Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvilluar një aksion të befasishëm në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit. • Gjatë ndërhyrjes, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK: Elvin Merlika dhe Fred Xhixha. Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje. • Më herët, SPAK kishte kërkuar konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe familjarëve, por kërkesa ishte rrëzuar nga gjykata. • Ndërsa Fred Xhixha dyshohet të ketë lehtësuar takimin mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e të arrestuarve dolën pas deklaratave të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. • Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar gjithashtu armë zjarri, ndërsa kontrollet dhe verifikimet për të identifikuar personat e tjerë të mundshëm të përfshirë vazhdojnë.
9 artikuj për këtë temë.
KURBIN- Personi që shihni në foton e mësipërme është Alket Xhixha, i cili është arrestuar sot në Fushë-Kuqe, pas një operacioni të Forcave Operacionale me urdhër të SPAK. Sipas dëshmive të Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë, Alket Xhixha ishte personi që bëri të mundur takimin e Dumanit dhe Ervis Martinajt.
42 vjeçari, banues në Fushë-Krujë, dhe Elvin Mërlika, 47 vjeç, banues në Mamurras, u vu nën masën e sigurisë “Arrest me burg” nga GJKKO për veprat penale: "sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal", "pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal" dhe ""kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale".
KURBIN- Janë publikuar pamjet e arrestimit të Elvin Mërlikës dhe Alket Xhixhës, dy persona të lidhur me rrjetin e Ervis Martinajt dhe të dyshuar për përfshirje në planin për eliminimin e Indrit Dokles. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, operacioni u zhvillua në një terren të vështirë në Fushë-Kuqe, pranë lumit, në një banesë, dhe konsiderohet me shkallë të lartë rrezikshmërie.
Në momentin e arrestimit, të dy ishin të armatosur me pistoleta dhe armë gjahu. Gjatë kontrollit, forcat e posaçme sekuestruan si prova materiale: 2 pistoleta brenda çantave marsup, 2 armë gjahu, municion luftarak, 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Alket Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe Elvin Mërlika, 47 vjeç, banues në Mamurras, u vu nën masën e sigurisë “Arrest me burg” nga GJKKO për veprat penale: "sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal", "pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal" dhe ""kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"./ Dosja.al

KURBIN- Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e Alket Xhixhës dhe Elvin Mërlikës, dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur më parë në kërkim nga SPAK. Sipas njoftimit, të dy të arrestuarit u kapën të armatosur me armë zjarri, duke përfshirë pistoleta dhe armë gjahu.
Si provë materiale, policia sekuestroii dy pistoleta, dy armë gjahu, dy radio të ngjashme me ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur për të dy masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
NJOTIMI:
Policia e Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin së shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:
A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe
E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;
“Grup i strukturuar kriminal”;
“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.
Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Vazhdon puna për dokumentimin dhe gjetjen e provave të tjera./ Dosja.al
KURBIN- Elvin Merlika, i shpallur në kërkim nga GJKKO që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, u arrestua sot pas një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale me urdhër të SPAK.
Merlika dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles. Ai akuzohet për veprat penale: sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes, kryerja e veprave penale në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprime të tjera të lidhura me aktivitet kriminal të organizuar.
Në janar të këtij viti, SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të, duke argumentuar se ato janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe supozohet të jenë fituar nga aktiviteti kriminal. Mes pasurive që kërkohej të konfiskoheshin përfshihen prona të ndryshme, duke përfshirë hotele, apartamente dhe makina luksoze.
Ndërsa i arrestuari i dytë, Alket Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.
KURBIN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Gjatë ndërhyrjes në Fushë-Kuqe, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK: Elvin Merlika dhe Alket Xhixha.
Elvin Merlika, pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt dhe Alket Xhixha i cili bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.
Në të dy operacionet Dobraç dhe Fushe Kuqe, forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri dhe po vijojnë kontrollin e zonave për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë./ Dosja.al
KURBIN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Gjatë ndërhyrjes në Fushë-Kuqe, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK: Elvin Merlika dhe Alket Xhixha.
Elvin Mërlika pjesë e grupit të Martinajt, akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt dhe i kërkuar nga Operacioni 'Plumbi i Artë'.
Emri i Merlikës u bë i njohur pas deklaratave të dhëna nga “i penduari i drejtësisë”, Nuredin Dumani ka treguar se Merlika kishte krijuar kushtet materiale për ekzekutimin e Indrit Dokles. Dumani shton se ai ka komunikuar drejtpërdrejt me Ervis Martinajn dhe bashkëpunëtorët e tij për të realizuar planin e njohur si i “Mbretit të lojërave të fatit”.
Forcat e Operacionit kanë sekuestruar gjithashtu armë zjarri, ndërsa kontrollet dhe hetimet për të identifikuar të gjithë personat e tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitetet kriminale vazhdojnë në terren./ Dosja.al
KURBIN- Janë zbardhur emrat e dy personave të arrestuar gjatë natës nga aksioni i RENEA-s në Fushë Kuqe dhe Dobraç të Shkodrës. Mësohet se në pranga ka rënë, Ervin Mërlika dhe Alket Xhixha.
Forcat Operacionale e kanë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm (rreth orës 05:00) operacionin e befasishëm te Bajrat në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Sakaq mësohet se dy personat e arrestuar ishin të shpallur në kërkim nga SPAK.
Në të dy operacionet, forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri dhe po vijojnë kontrollin e zonave për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.
KURBIN- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i RENEA-s gjatë natës në Kurbin. Mësohet se me urdhër të SPAK, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale kanë zhvilluar një operacion të befasishëm rreth orës 05:00 të mëngjesit te Bajrat në Dobraç të Shkodrës dhe Fushë Kuqe.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes në Fushë Kuqe janë arrestuar dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa bëhet me dije se janë sekuestruar armë zjarri.
Sakaq ende nuk ka një reagim zyrtar dhe autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim./ Dosja.al
KURBIN- Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë operacione në zonën e Dobraçit dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Sipas informacioneve të raportuara për mediat, gjatë aksionit janë ndaluar dy persona, ndërkohë që identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet.
Gjatë ndërhyrjes policia ka sekuestruar armë zjarri, ndërsa kontrollet në terren vazhdojnë me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.
Operacionet konsiderohen pjesë e një fushate më të gjerë për rritjen e sigurisë dhe frenimin e aktivitetit kriminal në zonat veriore të vendit./ Dosja.al