Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një tërmet me mangitudë 6.2 të shkallës Rihter ka tronditur ditën e sotme Stambollin dhe Turqinë. • Epiqendra ishte në Detin Marmara, ndërsa lëkundjet e fuqishme janë ndjerë në të gjithë Stambollin dhe komunitetet përreth, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave. • Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya ka njoftuar se të gjitha ekipet janë në gatishmëri dhe të vendosura në terren pas tërmetit të fortë që tronditi vendin. • Bëhet me dije se tërmeti i fuqishëm u pasua nga disa pasgoditje të forta, ndërsa ka shkaktuar panik tek qytetarët. • Këta të fundit kanë braktisur ndërtesat dhe janë grumbulluar në sheshe dhe parqe. • Aktualisht nuk është raportuar ende për asnjë viktima apo dëme kolosale.
4 artikuj për këtë temë.
STAMBOLL- Tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi Stambollin pasditen e së mërkurës dhe pasgoditjet e forta që pasuan kanë shkaktuar shqetësim në Turqi. Gjithashtu sipas mediave të huaja bëhet e ditur se 151 persona kanë mbetur të plagosur, kur gjatë tërmetit të madh janë hedhur nga lartësia.
“Nuk ka pasur humbje në jetë njerëzish. Vazhdon në spitale trajtimi i 151 shtetasve të cilët kanë mbetur të plagosur pasi janë hedhur nga lartësia për shkak të panikut dhe nuk janë në rrezik për jetën”, thuhet në një deklaratë.
Sipas raportimeve Nnuk ka dëme në objektet e banimit në qytet. Po ashtu Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya ka njoftuar se të gjitha ekipet janë në gatishmëri dhe të vendosura në terren pas tërmetit të fortë që tronditi vendin.
The moment a person jumped from the balcony earthquake İstanbul#Deprem #istanbul pic.twitter.com/mka3eJfDb4
— Hussein jafo (@HusseinJafo) April 23, 2025
TURQI- Një tërmet me magnitudë 6.2 rihter ka goditur mesditen e sotme Stambollin Lajmin e njoftoi Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).Tërmeti ka ndodhur në brigjet e Silivrit në Detin Marmara.
Në fakt, tërmeti ndodhi ndërsa një gazetare e CNN Turk ishte në transmetim për emisionin e saj televiziv. Prezantuesja e CNN TURK Meltem Bozbeyoglu shihet në videon që po qarkullon në internet, fillimisht e qetë por pasi lëkundjet shtohen ajo panikoset.
Teksa po fliste ajo përserit herë pas herë që po bie një tërmet i fortë dhe duhet qartë që është e frikësuar. Pak para se të mbyllë transmetimin për të ndarë pamje vande të ndryshme të tërmetit ajo i bën thirrje nënës së saj që ta kontakotjë në ëhatsapp.
STAMBOLL- Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur ditën e sotme Stsambollin. Epiqendra ishte në Detin Marmara, ndërsa ka përfshirë qytetin kryesor turk dhe komunitetet përreth, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya ka njoftuar se të gjitha ekipet janë në gatishmëri dhe të vendosura në terren pas tërmetit të fortë që tronditi vendin. Bëhet me dije se tërmeti i fuqishëm u pasua nga disa pasgoditje të forta, ndërsa ka shkaktuar panik tek qytetarët. Këta të fundit kanë braktisur ndërtesat dhe janë grumbulluar në sheshe dhe parqe.

STAMBOLL- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 është shënuar afër Stambollit ditën e sotme. Ai është shoqëruar me një pasgoditje me magnitudë 5.5 ballë.
Tërmeti, sipas mediave lokale, është ndjerë në provincat përreth si dhe në Stamboll. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale, u shpreh: "Një tërmet me magnitudë 6.2 ka ndodhur në Silivri, në Detin Marmara, në Stamboll. Për tërmetin i cili është ndjerë edhe në krahinat fqinje, AFAD dhe të gjitha ekipet e agjencive tona kompetente kanë nisur hetimet në vend. Uroj shërim sa më të shpejtë qytetarëve tanë që u goditën nga tërmeti. Zoti e ruajtë vendin tonë".
Një tjetër tërmet ka ndodhur më parë, i cili ka tronditur Trakinë lindore mesditën e së mërkurës, duke u ndjerë edhe në zona të Stambollit. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter, në Detin Marmara, në gjysmë të rrugës midis Radestos dhe Stambollit. Siç është njoftuar nga Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 6.9 kilometrash.