sunny Hill” dhe se janë të gatshëm që të diskutohet edhe më tej shfrytëzimi i tokës ku është paraparë mbajtja e festivalit nga 4 deri më 7 gusht.

Pas ndarjes së çmimit kombëtar për veprimtari jetësore “Muslim Mulliqi”, ministri Çeku është shprehur i zhgënjyer, siç u shpreh ai, që kjo çështje ka marrë dimension të panevojshëm politik.

Unë kam thënë që në parim çështja e ndarjes së tokës për një periudhë kaq të gjatë, nuk duhet të bëhet në ngut ose të ndonjë lloj presioni vendimmarrje të bazuar, që në fund të matim dhe ta vlerësojmë në mënyrën e duhur interesin publik dhe aty ku ka interesa private në raste të caktuara. Ne kemi qenë në komunikim me organizatorët e festivalit të “Sunny Hill” dhe si MKRS ju kemi ofruar që të shërbejmë si pikë referente për të gjithë ministritë që ata kanë punë”, ka thënë Çeku.

Ai ka mohuar të ketë pasur Qeveria e Kosovës propozim për çështjen afatgjate të shfrytëzimit të tokës, por shtoi se kanë kërkuar që të ulen dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë.

Nuk do të duhej të ishte shkas, as ndonjë arsyeje e mjaftueshme një çështje të cilën kemi thënë ta ri mendojmë, çështjen afatgjate të marrjes së asaj toke. Për ta bërë një lëvizje kaq të shpejtë, sepse vetëm para disa ditësh ne ishim duke diskutuar këtë çështje me ta. Dhe u duk se kishte një pranim për ta rimenduar për çështjen afatgjate të kontratës së kësaj toke. Dhe kaluan shumë pak ditë dhe ndodhi kjo që u paralajmërua dje”, ka deklaruar ai.

Çeku u shpreh i zhgënjyer që festivali “Sunny Hill” dhe emri i këngëtares Dua Lipa kanë marrë dimension të panevojshëm politik.

Kontaktet nuk janë ndërprerë asnjëherë, ne jemi në komunikim dhe gjithsesi po vazhdojmë t’iu tregojmë që qëndrojmë pas gjitha zotimeve që i kemi ofruar nga fillimi. Unë besoj që një organizim i kësaj natyre është më i madh se të gjithë ne, sepse është për vendin tonë, për promovimin ndërkombëtar të vendit tonë. Nuk besoj që duhet të reduktohet në çështje të vogla ose të bëhet çështje e debateve politike. Jam thellësisht i zhgënjyer që po merr edhe një dimension politik të panevojshëm”, tha Çeku.

Më tej, tha se duhet të vazhdojnë të insistojnë si qeveri që ta mbrojnë imazhin e këngëtares Dua Lipa.

“Duhet të vazhdojnë të insistojmë si qeveri, si institucione, si shoqëri, si Kosovë që pikë së pari ta mbrojmë figurën e Dua Lipës. Një personaliteti të veçantë për vendin tonë që ka bërë shumë dhe ka kontribuar shumë për Kosovën. Ta shmangim çfarëdo politizimi ose të përfshirjes së emrit të saj në debatet politike dhe dua ta rikonfirmoj gatishmërinë edhe të ministrisë që drejtoj, por edhe për shkak të komunikimit me qeverinë, që jemi shumë të interesuar ta vazhdojmë bashkëpunimin me “Sunny Hill”. Jemi shumë të gatshëm, siç kemi qenë deri në minutë të fundit, që t’i qëndrojmë prapa zotimeve tona që t’iu plotësojmë të gjitha kërkesave”, ka përfunduar Çeku.

Ai tha se janë të gatshëm që të diskutojnë edhe më tej çështjen e ndarjes së parcelës së kërkuar për organizimin e këtij festivali. Dje zyrtarisht u njoftua se “Sunnyhill” do të zhvendoset në Tiranë, për shkak të vonesave të shumta administrative për lokacionin./Express/

1 VITE ME PARE

Sunny Hill te parku i liqenit! Veliaj zbulon vendin: Do sjellë rreth 50 milionë euro në ditë

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Erion Veliaj

TIRANË- Sunny Hill festival për herë të parë do të mbahet në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi për Top Channel lokacionin që për 4 ditë do të presë me mijëra të rinj që do të argëtohen nën tingujt e muzikës.

“E kemi përcaktuar vendin dhe sot morëm vendimin final që do të jetë hapsira përreth liqenit, fushat përreth liqenit të Tiranës, do të jenë tre skena të ndryshme, një qëndrore dhe skena të tjera. Të bashkëpunojmë që të jetë një zonë me hyrje dalje, na duhet pak punë logjistike, por siç menaxhuam dy tifozëri jo pak të vështira si Roma me Feynord, me më shumë suksese se Parisi, do të thotë që nuk është çështje aftësie e vendi dhe madhësisë ekonomike, por është çështje fokusi displinë aftësie menaxheriale për të organizuar grupe te mëdha, kësaj here shumica janë te rinj dhe shqiptarë dhe besoj se do argëtohemi pa incidente”.- tha Veliaj

Krybashkiaku e shikon  si privilegj organizmin e festivalit Sunny Hill  në Tiranë.

“Është prestigj dhe privilegj për Tiranën, e pritëm me entuziasëm kur organizatorët na kërkuan që të bëheshim vendi pritës. Dhe përsa kohë që nuk do të ishte Prishtina prej situatës që u krijua, unë mendoj që është gjithnjë më mirë një tjetër qytet shqiptar se sa në një tjetër vend në Europë.

Dhe për sa kohë që Tirana dhe Prishtina janë vetëm tre ore larg dhe për sa kohe që edhe këtej dhe andej kufirit po mbështesim njëri tjetrin duhet të gëzohemi që brenda trevave shqiptare ndodhin kaq shumë aktivitete”.- tha Veliaj.

Organizimi i këtij festivali pritet që të sjellë të ardhura shtesë ekonomike për Tiranën.

“Ka interes ekonomik për Tiranën, sot Tirana prodhon zyrtarisht 20 milion euro ekonomi në ditë dhe kur ka ndeshje si UEFA kjo dyfishohet do të thotë qe ne presim që ato 20 milion euro, t’i dyfishojë në ato ditë. Zinxhiri ekonomik që punon, patjetër presim rreth 40-50 milionë euro shtesë në Tiranë”.- tha Veliaj.

Marrë nga TOP-CHANNEL

1 VITE ME PARE

Publikohet harta, çfarë përmbante marrëveshja mes Komunës së Prishtinës dhe 'Sunny Hill'

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Projekti i Sunny Hill

KOSOVË- Rreth një muaj më parë Kuvendi Komunal i Prishtinës, kishte votuar pro për dhënien e 17 hektarëve tokë kompanisë “Sunny Hill” për organizimin e festivalit.

Sipas KlanKosova, festivali do të zhvillohej në Bërrnicë të Poshtme dhe do ti jepej për shfrytëzim kompanisë Sunny Hill për 99 vjet. Në 17 hektarë tokë në Bërnicë të Poshtme të Prishtinës, do të krijohej një park i madh me pemë të shumta e pjesë tjera gjelbëruese nga kompania “Sunny Hill”.

Në mes do të vendosen tre skena ku do të performonin këngëtarë me famë botërore për katër ditë në gusht të çdo viti, gjë që do mundësohej nga kompania “Sunny Hill”.

Kjo ishte dhe deklarata e asaj kohe e menaxherit tëkëtij festivali, Alban Krasniqi, i cili tha se Komuna e Prishtinës mund të organizojë plot festivale tjera në këta 17 hektarë tokë në bazë të marrëveshjes që kanë kompania me të.

Ai shtoi se në verë duke qenë se vijnë shumë turistë, ky vend do t'i sjellë shumë të ardhura kryeqytetit të Republikës së Kosovës.

1 VITE ME PARE

Sunny Hill Festival në Tiranë, si e konsideroni zhvendosjen nga themeluesi Dukagjin Lipa?

Poll
1 VITE ME PARE

Anulimi i "Sunny Hill", asosacioni i komunave akuzon ministrinë për ndërhyrje në kompetencat e saj

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Sunny Hill

KOSOVË- Asociacioni i Komunave të Kosovës ka folur sot rreth anulimit të festivalit të Sunny Hill ku u shpreh se e gjithë kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është duke ndërhyrë në kompetencat e komunave.

Për sa i takon lejes për “Sunny Hill”, AKK-ja thotë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kërkuar në mënyrë arbitrare Komunës së Prishtinës për dhënien e afatit të pronës.

Afati i dhënies në shfrytëzim i pronës së paluajtshme të komunës vendoset nga KOMUNA, e jo nga niveli qëndror, ku komunat kanë të drejtë ta japin pronën e vet komunale në shfytëzim nga 1-15 vite, më shumë se 15 vite, pra deri në 99 vite dhe se komunat mund të japin në shfrytëzim pronën e paluajtshme për me pak se një (1) vit. Kurse në shkresën e MAPL e nënshkruar nga Ministri z. Elbert Krasniqi drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës z. Përparim Rama kërkohet në mënyrë arbitrare që komuna ta adresojë kërkesën për ndryshimin e afatit për dhënien e pronës komunale në shfytëzim për festivalin “Sunny Hill”, vazhdon njoftimi.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërhyrja e ministrisë në komuna e pengon zhvillimin lokal ashtu si në këtë rast pengoi zhvillimin e festivalit 'Sunny Hill.'

Me këtë shihet dhe vërtetohet qartë ndërhyrja e MAPL në kompetencë të komunës e që këto ndërhyrje janë pengesë serioze në mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal por edhe pengesë në zhvillimin e demokracisë lokale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

1 VITE ME PARE

“Sunny Hill” në Tiranë merr vëmendjen e eurodeputetes Von Cramon, kritikon Kurtin

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Viola von Cramon

BRUKSEL-Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, po ashtu ka qenë në mesin e shumë figurave publike që ka reaguar për “Sunny Hill”. Kjo pas raportimeve të djeshme se festivali u anulua në Prishtinë dhe u zhvendos në Tiranë për edicionin e tretë me radhë.

Eurodeputetja përmes një postimi në Twitter është shprehur "e pikëlluar" që Festivali “Sunny Hill”, nuk do të mbahet në Prishtinë ndërkohë ka kritikur qeverinë pasi nuk siguroi që festivali të mbahej në vend. 

"Më vjen shumë keq kur shoh që Festivali #SunnyHill nuk do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është një gabim strategjik pasi sjell njerëzit në #Kosovë dhe promovon rininë e saj. Qeveria e Kosovës duhet të kishte siguruar që @sunnyhill2022 të zhvillohet në Prishtinë dhe shpresoj se do të kthehet atje."-th ajo. 

“Sunny Hill” u zhvendos në Tiranë për shkak të zvarritjes për dhënien e pronës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

1 VITE ME PARE

"Sunny Hill” vjen në Tiranë, MAPL: Donin 17 ha truall, ishte tokë bujqësore

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Elbert Krasniqi

KOSOVË- Anulimi i mbajtjes së festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë ka nxitur reagime e institucionet në Kosovë. Më 10 maj, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte votuar që “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vite.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka sqaruar arsyet se përse festivali u anulua dhe u zhvendos për tu zhvilluar në Tiranë. Ministri Elbert Krasniqi theksoi gjithashtu se nuk bëhet fjalë për anulim nga ana e ministrisë por trualli 17-hektarësh i përkiste një toke bujqësore. Në letër është përmendur se ka pasur reagime të shumta edhe nga organizata të shoqërisë civile.

Themeluesi dhe organizatori i “SunnyHill”, Dukagjin Lipa e ka publikuar letrën qe ia ka dërguar institucioneve ndërkohë ka shprehur keqardhjen se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL.

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Letër zyrtare nga Ministria

Sqarim lidhur me procesin e vlerësimit të vendimit lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale “The Sunny Hill” Prishtinë, 14 qershor 2022

Lidhur me dhënien e pronës komunale në shfrytëzim sqarojmë se, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nga momenti i parë ka trajtuar me kujdes maksimal Vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien afatgjatë të pronës komunale në shfrytëzim. Po ashtu njoftojmë opinionin publik se MAPL nuk e ka anuluar apo rikthyer në rishqyrtim këtë vendim, por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungojnë.
Nisur nga fakti se institucionet lokale janë konstituar me vonesë për shkak të procesit zgjedhor, MAPL në fillim të këtij viti ju ka mundësuar të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe Prishtinën, shpalljen e listës së pronave që do të jepnin në shfrytëzim deri me 31 mars 2022. Në anën tjetër, vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për “The Sunny Hill”, me procedurat e negocimit të Kryetarit të Komunës, është aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës me 10.05.2022, ndërsa për shqyrtim të ligjshmërisë në Ministri është pranuar me datë 16.05.2022.
Anipse lënda nuk ka qenë e kompletuar, duke vlerësuar edhe rëndësinë e një veprimtarie të tillë, MAPL në përputhje me kompetencat sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave ka kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës me theks të veçantë për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, sa ishte kërkuar në shfrytëzim, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore. Përveç kësaj lënda kishte disa dokumente esenciale që mungonin në aplikacion për të cilat kërkuam po ashtu sqarime shtesë:
a) Projekti i paraqitur nga investitori dhe plani dinamik i realizimit të investimit;
b) qarkullimin bankar për vitin paraprak, ashtu siç është paraparë me nenin 23 të Rregullores (qrk) nr. 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.
Duam po ashtu të theksojmë se për këtë akt dhe mënyrën e dhënies së pronës në shfrytëzim për 99 vite ne kemi pranuar reagime edhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat kanë tërhequr vërejtjen pikërisht për mënyrën se si ishte proceduar me këtë proces. Megjithatë ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar të trajtojmë me interes dhe seriozitet aktin në fjalë. Aktualisht Ministria jonë është në pritje të përgjigjes në pyetjet që i kemi dërguar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.
Duke e ditur rëndësinë e cilitdo investim madhor dhe nevojës për projekte serioze dhe gjithnjë përmes procedurave siç parashohin ligjet dhe rregulloret, por edhe në përputhje me interesin dhe mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike ju njoftojmë se jemi në proces të shqyrtimit të këtij akti dhe se nuk bëhet fjalë për anulim nga ana e ministrisë.

1 VITE ME PARE

17 ha tokë për festivalin Sunny Hill, ministri akuzon babain e Dua Lipës për presion

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,

TIRANË- Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka akuzuar themeluesin e Festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, për presion mbi çështjen e lëshimit të lejes për pronë në Bërnicë të Poshtme. Bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim të një parcele prej 17 hektarësh për 99 vite.

Sipas ministrit nuk është e drejtë që t'i kërkohet vendimmarrje e shpejtë për Sunny Hill, dhe pas një kohe të shkurtë të shfaqet njoftimi se organizimi ka ndryshuar vendndodhje. Sipas ministrit ky lloj vendimi nuk lë kohë të mjaftueshme për t'u siguruar që vendimet institucionale do të ofrojnë mbrojtje të plotë të interesit publik. 

“Motivi dhe angazhimi ynë institucional ka qenë i plotë, gjithnjë me synimin e përbashkët që Sunny Hill edhe sivjet të përçojë nëpër botë imazhe pozitive nga vendi ynë. Por, çka kemi me kursim në Kosovë, është toka. Nuk e ka të drejtën as kjo qeveri e as ndonjë qeveri tjetër, ta përdorë territorin e Kosovës pa i peshuar mirë kostot, përfitimet, pasojat, kohëzgjatjet në të cilat jepet në përdorim një tokë. Procesi i vendimmarrjes kërkon kohë për të qenë i plotë dhe për të mos qenë i gabuar apo abuziv. Nuk është e drejtë t’i dërgohet letër qeverisë ku t’i kërkohet vendimmarrje e shpejtë për Sunny Hill, dhe pas një kohe të shkurtë të shfaqet njoftimi se organizimi paska ndryshuar vendndodhje. Ky lloj presioni nuk lë kohë të mjaftueshme për t'u siguruar që vendimet institucionale do të ofrojnë mbrojtje të plotë të interesit publik, madje nuk lë kohë të shikohen as aspektet ligjore"-tha ai.  

Ndërkohë shtoi se nuk do të lejojë që figura e Dua Lipës të keqpërdoret nga debatet politike pasi është një artiste që ka bërë shumë për Kosovën.

"E presim sa më shpejt në Kosovën e saj edhe Dua Lipën me dashuri e respekt të madh. Ajo ka kontribuar si artiste e si shqiptare në imazhin tonë ndërkombëtar. Asnjëherë nuk do të lejojmë që figura e saj të keqpërdoret apo të zbehet nga debate të politikës apo biznesit,"-tha ai. 

1 VITE ME PARE

Acarohet Vesa Luma: Ne s'e meritojmë as Duan, as Dukagjinin dhe as "Sunny Hill"

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Vesa Luma

TIRANË- Këngëtarja, Vesa Luma, ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” në Tiranë. Përmes një postimi në Instagram ajo ka thënë se Dua Lipa është një nga thesaret pasi ka bërë shumë për promovimin e Kosovës.

"Dua është thesar! Në vend se me ja falë tokën (dhe jo vetëm aq) për vendin që aq shumë e ka promovuar..i mohohet! Ne nuk e meritojmë as Duan as Dukagjin Lipën as një festival si Sunny Hill”-ka shkruar ajo.

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Postimi i Vesa Lumës

Sipas saj, Shqipëria e meriton këtë pasi gjithmonë i ka mirëpritur dhe vlersuar artistët nga Kosova pa bërë dallime.

"Për Tiranën mund të thoni çfarë të doni tani, bingo për rastin, edhe e ka hallall Shqipëria gjithmonë ka ditur t’i vlerësoj artistët dhe i ka pranuar me zemër të hapur, përderisa në Kosovë janë marrë paraprakisht me inate personale. Dorën në zemër”-tha ajo.

Festivali 'Sunny Hill', për herë të parë është mbajtur në vitin 2016 dhe në katër edicionet e tij, festivali ishte zhvilluar me lokacion në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, me një kapacitet prej 20 mijë pjesëmarrësish. Por tani, 'Sunny Hill', do të organizohet në Tiranë.

1 VITE ME PARE

Sunny Hill u zhvendos në Tiranë, zbulohet se ku do organizohet aktiviteti 3-ditor

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Sunny Hill

TIRANË- Në liqenin Artificial të Tiranës, do të zhvillohet aktiviteti 'Sunny Hill' në Tiranë. Gazeta Express raporton se kjo është zona në të cilën të rinjtë e të rejat nga Shqipëria, Kosova e më tej do të ndjekin nga afër koncertin e organizuar nga familja e këngëtares së njohur Dua Lipa. 

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

Deputetja e PDK-së: Të refuzosh Dua Lipën, i ke thënë JO promovimit të Kosovës

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Ariana Shoshi

KOSOVË- Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas anulimit të Sunny Hill dhe mbajtjes së festivalit në Tiranë. Ajo ka thënë se kushdo që refuzon Dua Lipën është sikur t’i thuash jo promovimit të Kosovës.

REAGIMI I SAJ I PLOTË:

Më shumë e ka përfaqësu  Dua se Vjosa, Albini e Donika bashkë!Dua Lipa nuk ka nevojë për prezantim e as promovim,  pra e zgjodhi Kosovën për Kosovën jo për veti. Shumë të rinj e të reja në botë e dijn ku është Kosova në hartë falë Duas. Pra, me i thanë JO, Dua Lipës, i ke thanë Jo promovimit të Kosovës e në veçanti ke penguar zhvillimin e diplomacisë kulturore për të cilën, sot, ka shumë nevojë! Andaj,Dukagjin Lipa , me vjen keq që gëzimi i madh për ndryshim është shnëdrruar në zhgënjim!

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

Sunny Hill në Tiranë, Besa Foundation: Gjithçka e orkestruar, e planifikuar para një viti (Foto-krahasimet)

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Foto Ilustruese

KOSOVË- Besa Foundation ka hedhur dyshime se transferimi i Sunny Hill Festival nga Prishtina në Tiranë është planifikuar prej kohësh dhe se reagimet e bëra sot, nuk kanë qenë gjë tjetër, veçse një skenar. Në një postim në Facebook, fondacioni publikon fotot e postimeve dhe shkruan se vetëm një orë pasi Dukagjin Lipa ka dhënë lajmin për transferimin e festivalit, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke postuar edhe logon e festivalit. Kjo, sipas fondacionit tregon se gjërat kanë qenë të planifikuara më herët, pasi logoja nuk është realizuar në orën e fundit. Në postim ka bashkëngjitur dhe një foto të babait të Dua Lipës, i cili shfaqet krah kryebashkiakut Erion Veliaj një vit më parë dhe paralajmëron gjëra të reja. Mos e kishte fjalën për këtë festival?

Postimi i plotë:

„Nese ik dhe nuk kthehet, kurr nuk ka qene i yti“ Sa per korrektesi; Te gjithe kishim deshiru me u mbajte Festivali I Duas ne Prshtine, pa asnje dyshim.  Mirpo shikoni postimet, 1 ore pasi Dukagjini poston lajmin per mosmbajtjen e Festivalit, del Edi Rama me postim me Logo te Festivalit.  Shihe Foton.  Nuk ka shanse qe per 1 ore i gjithe mekanizmi i Marketingut te jete vene ne Levizje.  Gjithqka duket te jete e orkestruar. Edhe shteti i ka rregullat e veta, qe duhet te respektohen nga te gjithe, edhe nga Dukagjini.  Ne fillim ky Festival u mbajt ne lloqin e Germise P.S.  „Nuk eshte gjithqka dukat, qka vizllon“ Me 12.06.2021- para 1 viti gatujke Erjon velija me Dugin diqka po nuk e kemi dite se qka! Shihe postimin

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

Sunny Hill në Tiranë, Robelli: Lipa të mos bëjë moral se s'ka organizatë humanitare, ku shkojnë 70% e fitimeve?

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Enver Robelli

ZVICËR- Gazetari Enver Robelli ka reaguar për zhvendosjen e Festivalit Sunny Hill në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Robelli ka bërë publike disa nga kushtet që ishin vendosur në kontratën për marrjen e 17 hektarë tokë në Prishtinë dhe shfrytëzimin e saj për 99 vite. Por në lidhje me këtë kontratë, Robelli shkruan se duhet bërë debat më i gjerë publik, pasi Sunny Hill është një firmë private e Dukagjin Lipës dhe jo një organizatë joqeveritare. Ai këtë zhvendosje e ka cilësuar si mungesë respekti ndaj qytetarëve të Kosovës dhe atyre që tashmë kanë blerë biletat për ta ndjekur. Ndërkohë që në shkrimin e tij, Robelli ka cituar një pjesë nga një intervistë e Dukagjin Lipës në vitin 2020, në të cilën kishte shprehur dëshirën për sjelljen e këtij festivali në Shqipëri. 

Postimi i Plotë: 

Personi privat Dukagjin Lipa ka themeluar një firmë private. Firma e tij private po i kërkon shtetit të Kosovës që t’ia jap 17 hektarë tokë nga prona publike. Këtë tokë ai e kërkon për shfrytëzim për 99 vjet! Në këtë tokë ai thotë se do të organizojë festivalin «Sunny Hill». Njëkohësisht ai i numëron kushtet e tij: në këtë hapësirë prej 17 hektarësh për 99 vjet ndalohen festivale që i bëjnë konkurrencë «Sunny Hill», lejohen vetëm koncerte të organizuara nga komuna e Prishtinës me maksimum 3000 pjesëmarrës, por për këto ngjarje kulturore komuna nuk ka të drejtë të shes bileta. Lejohen vetëm koncerte të muzikës klasike dhe xhaz. Në kontratë thuhet se 30 për qind e përfitimit nga këto aktivitete të organizuara nga komuna e Prishtinës i takojnë komunës së Prishtinës. E pjesa tjetër - 70 për qind e të hyrave - kujt i takon? Para çdo përdorimi të hapësirës komuna e Prishtinës duhet të kontaktojë firmën «Sunny Hill» për të «pranuar pronën». Këtë kontratë e kanë nënshkruar Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, dhe Alban Kastrati nga firma «Sunny Hill».

Nëse qytetarët e Prishtinës janë dakord me këtë kontratë, atëherë urime të gjithëve. Nuk ka asnjë problem. Por për këtë do të duhej një debat pak më i gjerë publik. Interesante është kjo: pse «Sunny Hill» është firmë private e Dukagjin Lipës dhe jo organizatë joqeveritare? Meqë, siç po pretendohet, merret edhe me promovimin e Kosovës. Pelegrinazhi në Tiranë kur festivali tashmë është paralajmëruar se do të mbahet në Prishtinë është edhe një mungesë respekti ndaj adhuruesve të muzikës dhe sidomos atyre që tashmë mund të kenë blerë biletat duke llogaritur se festivali mbahet në Prishtinë. Se diçka po zihej lidhur me ikjen e festivalit në Tiranë, ka qenë evidente qëmoti (përtej pushimeve të përbashkëta të familjes Rama dhe familjes Lipa në jug të Shqipërisë). Që në vitin 2020 babai i Dua Lipës kishte thënë në një intervistë me Adi Krastën: «Për vitin 2021, do të bëjmë tri ditë në Kosovë dhe dy ose tri net do t’i bëjmë në Shqipëri. Do ta vazhdojmë festivalin edhe në bregdet. Shpresojmë të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Qëllimi kryesor është promovimi i vendit.» Krejt kjo rrëmujë, natyrisht, nuk e shfajëson pushtetin komunal dhe qeverinë e Kosovës për mosarritjen e një zgjidhjeje qoftë edhe të përkohshme për festivalin derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare. Por në këtë tollovi nuk mund të shes moral as Dukagjin Lipa, sepse firma e tij nuk ka mision vetëm humanitar në Prishtinë. Por ndoshta atij nuk do t’i mungojë suksesi në Tiranë dhe ndoshta nuk i mungon as publiku i Kosovës.

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

Sunny Hill përplas politikën në Kosovë/ Mazhoranca: Kërkuam dokumente. Opozita: Qeveria s'e duron dot Dua Lipën

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Sunny Hill

KOSOVË- Reagime të shumta kanë ardhur si nga Qeveria po ashtu edhe nga Opozita në Kosovë për zhvendosjen e Festivalit 'Sunny Hill' në Tiranë. Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal me anë të një njoftimi për mediat ka deklaruar se veprimi për dhënien e 17 hektarëve tokë për 99 vite nuk është kompletuar pasi janë kërkuar dokumente shtesë dhe sqarime mbi këtë veprim. Ndërkohë që opozitarët kanë fajësuar qeverinë Kurti për këtë zhvendosje të festivalit. Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Kurti i ka dhënë goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë. Deputeti i LDK, Besian Mustafa nga ana tjetër ka deklaruar se prirjet ideologjike të partisë në pushtet nuk e durojnë dot muzikën e Dua Lipës.

Reagimi i Mazhorancës:

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka dalë me një sqarim lidhur me zhvendosjen e Festivalit Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë. Vonesat nga kjo ministri u konsideruan si arsyeja kryesore e largimit të festivalit këtë vit, teksa komuna ka thënë se e ka bërë të pamundurën që të mos e humbasë organizimin. MAPL në reagim thotë se ka kërkuar dokumente shtesë dhe sqarime për dhënien afatgjatë të pronës komunale në shfrytëzim.

Njoftimi i Plotë:

Nisur nga fakti se institucionet lokale janë konstatuar me vonesë për shkak të procesit zgjedhor, MAPL në fillim të këtij viti ju ka mundësuar të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe Prishtinën, shpalljen e listës së pronave që do të jepnin në shfrytëzim deri me 31 mars 2022. Në anën tjetër, vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për “The Sunny Hill”, me procedurat e negocimit të Kryetarit të Komunës, është aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës me 10.05.2022, ndërsa për shqyrtim të ligjshmërisë në Ministri është pranuar me datë 16.05.2022. Ani pse lënda nuk ka qenë e kompletuar, duke vlerësuar edhe rëndësinë e një veprimtarie të tillë, MAPL në përputhje me kompetencat sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave ka kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës me theks të veçantë për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, sa ishte kërkuar në shfrytëzim, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore. Përveç kësaj lënda kishte disa dokumente esenciale që mungonin në aplikacion për të cilat kërkuam po ashtu sqarime shtesë:

a) Projekti i paraqitur nga investitori dhe plani dinamik i realizimit të investimit;

b) qarkullimin bankar për vitin paraprak, ashtu siç është paraparë me nenin 23 të Rregullores (qrk) nr. 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

Duam po ashtu të theksojmë se për këtë akt dhe mënyrën e dhënies së pronës në shfrytëzim për 99 vite ne kemi pranuar reagime edhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat kanë tërhequr vërejtjen pikërisht për mënyrën se si ishte proceduar me këtë proces. Megjithatë ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar të trajtojmë me interes dhe seriozitet aktin në fjalë. Aktualisht Ministria jonë është në pritje të përgjigjes në pyetjet që i kemi dërguar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama. Duke e ditur rëndësinë e cilitdo investim madhor dhe nevojës për projekte serioze dhe gjithnjë përmes procedurave siç parashohin ligjet dhe rregulloret, por edhe në përputhje me interesin dhe mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike ju njoftojmë se jemi në proces të shqyrtimit të këtij akti dhe se nuk bëhet fjalë për anulim nga ana e ministrisë.

Reagimi i Opozitës:

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë. Abdixhiku ka fajësuar qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij, i dha goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë e Kosovë. Ai thotë se qeveria doli kundër vendimit të qeverisjes së LDK’së në kryeqytet për mbajtjen e këtij festivali.

Postimi i Abdixhikut:

Kjo Qeveri nuk di të krijojë e ndërtojë, por ajo nuk i lejon as të tjerët të krijojnë e ndërtojnë. Sot, refuzimi paranoik i pushtetit të Kurtit i dha goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë e Kosovë. Detyrimi për largim i festivalit “Sunny Hill”, ngjarjes që vendoste Kosovën në hartën kulturore botërore, është skandal i pariparueshëm për vendin tonë. Largimi i shtëpisë verore të artistëve më me nam në botë, është shuarje e mundësisë për të rinjtë e të rejat tona që megjithatë afër vetes kishin një ngjarje që shumë shtete do ta donin. Shteti ynë paranoik këtë ngjarje nuk e do. Ata bënë çmos të refuzojnë vendimin e qeverisjes së LDK-së në asamblenë e kryeqytetit për të mbajtur një ngjarje si kjo në Kosovë përherë. Kjo politikë paranoike, është vazhdimësi e zymtësisë politike që popullistët e pushtetit në çdo hap të tyre po e prodhojnë. Këtë Kosovë të shpërfytyruar të tyre, qytetarët tanë nuk e meritojnë.

Ndërsa deputeti i LDK, Besian Mustafa e ka ndërlidhur zhvendosjen në Tiranë të Festivali “Sunny Hill” me prirjet ideologjike të partisë në pushtet, që sipas tij, nuk e durojnë muzikën e Dua Lipës.

“O’ nuk e duron Marksizëm-Leninizmi muzikën e Dua Lipës!  Nuk durojnë socialistët e shampanjës, komunistët e kaviarit, multi-milionerët e proletariatit, formë arti që nuk kontrollohet nga Shteti-Dado i tyre. Hani buk’ e bunkera bre…”, ka shkruar ai.

Ndërkohë që nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili e ka cilësuar si “përzënje” largimin e Festivalit Sunny Hill nga Prishtina. Ismaili në Facebook shkruan se festivali që mban emrin e lagjes “Bregu i Diellit” nuk u lejua të mbahet në Prishtinë.

“E dhimbshme, e pabesueshme përzanja e Sunny Hill Festival nga Prishtina. Festivali që mban emrin e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, lagjen e Dua Lipa-s, nuk u lejua të mbahet në Prishtinë. Faji dihet, nuk është jetim. Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin sot ja mbylli derën pa asnjë hezitim të vetmit festival që mbledh rininë dhe sjell të gjithë botën në Prishtinë. Për më tepër, e konsiderojnë fitore dhe gëzim. Marre”, shkruan ai.

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

Sunny Hill në Tiranë, VV: Rama e vodhi, garë e pistë e predatore kundër Kosovës

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,

KOSOVË- Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi ka reaguar për zhvendosjen e Festivalit Sunny Hill në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Zaimi shkruan se kjo është një sjellje predatore e qeverisë Rama. Zaimi ka shtuar se Qeveria Rama me këtë veprim ka dhënë mesazhin se Qeveria e Kosovës sa herë të negociojë me bizneset nuk do të ketë përball vetëm kompanitë por edhe Ramën.

“Nuk është lajm fakti se Dukagjin Lipa i publikoi datat e organizimit në Tiranë vetëm pak minuta pasi i dërgoi letër Qeverisë së Kosovës. Pra nuk është lajm që letra e tij në fakt s’u shkrua për të pritur përgjigjen. Por lajm është sjellja predatore e Qeverisë Rama. Po jepet mesazhi se tash e tutje, sa herë që Qeveria e Kosovës negocion me ndonjë biznes për të gjetur ekuilibrin mes interesave publike e private, përballë nuk do të ketë thjesht kompanitë private, por edhe Ramën. Shumë keq, sepse po nisi një “garë” e tillë mes Shqipërisë dhe Kosovës, do të fitojë veç kapitali privat dhe politikanët e blerë prej tij. Kjo “garë” do ta lërë krejt të shkatërruar interesin publik. Nuk do të duhej Qeveria e Shqipërisë të niste një “garë” të pistë e predatore kundër Kosovës. 

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

Vila në Jug, pushime e darka! Si Rama e Veliaj ‘joshën’ familjen Lipa, bota me sytë nga Tirana

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Familjet Lipa e Rama në Jug

TIRANË- Për 3 netë me radhë “Sunny Hill Festival” do e kthejë Tiranën në kryqendrën e Europës, duke sjellë vëmendjen e të gjitha mediave të huaja tek kryeqyteti shqiptar. Kjo, pas prishjes së marrëveshjes së themeluesit të festivalit, Dukagjin Lipa me qeverinë e Kosovës e kryebashkiakun e Prishtnës, Përparim Rama. Këtë vit do të vijnë edhe emra të mëdhenj si Mahmood, Kamal, Dj Diplo, Skepta, Madona e shumë të tjerë.

Por a është ky një vendim i momentit të fundit? A erdhi vendimi i Dukagjin Lipës pas zvarritjes së proçedurave nga Prishtina apo ishte e planifikuar? Dhe nga kush?

Ylli i skenave botërore Dua Lipa, ndryshe nga vitet e mëparshme i kaloi pushimet e verës së vitit 2021 në Shqipëri. Ajo u pa krah familjes së kryeministrit Edi Rama në Jug të Shqipërisë, por nuk mungoi as takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj. Fotot e Duas krah Zahos e Gregut, dy djemve të kryeministrit Rama treguar se dy familjet ishin afruar e miqësuar mjaftueshëm. Madje në media u përhap dhe lajmi që Dua Lipa do të bëhej me vilë në Jug të Shqipërisë. Gazetarja Klotilda Harka thoshte një vit më parë se Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale, kundrejt nj reklamimi.

“Nuk ishte kaq surprizë, në fakt, sepse që verën e kaluar kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar. Siç duket, një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve. I kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën, sepse normalisht që edhe të huajt do ta shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm. Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtet një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug,”- thoshte gazetarja Klotilda Harka.

Por ky reklamim u kthye në një dhuratë për Tiranën….

Sot, qeveria shqiptare dhe bashkia Tiranë kanë arritur që familjen Lipa ta sjellin sërish në Tiranë. Dhe këtë herë, bashkë me frytet e Sunny Hill Festival dhe yjet e skenës botërore që pritet të marrin pjesë në fillim të muajit gusht, nga data 4 deri në 7.

Dukagjin Lipa e kishte paralajmëruar

Në vitin 2020, në një prononcim për “A Shoë” me Adi Krastën, Lipa foli për një ndarje të Sunny Hill mes Prishtinës dhe Tiranës.

“Për vitin 2021, do të bëjmë tri ditë në Kosovë dhe dy ose tri netë do t’i bëjmë në Shqipëri. Do ta vazhdojmë festivalin edhe në bregdet. Shpresojmë të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Qëllimi kryesor është promovimi i vendit. Nuk e di sa e keni parë, por përmes festivalit kemi dalë me lajme pozitive në The New York Times, The Guardian, The Economist.”

Dukagjin Lipa, për të tretin vit ishte në pritje për përgjigje përfundimtare për dhënien e një hapësire në shfrytëzim të platformës së festivalit. Ai kërkonte 17 hektarë truall në Prishtinë për 99 vite. Por, qeveria i zvarriti procedurat dhe duke mos pasur një dakortësi me Prishtinën, Lipa lajmëroi përmes një letre, largimin drejt Tiranës.

“Jam i detyruar, por shpresoj të kthehemi në Prishtinë”- shkruante Dukagjin Lipa.

1 VITE ME PARE

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj: Ejani nga 4 -7 gusht, kush nuk vjen dot, do i rimbursojmë biletën

 

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Dua Lipa dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për zhvendosjen e festivalit Sunny Hill në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se të gjithë ata persona nga Kosova që kanë biletat dhe nuk vijnë dot, do të rimbursohen.

E njëjta datë, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhje e ndryshme! Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë. Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Rimbursimi do të realizohet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

LETRA E PLOTË/ Dukagjin Lipa i shkruan qeverisë pas dështimit të Sunny Hill Festival: E politizuat

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Dua dhe Dukagjin Lipa

KOSOVË- Dukagjin Lipa, organizator dhe themelues i Sunny Hill Festival ka publikuar një letër në Facebook të cilën ia ka adresuar Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, Ministrave Elbert Krasniqi dhe Hajrullah Çeku, Donika Gërvalla dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në letër, Lipa sqaron se festivali është politizuar dhe se ai pas një pritjeje të gjatë ka marrë vendimin që të largohet nga Prishtina për ta mbajtur atë në Tiranë. Gjithsesi, babai i Dua Lipës shton se pret të kthehet sërish në Prishtinë.

Më poshtë letra e Dukagjin Lipës:

Të dashur miq,

Kjo është letra të cilën e kam shkruar me veshtirësi të madhe e me shumë zemër të rëndë por dërgesa e së njejtës ka qenë e paevitueshme. Pas pritjeve, tentimeve, lutjeve e kërkesave, pas votimeve unanime dhe atyre të plotfuqishme prap e gjetem veten peng i politikbërjës në kurriz të festivalit dhe të rinjëve të Kosovës. Vendimi ishte i vështire por i domosdoshëm. Presim ditë më të mira e rikthim sa më të shpejtë në Prishtinë.

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,

Të nderuar ministra Krasniqi dhe Çeku,

E nderuara ministre Gërvalla-Schëarz,

I nderuari Kryetar i Prishtinës, zt. Përparim Rama,

Me anë të këtij njoftimi, me keqardhje dhe dëshpërim të madh, ju lajmërojmë se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL, edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill nuk do të mund të mbahet në Prishtinë.

Edhe pse jemi duke hyrë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimtare dhe finalizim të procesit për përcaktimin dhe dhënien e një hapësirë në shfrytëzim për masovizim të platformës së festivalit, për të krijuar një ekosistem të gjerë përfitues për interesat strategjike të shtetit tonë në mbarë botën, gjithë kjo kohë ka qenë e pamjaftueshme për institucionet relevante për marrjen e një vendimi përfundimtar, i cili do t’ia lejonte festivalit Sunny Hill përgatitjet e domosdoshme për mbajtjen e një edicioni dinjitoz në Prishtinë.

Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asamblistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë.

Sa për sqarim, kërkesa identike, në fund të mandatit të kaluar komunal ishte votuar PRO unanimisht nga të gjithë asamblistët pa dallim partiak, por tani është rikthyer për plotësim, meqë ish-Kryetari Ahmeti nuk e kishte përgatitur dokumentacionin në formën e duhur.

Tani, kërkesa e njëjtë, edhe pse tërësisht e plotësuar sipas ligjit dhe konform kritereve të MAPL, u shndërrua në betejë politike mes partive në Kuvend Komunal, në kurriz të festivalit dhe dobisë që i njëjti e krijon për imazhin e shtetit dhe vlerave që ne si shoqëri i përfaqësojmë, përfshi edhe efektin direkt dhe zingjiror që festivali e krijon për ekonominë e kryeqytetit por edhe jehonën pozitive në mbarë botën, e cila në këtë periudhë është esenciale për vendin tonë.

Nevoja për fitore të vogla politike nga ana e asamblistëve komunal, fatkeqësisht mbeti mbi interesin e shtetit dhe mundësinë për rritjen e një platforme të rëndësishme të diplomacisë kulturore dhe turizmit kulturor.

Në letrën dërguar tek MAPL, Sunny Hill Festival ka treguar se nuk ka nevojë për pronë publike për 99 vjet. Ne nuk kemi nevojë për tokën e shtetit, por Prishtina ka nevojë për hapësirë e cila i plotëson kushtet e kërkuara nga performues të rangut botëror dhe Festivali ka nevojë për shtëpi të përhershme në qytetin e tij.

Meqë Prishtina nuk e ka një hapësire të tillë, ne kemi shprehur gatishmërinë që hapësirën e ndarë nga Komuna e Prishtinës, (tokë djerrinë dhe e pa përdorshme sot) të kthejmë në një PARK PUBLIK, të qasshëm për të gjithë qytetarët, para dhe pas përdorimit për nevojat e festivalit dhe nën mbikëqyrjen e organizatës Sunny Hill.

Sunny Hill sjell disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, krijon publicitet masiv për vendin tonë në tërë botën (vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit  është llogaritur në vlerën prej 23 milionë eurove si dobi direkte për imazhin e shtetit), ka sjell deri në 10 (dhjetë) milionë euro për ekonominë e kryeqytetit, si dhe promovon vlerat më të mira të kulturës, muzikës dhe rinisë tonë nëpër botë. Për më shumë, me dhjetëra mijëra njerëz ose mbi 50 për qind të pjesëmarrësve në Sunny Hill Festival në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës.

Në çdo edicion të Sunny Hill Festival, të rinjtë tanë bashkë me moshatarët e tyre nga vende të ndryshme të botës vijnë në Prishtinë për të parë artistët e tyre të preferuar duke performuar në skenën më të madhe të muzikës në vendin tonë.

Efekti social, kulturor dhe ekonomik i festivalit është i pamohueshëm. Aq më shumë kur dihet madhësia e diasporës tonë nëpër botë dhe nevoja që ne si shtet dhe shoqëri kemi t’i krijojmë rinisë tonë jashtë vendit arsye shtesë për ta vizituar vendlindjen e tyre në baza të rregullta vjetore.

Ne kujdesemi që në çdo edicion, Sunny Hill të bëhet lajm pozitiv në mediat më relevante të botës (përfshirë shumë shtete të cilat ende nuk e kanë njohur shtetësinë e saj), dhe që nga edicioni i tij i parë festivali ynë është bërë sinonim i përpjekjeve perëndimore të Kosovës dhe demografisë së saj të re, si vlerë shumë domethënëse me të cilën përfaqësohemi ndërkombëtarisht.

Me Sunny Hill Festival, në Prishtinë krijohet një moment i ri kulturor, ku shteti më i ri në Evropë sjell emrat më të njohur të muzikës së kohës sonë, në kryeqytetin më të izoluar në Evropë.

Prishtina ishte nikoqire e disa prej emrave më të mëdhenj botëror të muzikës, duke përfshirë Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson, dhe dhjetëra artistë të huaj e vendorë të cilët bëhen bashkë, krijojnë sinergji dhe e bëjnë të mundur që Kosova të bëhet trend ditor global në dhjetëra shtete të ndryshme të botës.

Shteti ynë, Prishtina si kryeqytet dhe rinia e Kosovës, deri më tani janë shfaqur mbi 500 milionë herë gjithsejt në kanale digjitale, tek audiencat ndërkombëtare përmes Sunny Hill. Vetëm në edicionin e kaluar, janë publikuar mbi 557 artikuj pozitiv në mediat ndërkombëtare, përfshi edhe televizionet e ndryshme nacionale amerikane, të cilat shikohen nga qindra miliona njerëz në ditë në gjithë botën.

Në anën tjetër, në aspektin ekonomik bizneset e vogla dhe të mesme vendore prezantohen  para një audience masive e cila ka kërkesë të jashtëzakonshme për konsumin e produkteve të tyre, dhe eksperiencë të re të konsumit vendor. Hotelet dhe bujtinat private plotësojnë 100 për qind të kapacitetit të tyre të dhomave dhe shërbimeve tjera të ofruara ndaj mysafirëve të cilët vijnë në Prishtinë dhe qytetet tjera përreth.

Meqenëse muzika i kapërcen krejt kufijtë, ne synojmë që vazhdimisht të ftojmë muzicientë dhe interpretues të njohur botërorë në Prishtinë, për të përmirësuar shkëmbimet dhe rrjetet ndërkulturore me artistët lokal. Aktivitetet kulturore të Kosovës rriten me festivalin, pasi artistët vendas shkëmbejnë kontakte me muzikantë e producentë të famshëm botëror, dhe krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi dhe depërtimi në skenat e mëdha të muzikës botërore. 

Angazhimi i grupeve të pakicave si dhe i njerëzve me prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të larmishëm dhe gjithëpërfshirës. Në Sunny Hill Festival promovohen vlerat demokratike, duke qenë se vetë karakteri i festivalit po forcon demokratizimin e vendit përmes fuqisë së muzikës, kulturës dhe artit.

Misioni ynë është të evoluojmë më tej festivalin tonë, ta masivizojmë atë, në mënyrë që të bëhet simboli më i mirë përfaqësues i rinisë dhe kulturës së Kosovës, duke ri-modeluar imazhin e vendit tonë dhe vlerave që ne përfaqësojmë si shoqëri, dhe duke e bërë Prishtinën dhe Kosovën një ndër destinacionet kryesore në Evropë për muzikën moderne.

Qëllimi ynë është që të krijojmë një efekt pozitiv në shoqëri, duke shtuar vlerë të shumëfishtë përmes numrit të madh të vizitorëve, të rrisim të ardhurat në ekonominë e vendit si dhe aktivitetet turistike, nga të cilat shteti ynë, shoqëria jonë dhe bizneset vendase përfitojnë drejtpërdrejt.

Si platformë e madhe, e me ngritje të jashtëzakonshme, ne besojmë fuqishëm se misioni ynë është në përputhje të plotë me objektivat e institucioneve që ju drejtoni, prandaj kërkojmë mbështetjen e të gjitha institucioneve relevante të Republikës së Kosovës për finalizimin sa më të shpejtë të procesit të dhënies së hapësirës në shfrytëzim, në mënyrë që Sunny Hill Festival 2023 në vitin e ardhshëm të vazhdojë të mbahet edhe në Prishtinë, qytet të cilit edhe i takon.

Si ngjarje e veçantë, Sunny Hill Festival i sjell Kosovës më tepër vëmendje, publicitet masiv dhe vlerë të matshme pozitive nga të gjitha anët e botës se sa çdo projekt tjetër privat apo shtetëror që ndodh në Kosovë. Në këtë mes, nuk po llogaris aspak angazhimet e mia dhe të familjes sime për promovimin e shtetit, udhëheqësve të shtetit dhe rinisë dhe vlerave që i kemi.

Mbesim me shpresë që përgjigja jonë merr vëmendjen tuaj, në mënyrë që kredibiliteti i Festivalit dhe kredibiliteti im personal dhe i familjes sime të mos mbes në duart e asamblistëve që për betejat e tyre politike na vendosin në situata të këtilla jashtë çdo logjike te shëndoshë, dhe na sjellin deri tek humbja e mundësisë më të mirë të promovimit, diplomacisë dhe turizmit kulturor që e ka dhe mund ta kishte Kosova për një kohë shumë të gjatë.

Me nderime

Dukagjin Lipa

themelues dhe organizator i Sunny Hill Festival

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

Sunny Hill në Tiranë, Milaim Zeka: Politikë paçavuresh, nuk e dinë ça është vlerësimi

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Milaim Zeka

KOSOVË- Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Zeka shkruan se ky vendim është politikë paçavuresh. Ai gjithashtu ka thënë se Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini, që janë organizatorët e këtij festivali nuk ja kanë iden se çfarë është vlerësimi. 

Postimi i Plotë:

E ndoqem Sanny Hill festivalin nga Prishtina. Po vazhdon rruga e Rankoviqit qe e pat ndjeke per ne Shqiperi kengetarin e madh, Dervish Shaqa. Nje pjese e keni degjuar kengen e tije: Kur ta kthym Kosove Shpinen, e lame bore e gjetem dimer. Klyshte e Rankoviqit, e perzune nga Prishtina Bekim Fehmiun. Ylli me i madh i kinematografise te filmit boteror ne vitete 70-ta. Tirana e nderonte, kur fara rankoviqiste e millosheviane e poshtronte ne Prishtine. Jo pa shkas, po me nje aresye super te madhe, amanetin e fundit e la te ja digjnin kufomen, e hirin e trupit te tije ta hudhnin ne ecjen e lumit te Prizrenit. Mbase lumi do te lante nje pjese te turpit tone kolektiv.

E sot i erdhi radha Dua Lipes, Dukagjinit, dhe jo vetem. Ashtu sikurse dikur Dervishi e Bekimi, do ikin ne Tirane, ne jastekun e kombit shqipetar. Ketu as kembet nuk do t’i lejojne per t’i shtrire. Kjo politike paçavuresh, as qe e din se çka eshte vleresimi per ata qe i vlereson nje bote e tere. Kjo shoqeri din vetem me sha. “Ishalla” ju del ne rruge Bregoviqi ne Korçe, se pastaj te ekzaltohen duke sha. Ta shajne edhe Korçen, kur dehen e behen rrote ( tap) me shlivovice serbe. Eu bre po te namun paskemi qene. Me Albinin e prisnin nje ndryshim. Ndryshimi na erdhi, ama si? Nese politika e kaluar na fuste purrinin nga mbrapa, keta po na fusin edhe para…! Garant e meritojme…!!!

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

Sunny Hill në Tiranë, Buzhala: Ky vend është kthyer në albinistan, do investonin 16 mln euro në atë hapësirë

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Berat Buzhala

KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala ka hedhur akuza mbi qeverinë në Kosovë, e cila për shkak të mosdakortësisë me organizatorët e Sunny Hill Festival, ka bërë që ky festival të largohet nga Prishtinë për tu mbajtur në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Buzhala uron kryebashkiakun Erion Veliaj për arritjen e një marrëveshjeje me organizatorët dhe shkruan se qeveria e Albin Kurtit ka bërë një gabim të madh. Sipas Buzhalës, organizatorët, pjesë e të cilëve është edhe Dua Lipa e babai i saj Dukagjin Lipa nuk kanë pasur kërkesa të mëdha, por kanë dashur që të investojnë miliona euro për të pasur një hapësirë të tyren. Kushti ishte që atë hapësirë të mos e përdornin për aktivitete të tjera.

POSTIMET:

Urime Erion Veliaj, kam nje lutje: A ka mundesi me na kthy Duan ne Prishtine, kur nje dite do ta shohim se cfare gabimi kemi bere me 14 shkurt te vitit 2021?

Ky vend po shnderrohet ne albinistan. Fjala e tij, paranojat e tij, jane ligj per rrethin e tij. Sunny Hill me cdo kusht ka deshte me qendru ne Prishtina. Dua Lipa me cdo kush ka deshte me kendu ne Prishtine. Tjerat jane prralla.

Jo. Keto jane rrena. Keto jane idiotesi. Organizatori ka pase me i investu 6 milion euro ne ate hapesire. Organizatori, me te drejte, ka deshte qe ajo hapesire, ku ata do te investonin, mos me u perdore edhe per defa, edhe per tupana, edhe per Madonen e Coldplay'in.

Sahanlepiresat e Albin Kurtit asnje fjale. Te dashtun miq dhe mikesha, mos u besoni genjeshtrave se gjoja Dukagjin Lipa ka pase kerkesa te medha per kete festival, mos u besoni as genjeshtrave qe kinse organizatoret kane pase plan per me u zhvendose ne Tirane.

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

'Sunny Hill Festival' në Tiranë, reagon Dua Lipa: Përvoja të do jetë e njëjtë

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Dua Lipa
SHBA- Këngëtarja dhe organizatorja e Sunny Hill Festival, Dua Lipa ka reaguar për zhvendosjen e festivalit nga Prishtina në Tiranë. Me anë të një postimi në Instastory, Lipa teksa ka postuar sloganin e festivalit ka shkruar se biletat që janë blerë në Kosovë do të jenë të vlefshme për festivalin që do të mbahet në Tiranë. Ndërkohë që për ata persona që nuk arrijnë do të marrin pjesë në festival, do të bëhet rimbursim i biletës së blerë.

“Data e njëjtë, përvoja të njëjta të mrekullueshme, lokacion i ndryshëm! Sunny Hill Festival do të lëvizë në Tiranë”, shkruan Dua Lipa.

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

Sunny Hill Festival në Tiranë, mediat e Kosovës: Për dy vite e pengoi pandemia, të tretin e përzuri shteti

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Sunny Hill

KOSOVË- “Sunny Hill Festival” do të mbahet në Tiranë këtë vit dhe mediat e Kosovës janë irrituar. Në një shkrim të publikuar në Gazetën Ekspress shkruhet se për dy vite me radhë këtë festival e ka penguar pandemia e Covid-19, ndërsa tashmë, në të tretin vit, e ka ‘përzënë’ qeveria e kryesuar nga Albin Kurti. Kjo pasi, organizatorët e festivalit, ku është e pjesë edhe këngëtarja e njohur Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, janë tërhequr si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit në Prishtinë.

Shkrimi i plotë:

Festivali më i madh në Kosovë “Sunny Hill Festival”, që organizohet në Prishtinë nga viti 2018, nuk do të mbahet sivjet në kryeqytet. Organizatorët e festivalit, ku është e pjesë edhe këngëtarja e njohur Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, janë tërhequr. Gazeta Ekspress ka kuptuar se vendimi erdhi si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit. Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.

Pak më parë kjo u kumtua edhe nga vetë organizatorët në faqen zyrtare të Facebook-ut të festivalit. Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, organizatorët bëjnë me dije se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar, raporton Gazeta Express. Komuna e Prishtinës ishte pajtuar që t’ia japë “Sunny Hill Festival” 17 hektarë tokë në shfrytëzim për 99 vjet në mënyrë që ta mbajë këtë ngjarje në Kosovë. Por procedurat më tej janë zvarritur në Qeveri, gjë që ka bërë që organizatorët e kësaj ngjarjeje të tërhiqen përfundimisht. Festivali ishte paraparë të mbahej nga 4 deri më 7 gusht.

Festivali që nisi së mbajturi në 4 vite më parë, kishte pauzuar gjithashtu edhe në vitet 2020 dhe 2021, si pasojë e pandemisë Covid-19, që përfshiu të gjithë botën. Edicioni i parë i festivalit ishte mbajtur mes 10 dhe 12 gushtit në vitin 2018 në Parkun e Gërmisë. Siç patën thënë organizatorët në atë vit, festivali ishte ndjekur nga më shumë se 18 mijë njerëz. Çmimi i biletave ishte 55 dollarë. Mes performuesve ishte edhe vetë këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjini, me gupin e tij Oda. Edicioni i dytë i festivalit ishte mbajtur në vitin 2019, mes datave 2, 3 dhe 4 gusht, po ashtu në Parkun e Gërmisë. Mes performuesve ishin artistët botërorë Calvin Harris, Gashi, Klangkarussell, Miley Cyrus dhe sërish, vetë Dua Lipa. Dy vitet pasuese, 2020 dhe 2021, festivalit ia mori pandemia, ndërsa në vitin 2022 festivali nuk do të mbahet për shkak të neglizhencës institucionale dhe sipas informacioneve të Gazetës Express tanimë të konfirmuara, festivali “Sunny Hill” do të zhvendoset në Tiranë.

1 VITE ME PARE

"Sunny Hill" vjen në Tiranë, Rama: Javën e parë kemi Dua Lipën

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Dua Lipa

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar i ekzaltuar pasi 'Sunny Hill' do të mbahet në Tiranë këtë vit, pas marrëveshjes që prishi me Prishtinën. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre.

"LAJM I MIRË. Festivali "Sunny Hill" vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S'ka si Tirona jo,"- shkruan Rama krah postimi. 

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës.

Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë.

Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

1 VITE ME PARE

'Zvarritje burokratike', Sunny Hill anulon organizimin në Prishtinë, festivali do të mbahet në Tiranë

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj e Rama ‘hapin krahët’,
Sunny Hill

KOSOVË- Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës.

Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë.

Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

Njoftimi:

Datat e njëjta, përvojat e njëjta, lokacioni i ndryshëm

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga institucionet për të lëshuar lejet e nevojshme për lokacionin), ne detyrohemi të zhvendosemi në Tiranë.

Duam t’ju informojmë të gjithë ata që tashmë kanë bileta, se ato vlejnë për Sunny Hill Festival 2022 – Edicioni në Tiranë, ndërkaq ata që e kanë të pamundur të marrin pjesë në Tiranë, kanë mundësinë që t’i marrin paratë e tyre. (Datat për tërheqje të parave hapen nga 1 gushti deri me 15 gusht). Më shumë detaje dhe instruksione do të jepen ditëve në vazhdim.

Tiranë, po vimë!

Deri më tani, organizatorët nuk kanë zbuluar emra të artistëve vendas apo ndërkombëtarë që pritej të performonin në Prishtinë. Ky është viti i tretë i festivalit ku në dy vitet e para prezente ka qenë Dua Lipa, Miley Cyrius, Gashi etj.

dua lipa sunny hill ne tirane edi rama albin kurti erion veliaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni