LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO-së/ Belinda Balluku rikthehet në detyrë, ankimi i qeverisë kalon për shqyrtim

• Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë në detyrë Belinda Ballukun, duke rrëzuar masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO. • Vendimi është marrë sot me shumicë votash nga anëtarët e Kushtetueses, të cilët kanë pezulluar vendimin e Gjykatës së Posaçme. • Ndërkohë, Kushtetuesja ka kaluar për shqyrtim ankimin e kryeministrit Rama kundër vendimit të GJKKO-së. Seanca për shqyrtimin e ankimit do të jetë publike dhe do të zhvillohet më datë 22 janar. • Votimi i anëtarëve të Kushtetueses ka qenë 5 me 3, pra pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë votuar pro pranimit të kërkesës së Ramës, ndërsa tre të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të çështjes së pezullimit të Ballukut. • Sapo vendimi i GJK të botohet në Fletore Zyrtare do të futet në fuqi dhe Balluku mund të kthehet në zyrë si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

6 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Gjykata Kushtetuese ktheu Ballukun në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi

Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO-së/ Belinda Balluku rikthehet
Belinda Balluku

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ndërkohë vendimi i Gjykatës Kushtetuese është publikua edhe në Fletoren Zyrtare.

Me shumicë votash të gjyqtarëve kushtetues, u vendos shfuqizimi i pezullimit të Ballukut, pra pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë votuar pro pranimit të kërkesës së Ramës, ndërsa tre të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të çështjes së pezullimit të Ballukut.

Në vendimin e plotë, thuhet se në mbledhjen e gjyqtarëve votuan pro vendimit të GJKKO gjyqtarët Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji, ndërsa kundër votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi.

Ndërkohë më 22 janar, në një seancë publike që do të nisë në orën 10:00, Kushtetuesja do të shqyrtojë ankimin e Ramës për të cilin do duhet të shprehet nëse GJKKO e ka fuqinë apo jo të pezullojë një anëtar të Këshillit të Ministrave. Në këtë seancë, përveç qeverisë që është palë në çështje, Kushtetuesja ka thirrur edhe përfaqësues nga SPAK, GJKKO, Kuvendi dhe Presidenti si subjekte të interesuara.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

Por sot Gjykata Kushtetuese rrëzoi masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO dhe riktheu në detyrë Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Çështja e Ballukut/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për ankimin e Qeverisë, ja si votuan gjyqtarët

Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO-së/ Belinda Balluku rikthehet
Gjykata Kushtetues

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për ankimin e Qeverisë për çështjen e belinda ballukut. Votimi i anëtarëve të Kushtetueses ka qenë 5 me 3, pra pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë votuar pro pranimit të kërkesës së Ramës, ndërsa tre të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të çështjes së pezullimit të Ballukut

Në vendimin e plotë, thuhet se në mbledhjen e gjyqtarëve votuan pro vendimit të GJKKO gjyqtarët Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji, ndërsa kundër votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi.

Ndërkohë më 22 janar, në një seancë publike që do të nisë në orën 10:00, Kushtetuesja do të shqyrtojë ankimin e Ramës për të cilin do duhet të shprehet nëse GJKKO e ka fuqinë apo jo të pezullojë një anëtar të Këshillit të Ministrave. Në këtë seancë, përveç qeverisë që është palë në çështje, Kushtetuesja ka thirrur edhe përfaqësues nga SPAK, GJKKO, Kuvendi dhe Presidenti si subjekte të interesuara.

Vendimi i plotë

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (Mbledhja e Gjyqtarëve), e përbërë nga Marsida Xhaferllari, Kryesuese Fiona Papajorgji, Anëtare Sonila Bejtja, Anëtare, Ilir Toska, Anëtar, Genti Ibrahimi, Anëtar, Marjana Semini, Anëtare, Asim Vokshi, Anëtar, Sandër Beci, Anëtar në datën 12.12.2025 mori në shqyrtim kërkesën paraprake të paraqitur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë (kërkuesi) për pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 118, datë 19.11.2025m  të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKКОja e Shkallës së Parë) për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji organik i Gjykatës).

Mbledhja e Gjyqtarëve, bazuar në nenin 45, pika 1, të ligjit organik të Gjykatës dhe nenin 27 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese (Gjykata), vëren se në datën 21.11.2025 kërkuesi, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, i është drejtuar Gjykatës me kërkesë, duke pretenduar: (i) zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit e Këshillit të Ministrave dhe GJKKO-së së Shkallës së Parë; (ii) shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së së Shkallës së Parë që ka vendosur masën ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Belinda Balluku dhe pezullimin e këtij vendimi; (iii) interpretimin e pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës.

Në mbështetje të kërkesës për pezullim, kërkuesi ka pretenduar se vendimi i GJKKКОsë së Shkallës së Parë prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve.

Sipas tij, pezullimi mbron sistemin e qeverisjes, duke ruajtur funksionalitetin e plotë të Këshillit të Ministrave, i cili ushtron çdo funksion shtetëror që nuk u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes vendore. Kërkuesi ka pretenduar se vendimi sjell pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe të kompetencave që Kushtetuta e legjislacioni në fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv.

Gjithashtu, ai ka pretenduar se është në interes shtetëror që kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit dhe të Kuvendit të vazhdojnë të prodhojnë efektet juridike, ndërsa lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së do të thellonte konfliktin e kompetencave ndërmjet pushtetit gjyqësor, në njërën anë, dhe pushteteve legjislative dhe ekzekutive, në anën tjetër, duke cenuar më tej parimin e ndarjes e të balancimit të pushteteve. Sipas tij, pezullimi i një ministri ose zëvendëskryeministri njëkohësisht pezullon veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë të ministrit dhe të zëvendëskryeministrit të pezulluar.

Në datën 27.11.2025 kërkuesi i është drejtuar sërish Gjykatës me kërkesë për shtimin objektit të kërkesës, duke kërkuar edhe shfuqizimin e vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, për pjesën që ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës ndaluese ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Belinda Balluku.

Në kushtet kur këto dy vendime, në thelb, shprehen për të njëjtën masë ndaluese, ndonëse kërkuesi nuk ka kërkuar në kërkesën për shtesë objekti edhe pezullimin e vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, Mbledhja e Gjyqtarëve çmon t’i vlerësojë pretendimet për vendosjen e masës së pezullimit edhe për këtë vendim.

Sipas nenit 45, pika 1, të ligjit organik të saj, Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palëve, kur vlerëson, ndër të tjera, se zbatimi i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërorë, sipas rastit, me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve urdhëron pezullimin e tij.

Sipas kësaj dispozite, së pari: subjekti që kërkon pezullimin e një akti duhet të provojë prekjen e interesave shtetërorë, si dhe pasojat e pariparueshme që do të sjellë zbatimi i aktit; së dyti: shqyrtimi i kërkesës mund të bëhet nga Gjykata edhe përpara seancës plenare.

Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit organik të Gjykatës. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve, zbatimi i vendimeve 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, si dhe vazhdimi i masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, njëkohësisht zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërorë gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në drejtim të përcaktimit të politikave të përgjithshme shtetërore.

Për këto arsye, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 45, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenit 27, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi Pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës.

Gjyqtarët që morën pjesë në votim

Sonila Bejtja ( pro)
ANËTAR
Genti Ibrahimi (pro)
ANËTARE
Fiona Papajorgji (pro)
ANËTAR
Ilir Toska (kundër)
KRYESUESE

Marsida Xhaferllari (kundër)
ANËTAR
Sandër Beci (pro)
ANË TAR
Asim Vokshi (kundër)
ANËTARE
Marjana Semini (pro)

5 MUAJ ME PARE

Ankimimi i Qeverisë, Gjykata Kushetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun (ZBARDHET VENDIMI)

Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO-së/ Belinda Balluku rikthehet
Balluku, Rama, GJK

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë në detyrë Belinda Ballukun, duke rrëzuar masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO. Shfuqizimi i pezullimit të Ballukut u vendos me shumicë votash të gjyqtarëve kushtetues. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.

Pezullimi i Ballukut në njoftim është cilësuar si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Kushtetuesja gjithashtu ka pranuar kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

Por sot Gjykata Kushtetuese rrëzoi masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO dhe riktheu në detyrë Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Vendimi i plotë

Në datën 12.12.2025, Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese mori në shqyrtim paraprak çështjen nr. 30 (K) 2025 të Regjistrit Themeltar, datë 21.11.2025, me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Shfuqizimi i vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë.

Shfuqizimi i vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, për pjesën që ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Pezullimi i efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. Interpretimi i pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.“.

Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi:

Me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.

Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.

Njëzëri, mospranimin e kërkesave të partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” dhe organizatës jofitimprurëse “Lëvizja për Mbrojtjen e të Drejtave Universale” për t’u përfshirë si palë ndërhyrëse. Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se këto dy subjekte nuk justifikojnë interesin kushtetues, pasi mosmarrëveshja kushtetuese në shqyrtim ka të bëjë me konflikt kompetencash dhe në të marrin pjesë vetëm subjektet që janë në konflikt, në kuptimin që janë pjesë e organeve të ushtrojnë kompetencën kushtetuese për të cilën ka lindur konflikti.

Njëzëri, në zbatim të nenit 27, pika 3, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit në rast se pranohet kërkesa për pezullim, data e seancës plenare caktohet në datën më të afërt të mundshme, duke respektuar afatet procedurale të zbatueshme, caktimin e seancës plenare publike në datën 22.01.2026, ora 10:00.

5 MUAJ ME PARE

Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja merr vendimin, kalon për shqyrtim në seancë kërkesën e Ramës

Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO-së/ Belinda Balluku rikthehet
Edi Rama, Belinda Balluku, GJK

TIRANË-Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Balluku ka përfunduar. Mësohet se Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim ankimin ankimimin e kryeministrit Edi Rama për vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës.

Bëhet me dije se pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë votuar pro pranimit të kërkesës së Ramës, ndërsa tre të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të çështjes së pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Pas ketij vendimi, çeshtja do të shqyrtohet në një seancë të posaçme, ku anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të gjykojnë në themel, vendimin e GJKKO.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Belinda Ballukut! Nis seanca në Kushtetuese, sot afati i fundit

Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO-së/ Belinda Balluku rikthehet
Rama, Balluku

TIRANA- Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca ku pritet të vendoset nëse do të merret në shqyrtim padia e qeverisë kundër vendimit të GJKKO-së, që pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren, Belinda Balluku. Javën e kaluar, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim dhe çështja iu kalua trupës së plotë me 8 gjyqtarë.

Qeveria kërkon që Kushtetuesja të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencave me GJKKO-në dhe të shfuqizojë pezullimin e zyrtares së lartë.

Pritet që gjykata mund të marrë vendim edhe për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./ Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Pezullimi i Belinda Ballukut! Gjykata Kushtetuese vendos sot kalimin apo jo për shqyrtim të ankimimit të Qeverisë

Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO-së/ Belinda Balluku rikthehet
Rama, Balluku

TIRANA- Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot, më 12 dhjetor, nëse do të pranojë ose jo për shqyrtim kërkesën e paraqitur nga qeveria lidhur me vendimin e GJKKO-së. Ky vendim i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pritet që gjykata mund të marrë vendim edhe për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./ Dosja.al

belinda balluku edi rama gjkko gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje