LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Diella do të ketë fëmijë të tjerë. Lamallari: Shpejtësi në ndjekjen e prioriteteve

• Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Lamallari. • Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Lamallari me mbështetjen e ekipit të kësaj Ministrie, do t'ia dalë ta çojë përpara transformimin e Ministrisë. • Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pushteti gjyqësor prej vitesh është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. • Sipas Ramës ata duhet që të këmbëngulin për të qëndruar larg vendimarrjeve nga prokurorët dhe gjykatësit. • Duke folur për drejtësinë, Rama tha se nuk është e thjeshtë që të lindësh dhe të rritës krijesën e një drejtësie të pavarur. • Rama i është përgjigjur dhe kritikave të Opozitës në lidhje me 'Diellën', duke theksuar se ajo po bën për 2 vite punën që Kroacisë iu deshën 7 vite për ta përfunduar në lidhje me anëtarësimin në BE. • Në fund të fjalës së tij Rama ka paralajmëruar përhapjen e Inteligjencës Artificiale në sektorët publik, duke nënvijëzuar se Diella do të ketë fëmijët e vetë. • Ndërsa Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka deklaruar para administratës së Ministrisë se duhet shpejtësi në ndjekjen e prioriteteve të ndërmarra deri më tani. • Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se paketa ligjore në reformën në drejtës si dhe mbyllja e punës me sukses për Kodin penal dhe Kodin Civil janë prioritet. • Në fund të fjalës së tij, Lamallari u shpreh se digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat është një element i rëndësishëm.

7 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Rama lajmëron përhapjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë të tjerë

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Diella do të ketë
Edi Rama

TIRANËKryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme përhapjen e Inteligjencës Artificiale në sektorët publik. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Diella do të ketë fëmijët e vetë në vijim, duke e quajtur Inteligjencën Artificiale si bekim të vendeve në zhvillim. 

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti. Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse bëjmë kapërcime që nuk kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e procesit linear”, tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

Rama i përgjigjet Opozitës për 'Diellën': Po e bën për 2 vite punën që Kroacisë i mori 7

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Diella do të ketë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të Opozitës në lidhje me 'Diellën'. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpeh se Diella tashmë po bën për 2 vite punën që Kroacisë iu deshën 7 vite për ta përfunduar në lidhje me anëtarësimin në BE. Në fund, Rama shtoi se Diella vetëm punon dhe nuk ka nevojë as të pushojë dhe as të hajë. 

"Kaq e thjeshtë është diferenca. Të gjithë ata që nuk dinë çfarë të flasin, por të gjithë ju dhe e gjithë administrata e ministrive që duhet të angazhohet shumë fort për ta çuar inteligjencën artificiale në çdo skaj. BE po na jep mundësi të mbyllim negociatat në 2027 ku përveç reformave, angazhimeve dhe të gjitha rezultateve na duhet pikërisht inteligjenca artificiale se fizikisht do ishte e pamundur që 4 mijë ligje, akte ligjore të nevojshme për plotësimin e kushteve teknike t’i bënim me përkthyes njerëz. Diella nuk harron asgjë, nuk i ndërhyn askush, nuk ia prish humorin asnjë, nuk fle gjumë, nuk thotë po shkoj të ha ose më hahet prandaj s’po punoj”, tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

Negociatat me BE-në/ Rama tregon prapaskenat: Kisha frikë se do linim nam 

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Diella do të ketë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar disa nga prapaskenat gjatë rrugëtimit për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij, Rama thekson se në momentin që do të hapeshin negociatat, kishte frikë se çfarë do të bënim më pas. Por siç theksoi Rama administrata e vendit mori duartrokitje nga Brukseli. 

"Ministria ka një barrë shumë të madhe në procesin e negociatave të anëtarësimit. Është pozitive që në krye vjen një ndër negociatorët tanë më të dalluar, i cili ka mbuluar atë pjesë të llogores së negociatave që i përkiste Ministrisë së Brendshme. Por këtu ka kapacitete dhe këtu janë edhe sfidat që lidhen me themeloret. Përtej kësaj, Ministria e Drejtësisë ka edhe plot sfida të tjera që lidhen me sistemin penitenciar, me gjithë problematikat dhe nevojat e atij sistemi ku është bërë një punë e jashtëzakonshme, por ku nuk duhet të na interesojë çfarë është bërë, por çfarë do bëjmë dhe mundësitë janë që të bëjmë shumë dhe më mirë. Ambicia dhe dëshira nuk kanë rënë, por janë edhe më të mëdha sot.

Suksesi ynë varet shumë nga kontributi i secilit prej jush. Negociatat për anëtarësimin, neve na kanë vënë para syve një realitet që nuk e njihnim siç duhej. Realitetin e një fuqie profesionale të konsiderueshme në administratën tonë publike. Sepse ballafaqimi ynë me Brukselin nuk të lë të fshihesh as të mundëson që të bësh makijazh. Di apo s’di! E bën apo s’e bën! Afro 1000 vajza e djem të shërbimit tonë civil dhe të institucioneve të përballeshin me procesin e skanimit të situatës dhe të çonin në çeljen e negociatave duke marrë duartrokitje nga Brukseli kjo ishte surprizë shumë e mirëpritur. Ndërkohë që frika ime ishte çfarë do bëjmë kur të hapen negociatat se do lëmë nam.

Edhe unë isha i influencuar nga e gjithë thashethemnaja e përditshme dhe marrja nëpër gojë dhe fjalët e pamerituara që qarkullojnë nëpër gjithë kanalet e infektuara të informacionit për administratën tonë. Të dilte me duartrokitje, kjo është arsye shumë e fortë për t’u ndjerë të motivuar dhe mund të bëjmë shumë më tepër e shumë më mirë. Të gjithë ata që morën pjesë ishte një provim sfidues. Këtë lloj sfidimi të fortë duhet t’ja bëjmë vetes çdo ditë”, tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

"Reforma në Drejtësi dhe Kodi Penal"/ Besfort Lamallari merr detyrën si Ministër i Drejtësisë: Duhet shpejtësi në ndjekjen e prioriteteve

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Diella do të ketë
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i ri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka deklaruar para administratës së Ministrisë se duhet shpejtësi në ndjekjen e prioriteteve të ndërmarra deri më tani. Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se paketa ligjore në reformën në drejtës si dhe mbyllja e punës me sukses për Kodin penal dhe Kodin Civil janë prioritet. Në fund të fjalës së tij, Lamallar u shpreh se digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat është një element i rëndësishëm.

"Shumë faleminderit zoti kryeministër për besimin e dhënë. Ju siguroj që do të ndjek të njëjtën praktikë më stafin tim, për të inkurajuar të gjithë ata që ndajnë të njëjtat cilësi për realizimin e programit qeverisës. Falenderoj publikisht ministrin Ulsi Manja për punën e bërë por edhe për bisedat që në kemi pasur gjatë këtyre ditëve, të cilat ma bëjnë mjaft komode marrjen e stafetës prej tij.

Një burrë i mençur më ka thënë që të duhet një ekip për të bërë sukses, ose një sukses për të bërë një ekip. Unë kam dëgjuar po parë edhe vetë punën përgjatë komisionit të Integrimit europian për kapitujt 23 dhe 34, dhe do doja ta shikoja të njëjtën aktivitet, profesionalizëm dhe shpejtësi për të arritur prioritet e qeverisë shqiptare dhe angazhimet e marra ndaj Bashkimit Europian.

Miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e reformës në Drejtësi, dhe angazhimet që kemi marrë përballë BE,  për mbylljen me sukses të Kodit Penal, Kodit Civil, mbylljen me sukses të procedurave dhe kjo do të shërbejë standardeve më të mira për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por edhe të një sistemi drejtësie më efecient, dhe llogaridhënës. Gjithashtu një element i rëndësishëm është digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat, në mënyrë që të kemi një sistem më transparent dhe angazhimeve që kemi marrë drejtë Komisionit Europian, për shtetin e së drejtës,” tha Lamallari.

8 MUAJ ME PARE

"E kemi bërë zgjedhjen tonë"/ Rama: Nuk është e thjeshtë të lindë dhe të rritet krijesa e një drejtësie e të pavarur

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Diella do të ketë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjedhja e qeverisë së tij në lidhje me drejtësinë është bërë dhe tashmë ata janë të detyruar që të durojnë dhimbjen nëse dikush nga ekipi i tij mëkaton. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministrit Lamallari, Rama tha se nuk është e thjeshtë që të lindësh dhe të rritës krijesën e një drejtësie të pavarur.  

"Tek drejtësia bëhet dallimi mes një hapësire me liri dhe një hapësire ku liritë dhe të drejtat demokratike jane relative dhe gëzimi ose jo i tyre varet nga rrethana jashtë frymës dhe gërmës së kushtetutës e ligjit. Ju i shihni nga afër të gjitha vështirësitë qe materializohen edhe në dhimbje të mëdha. Dhimbje të mëdha si rezultat i shkeljes së lirive, të drejtave, frymës dhe gërmës së kushtetutës, në një porces që është proces lindjeje e vështirë. Nuk është e thjeshtë të lindë dhe të rritet krijesa e një drejtësie e të pavarur në një shtrat të përgjakur e ndotur të një drejtësie që s’ka qenë kurrë as e lirë as e pavarur, por ka qenë masë e interesave të pushtetit politik.

Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, nuk ndryshojmë në këtë pikë, jemi te detyruar që këto lloj dhimbjesh, që ndryshe nga ju këtu, na i bie ti përjetojmë edhe si pjesë të qenies sonë, politike, qoftë kur dikush ndër ne mëkaton për përfitime të paligjshme, qoftë kur mëkaton drejtësia e pavarur, duke përdorur forcen, ne s’kemi asnjë zgjidhje tjetër, asnjë rrugë tjetër. Çfarë duhet të vazhdojmë të bëjmë bashkërisht është të përmirësojmë standardet," tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje të Drejtësisë

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Diella do të ketë
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pushteti gjyqësor prej vitesh është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Gjatë prezantimit të Ministrit të ri të Drejtësisë Besfort Lamallari, Rama deklaroi se qeveria e tij nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë. Por mesa duket Rama e ka harruar sulmet që ka nisur drejt gjyqtarëve dhe prokurorëve kohët e fundit.   

"Pushteti gjyqësor është një pushtet i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve. Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ju, sepse ky është një mision i madh kombëtar që do të bëjë në fund fare diferencën: a do të jetë Shqipëria me një drejtësi të pavarur si çdo vend i BE, të garantuar njëherë e mirë apo do të kthehet pas dhe të vërë në dyshim integrimin Europian. Kjo bëhet për të ardhmen tonë. Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, seleksionim, përzgjedhje apo promovimi i prokurorëve dhe gjykatësve, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

Rama prezanton Ministrin e ri të Drejtësisë: Sfidat e ministrisë janë ridimensionuar

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Diella do të ketë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Lamallari. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Lamallari me mbështetjen e ekipit të kësaj Ministrie, do t'ia dalë ta çojë përpara transformimin e Ministrisë. 

Kryeministri Rama deklaroi se sfidat e ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar dhe rëndësia e kësaj Ministrie është rritur.  Rama, më tej u shpreh se ata duhet që të këmbëngulin për të qëndruar larg vendimarrjeve nga prokurorët dhe gjykatësit. 

"Ky është një kalim stafete, që për mua ka një rëndësi të veçantë, pasi sot merr detyrën shumë sfiduese të Ministrit të Drejtësisë një ndër shërbëtorët më shembullorë të shtetit shqiptar, që më është dhënë mundësia të njoh, edhe pse në këtë rast jo nga afër. Ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur rrugëtimin me studime brenda dhe jashtë vendit dhe më pas ka ngjitur shkallët një e nga një, me një angazhim dhe përkushtim shembullor në çdo detyrë që i është besuar. Uroj dhe besoj që me mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie dhe në ndërveprim me të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë, do t’ia dalë të çojë para një punë të nisur prej vitesh e të vazhduar nga Ulsi Manja. Natyrisht që në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i ministrit të Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar.

Në të vërtetë, edhe roli edhe pesha, janë po aq të rëndësishme sa kanë qenë, mbi të gjitha detyra që ka për të mbajtur në mënyrë konstante busullën orientuese për të vendimmarrje, është një detyrim i madh. Ndërkohë që territori i mbulimit të çështjeve të drejtësisë në shtetin shqiptar zë vendin më të gjerë në procesin e negociatave për anëtarësim. Dhe është shumë e rëndësishme, që ne të mos e humbasim nga vëmendja thelbin e misionit tonë në raport me drejtësinë, të garantojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor, si pushteti kushtetues i pavarur në letër, por vetëm prej shumë pak vitesh edhe në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuar gjithmonë dhe ne duhet ta konsolidojmë, duke këmbëngulur në vendimin historik që kemi marrë për të mbajtur duart lart vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve," tha Rama. 

edi rama besfort lamallari

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje