LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skënder Hita merr detyrën si Drejtor i Policisë së Shtetit: Siguria juaj është detyrimi ynë më i madh. Lamallari: Luftoni krimin

• Skënder Hita është betuar sot si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. • Në fjalën e tij në ceremoninë e betimit, Hita theksoi se marrja e kësaj detyre të lartë është një përgjegjësi e lartë, ndërsa shtoi se sfidë mbetet përmirësimi i imazhit të institucionit të Policisë së Shtetit. • Hita theksoi se do të punojë për një polici që nuk e imponon autoritetin, por e fiton atë çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë. • Ndërsa Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se përzgjedhja e drejtuesit të ri ka kaluar në disa faza, me qëllim garantimin që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohej një figure të besueshme. • Gjatë fjalës së tij, Lamallari deklaroi se Hita gëzon mbështetjen e plotë të ministrisë dhe qeverisë. • Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së misionit si shërbëtorë publikë dhe lidhi këtë me procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian.

3 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

"Siguria juaj është detyrimi ynë më i madh"/ Skënder Hita betohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Përgjegjësi ndaj qytetarëve

Skënder Hita merr detyrën si Drejtor i Policisë së Shtetit:
Skënder HIta

TIRANË-  Skënder Hita është betuar sot si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij në ceremoninë e betimit, Hita theksoi se marrja e kësaj detyre të lartë është një përgjegjësi e lartë, ndërsa shtoi se sfidë mbetet përmirësimi i imazhit të institucionit të policisë së shtetit.

Sipas tij, ai do të punojë për një polici që nuk e imponon autoritetin, por e fiton atë çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skënder HITA:

"E nderuar Zëvendëskryeministre, znj. Koçiu,

I nderuar Ministër i Punëve të Brendshme, z. Llamallari,

I nderuar Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes z. Bledar Çuçi.

Të nderuar oficerë ndërlidhës të policive partnere,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar kolegë,

Të dashur qytetarë,

Sot është dita më e rëndësishme e karrierës sime në Policinë e Shtetit.

Pas një rrugëtimi 25-vjeçar me uniformën blu, me dëshirën për t’iu shërbyer pa kompromis, qytetarëve, ligjit dhe vendit, kam nderin dhe përgjegjësinë të marr detyrën më të lartë në organizatën tonë.

Këtë kurorëzim nuk e shoh thjesht si arritje profesionale, por si një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

Gjej rastin e veçantë të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë shqiptare, për besimin e dhënë, si dhe çdo koleg me të cilin kemi ndarë këtë rrugëtim sakrificash.

I jam mirënjohës çdo efektivi policie që shërben çdo ditë me përkushtim, si dhe familjeve të tyre, që mbajnë peshën e kësaj detyre.

Nderim për dëshmorët e Policisë dhe respekt për veteranët, që mbeten burim frymëzimi.

Është punuar e sakrifikuar shumë deri më sot, mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të Policisë, sepse një polici e denjë matet me besimin që fiton çdo ditë nga qytetarët.

Policia nuk është thjesht një institucion që ofron shërbim, ajo është vendi ku çdo qytetar gjen mbështetje, drejtësi dhe besim.

Prioritetet tona janë të qarta:

-Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke filluar nga radhët tona;

-Rritje akoma më shumë e parametrave të sigurisë në shkolla dhe në çdo komunitet;

-Forcimi i rendit dhe i sigurisë në të gjithë territorin e vendit;

-Modernizimi i Policisë përmes teknologjisë, përfshirë projektin madhor "Smart City" dhe trajnimeve, sipas standardeve më të mira evropiane;

-Rritje akoma më shumë e transparencës dhe e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve;

-Mbështetje dhe motivim për çdo punonjës policie që kryen detyrën me ndershmëri e përkushtim;

-Forcimi më tej i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Të dashur qytetarë,

Policia e Shtetit është e juaja. Ajo do të jetë gjithmonë në krah të ligjit dhe në krahun tuaj, profesionale, e gatshme dhe e përkushtuar.

Siguria juaj është detyrimi ynë më i madh.

Bashkëpunimi dhe besimi ndërmjet nesh janë thelbësorë për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt.

Të nderuar përfaqësues të medias,

Ju jeni partnerë të rëndësishëm në informimin e drejtë dhe transparent të publikut. Policia e Shtetit do të jetë e hapur dhe e përgjegjshme në komunikim, duke rritur besimin përmes transparencës.

Të dashur punonjës të Policisë së Shtetit,

Ju jeni shtylla e këtij institucioni.

Nga ju kërkoj përkushtim, ndershmëri dhe respekt të palëkundur për ligjin dhe qytetarët.

Do të jem mbështetësi juaj në rrugën e drejtë, por edhe kërkues i lartë i standardeve dhe përgjegjësisë, sepse po përgatitemi për Policinë e Shtetit të një vendi evropian.

Le të punojmë së bashku për një polici që nuk e imponon autoritetin, por e fiton atë çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë.

Ju faleminderit!',tha Hita./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Ceremonia e betimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit/Ministri Lamallari - Skënder Hitës: Luftoni krimin

Skënder Hita merr detyrën si Drejtor i Policisë së Shtetit:
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi se përzgjedhja e drejtuesit të ri ka kaluar në disa faza, me qëllim garantimin që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohej një figure të besueshme.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e betimit të drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, Lamallari deklaroi se Hita gëzon mbështetjen e plotë të ministrisë dhe qeverisë. Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së misionit si shërbëtorë publikë dhe lidhi këtë me procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian.

“Është kënaqësi që të marr pjesë në këtë moment të rëndësishëm për Policisë së Shtetit për drejtorin e ri, në një kohë kur nevoja për këtë strukturë është e madhe. Përtej solemnitetit të këtij rasti, dua të nënvizoj disa fakte. Për të mbërritur në këtë proces, u kaluan disa faza. U sigurua që drejtim i këtij institucioni kyç t’i besohet një figure me besim. Fituesi duhet të ishte një dhe vetëm një, por vlerësoj të gjitha kandidaturat. Lidhur me kandidatin fitues, që ka marrë bekimin e ministrit dhe qeverisë, jam i bindur, që të gjithë që jeni këtu sot, ndani bindjen se zoti Skënder Hita është një figurë e rëndësishme, duke garantuar stabilitet. Është personalitet karriere. Duhet të përmbushim misionin tonë, si shërbëtorë publikë ndaj vendit. Integrimi i vendit në BE bëhet si mision me rëndësi, në kontekstin ku ndodhet sot Shqipëria. Negociatat janë të hapura dhe progresi i Shqipërisë po vlerësohet nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo nuk është retorikë. Shqipëria ka zgjedhur rrugën e stabilitetin.”, tha Lamallari./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Ceremonia e betimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit/ Koçiu: Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE

Skënder Hita merr detyrën si Drejtor i Policisë së Shtetit:
Albana Koçiu

TIRANË-  Sot u zhvillua ceremonia e betimit të Skënder Hitës si drejtori i ri i Policisë së Shtetit, vetëm një ditë pas zyrtarizimit të emrit të tij. Fjalën hapëse në këtë event të rëndësishëm e mbajti zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

Ajo u shpreh se, detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë. Sipas saj, policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE.

“Zgjedhja e tij në krye të Policisë, tregon se si ecet në shkallët e karrierës. Detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë, i kësaj organizate, që është ndër organizatat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE.”, tha Koçiu./Dosja.al

skender hita besfort lamallari

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara