LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në prag të shtëpisë nga djali i xhaxhait! Ende në kërkim Bertil Alliaj, i dënuar me 35 vite burg në mungesë për "Masakrën e Çoles" (PAMJET-DETAJE)

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, ku Dalan Alliaj u ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait të tij, Bertil Alliaj në Selenicë të Vlorës. • Ngjarja ndodhi pas një konflikti, motivet e të cilit ende nuk janë të qarta, dhe ku debati degjeneroi deri në përdorimin e armëve. • Viktima, 36-vjeçari Dalan Alliaj, humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. • Mësohet se viktima kishte shkuar për vizite tek shtëpia e autorit, aty ku edhe ndodhi krimi i rëndë. • Policia bën me dije se autori është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është fshehur ne zonat malore te fshatit. • Sakaq është zbardhur dhe e shkuara kriminale e këtij te fundit, i cili është një nga autorët e masakrës së ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj alias Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. • Mësohet se Bertil Alliaj është i dënuar me 35 vite burg në mungesë për "Masakrën e Çoles" në Vlorë. • Viktima rezulton të jetë pronar i një pike për pjesë këmbimi automjetesh në Levan. 

12 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait në pragun e shtëpisë! Bertil Alliaj ende në kërkim, i dënuar me 35 vite burg në mungesë për masakrën e Çoles në Vlorë

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në
Autori

VLORA- Bertil Alliaj dyshohet se ka ekzekutuar me armë zjarri kushëririn e tij, Dalan Alliaj, duke qëlluar gjashtë herë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti, motivet e të cilit ende nuk janë të qarta, dhe ku debati degjeneroi deri në përdorimin e armëve. Viktima, 36-vjeçari Dalan Alliaj, humbi jetën në vendngjarje. Autoritetet po vijojnë kërkimet, ndërsa dyshohet se i dyshuari është fshehur në terrenet malore të zonës.

Mësohet se Bertil Alliaj është i dënuar me 35 vite burg në mungesë për "Masakrën e Çoles" në Vlorë. Ai është një nga autorët e masakrës së ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj alias Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.

8 MUAJ ME PARE

Konflikti që degradoi në përdorimin e armëve! Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait, del FOTO e autorit të krimit, ekzekutoi 36-vjeçarin me gjashtë plumba

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në
Bertil Alliaj

VLORA- Personi që shihni në foton e mësipërme është Bertil Alliaj, i dyshuar si autori i vrasjes së djalit të xhaxhait të tij mbrëmjen e sotme në Selenicë, Vlorë. Sipas informacionit zyrtar, një debat mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku autori dyshohet se ka qëlluar 36-vjeçarin Dalan Alliaj gjashtë herë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë! Policia shpall në kërkim kushëririn, dyshohet se u arratis në zonat malore të fshatit

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në
Pamje nga spitali

VLORA-  Autoritetet kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës, ku mbeti i vdekur 36-vjeçari Dalan Alliaj. Policia bën me dije se autori dyshohet të jetë Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të viktimës, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve, konflikti mes tyre për motive ende të paqarta ka eskaluar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktima dyshohet të jetë qëlluar gjashtë herë me plumba nga autori.

Vlorë/Informacion paraprak në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

8 MUAJ ME PARE

Vrasja në Gjorm, Dalan Alliaj është qëlluar me 6 plumba nga djali i xhaxhait, Bertil Alliaj

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në
Pamje nga spitali

VLORA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku 36-vjeçari Dalan Alliaj është vrarë me armë zjarri. Sipas dëshmive, viktima kishte shkuar për vizitë tek djali i xhaxhait të tij, Bertil Alliaj, i cili njihet si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015, ku humbën jetën tre persona.

Policia ka nisur hetimet dhe është shpallur në kërkim Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të viktimës, i dyshuar si autori i ngjarjes. Po ashtu, po hetohen edhe pista të tjera, përfshirë motivet e mundshme të hakmarrjes. Dalan Alliaj njihet si pronar i një pike të pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan, Fier.

 

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e Dalan Alliajt në Gjorm të Vlorës! Shoqërohen në polici 5 persona, mes tyre djali i xhaxhait të viktimës e kryeplaku i fshatit

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku 36-vjeçari Dalan Alliaj u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë. Viktima ishte duke vizituar djalin e xhaxhait të tij, i dyshuar si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015.

Forcat e rendit, FNSH dhe ekspertët e kriminalistikës kanë kryer kqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici pesë persona, përfshirë Bertil Alliaj, kryeplakun e fshatit dhe tre banorë të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia e Vlorës po kryen kontrolle të thelluara dhe po kreh zonën për kapjen e autorit, ndërsa vendi i ngjarjes është i errët dhe nuk ka kamera sigurie.

Trupi i pajetë i Dalan Aliaj është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku kanë mbërritur edhe familjarët. Viktima ishte pronar i një biznesi me pjesë këmbimi automjetesh në Levan, Fier.

8 MUAJ ME PARE

I shtrirë në barrelë dhe me 6 plumba në trup! MOMENTET e fundit të jetës së Dalan Alliajt, mjekët në panik për ta shpëtuar por nuk ia dolën

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në
Pamje nga spitali

VLORA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën këtë mbrëmje. Në fshatin Gjorm të Selenicës eshte ekzekutuar me 6 plumba Dalan Alliaj 26-vjeç. Mësohet se i riu kishte shkuar për vizitë tek xhaxhai tij teksa edhe është qëlluar për vdekje në pragun e shtëpisë nga një person i paidentifikuar.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet e undit të jetës së tij, ku mjekët e zbresin me shpejtësi nga ambulanca dhe vrapojnë në korridore për ta shpetuar, por fatkeqësisht nuk mundën. Alliaj nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën.

Mësohet se Dalan Alliaj kishte shkuar në Gjorm për të vizituar djalin e xhaxhait të tij. Ende nuk janë bërë të ditura motivet e vrasjes, ndërsa forcat e rendit po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Dalan Alliaj njihet edhe si pronar i një pike për pjesë këmbimi automjetesh në Levan. Hetimet janë duke u zhvilluar dhe nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes, si dhe motive të tjera të mundshme.

8 MUAJ ME PARE

Vrasja në Selenicë! Dalin në pah DETAJE të reja: Viktima ishte kushëri i një prej pjesëtarëve të masakrës së Çoles, dikush iu afrua dhe e ekzekutoi në pragun e derës

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në

VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku Dalan Alliaj 36-vjeç humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Viktima ishte për vizitë te xhaxhai i tij, i cili është babai i Bertil Alliaj, i përfshirë në masakrën e Çoles. Gjatë kohës që qëndronte pranë derës së shtëpisë, një person i është afruar dhe e ka goditur, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Viktima, i cili rezulton të jetë i njëjti person nga fshati Levan i Fierit, pronar i një pike për pjesë këmbimi automjetesh në Levan, u transportua menjëherë në spital nga familjarët, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në Vlorë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes. 

8 MUAJ ME PARE

Vrasja në Selenicë! Identifikohet viktima, familjarët e gjetën të vrarë dhe me plagë armësh në trup (EMRI)

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në
Pamje nga vendngjarja

VLORA- Viktima e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë është identifikuar si Dalan Alliaj, 36-vjeç. Mësohet se i riu ishte për vizitë te xhaxhai i tij kur është qëlluar për vdekje me armë në pragun e shtëpisë nga një person i paidentifikuar ende.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.



8 MUAJ ME PARE

Vrasja në Selenicë! Policia NJOFTIM ZYRTAR: U gjet i vrarë nga familjarët, kishte plagë armësh në trup...

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Policia e Vlorës ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen e raportuar pak çaste më parë në fshatin Gjorm, të Bashkisë Selenicë. Sipas njofimit të bluve, 36-vjeçari ishte gjetur i pajetë nga familjarët e tij dhe i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

8 MUAJ ME PARE

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 36-vjeçari rrugës për në spital

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në
Pamje nga vendngjarja

VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, Bashkia Selenicë, ku një person rreth 36-vjeç ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Mësohet se i riu nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital. 

Sipas burimeve për mediat, viktima ndodhej në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij kur u qëllua. Identiteti i autorit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim. Banorët e zonës bëjnë me dije se i ndjeri ishte banor i fshatit Levan, në Fier.

8 MUAJ ME PARE

Plagosja me armë zjarri në Selenicë! Dalin DETAJET E para: 36-vjeçari ndodhej për vizitë tek xhaxhai, dikush e qëlloi...

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në
Foto ilustruese

VLORA- Një plagosje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjormë, në bashkinë e Selenicës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, ku një 36-vjeçar është qëlluar me armë dhe ka mbetur rëndë i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij, kur ndodhi incidenti. Ende nuk dihen motivet që çuan në konflikt, ndërsa autori i ngjarjes nuk është identifikuar deri më tani.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

8 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjorm të Selenicës! Plagoset një person, niset drejt spitalit në gjendje kritike

PËRGJAKET Vlora/ Biznesmeni Dalan Alliaj ekzekutohet me 6 plumba në
Policia, foto ilustruese

VLORA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku një person është plagosur me armë zjarri. Sipas dëshmive të banorëve, ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, vetëm pak minuta më parë.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet apo motivet e plagosjes, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Sakaq mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

vrasje ne vlore dalan alliaj bertil alliaj

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari