LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Incidenti me maturantët në Mitrovicën e Veriut/ Serbia lëshon urdhër arrest për policin Dylot Brahimi, Sveçla: Kërkesën për të mos provokuar e quajnë dhunë!

• Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar sërish në lidhje me incidentin e regjistruar në Mitrovicën e Veriut me disa maturantë serbë. • Sveçla përmes një postimi në "Facebook" shkruan se pati propagandë serbe në festën e të rinjve. • Ministri theksoi se në këto festime pati thirrje “Kosova është Serbi” e simbole nacionaliste. • Sveçla tha se kërkesa e zyrtarëve policorë për të mos provokuar po prezantohet si dhunë, ndërsa shfaqjet e ekstremizmit dhe shovinizmit të serbëve i quajnë festë. • Sveçla tha se kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi. • Në lidhje me ngjarjen autoritetet serbe kanë lëshuar sot udhwr arresti për policin Dylot Brahimi. • Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç. • Ai tha në një njoftim se polici Brahimi do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për policinë serbe. • Ngjarja ndodhi pak pas vizitës së kryediplomates europiane, Kaja Kallas në Kosovë dhe thirrjeve të saj për uljen e tensioneve në veriun me shumicë serbe. • Incidenti i ndodhur të premten ka shkaktuar reagime të shumta. • Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një grup maturantësh nga komuniteti serb po festonte mbarimin e vitit shkollor me një paradë nëpër qendër të qytetit, kur një polic ndaloi njërin prej tyre për shkak se kishte provokuar njerëzit në një kafene aty pranë. • Të rinjt shihen edhe me flamuj serbë në dorë teksa brohorasin një zëri.

3 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut?

Incidenti me maturantët në Mitrovicën e Veriut/ Serbia
Foto

KOSOVË- Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj - ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që ndodhej në afërsi - ka shkaktuar reagime të shumta. Derisa disa pretendojnë se polici reagoi në mënyrë “selektive” dhe përdori “forcë të tepruar”, të tjerët thonë se polici mori masa të “domosdoshme” për ta shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një grup maturantësh nga komuniteti serb po festonte mbarimin e vitit shkollor me një paradë nëpër qendër të qytetit, kur një polic ndaloi njërin prej tyre për shkak se, siç thuhet, kishte provokuar njerëzit në një kafene lokale aty pranë.

Prej shtatorit të vitit të kaluar, në qendër të Mitrovicës së Veriut janë hapur disa biznese në pronësi të shqiptarëve të Kosovës, të cilat kryesisht bojkotohen nga banorë vendas serbë.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, reagoi ndaj incidentit duke thënë se ndihej "thellësisht i tronditur" dhe e dënoi "përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut".

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si "Kosova është zemra e Serbisë".

Çfarë e shkaktoi incidentin?

Policia e Kosovës për rajonin e veriut njoftoi më 23 maj se maturantët serbë kishin paraqitur njoftimin për paradën në qendër të Mitrovicës së Veriut, e cila përfundoi "qetësisht dhe pa ndonjë problem".

Megjithatë, në deklaratë thuhet se Policia duhej të ndërhynte gjatë festimeve për shkak të disa provokimeve, por se situata u qetësua dhe se festa vazhdoi. Në deklaratën e policisë nuk saktësohet se kush kë po e provokonte dhe në çfarë mënyre.

Kur reagoi Policia?

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet një maturant gjatë paradës duke treguar gishtin e mesëm në drejtim të një kafeneje, ndërsa nga aty një klient, siç thuhet, po bënte me duar simbolin e shqiponjës dykrenore – e cila është simbol në flamurit kombëtar shqiptar.

Ministri Sveçla publikoi në Facebook një video ku dëgjohen maturantët duke kënduar këngën "Vidovdan" dhe duke bërtitur "Kosova është zemra e Serbisë" pranë urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur ta vërtetojë autenticitetin e videove, kohën e xhirimit apo se kush e shkaktoi i pari incidentin. Një ditë pas incidentit, autoritetet serbe thanë se kanë lëshuar fletarrestim për policin e Kosovës, në lidhje me incidentin.

Nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet që Policia e Kosovës ndalon një nga maturantët që tregonte gishtin e mesëm. Njëri nga policët i thotë se po provokonte. Gjatë bisedës, polici e mban një dorë në qafën e të riut, ndërsa banorët përreth thonë se ai nuk kishte bërë asgjë dhe kërkojnë që të lirohet.

Pikërisht ky gjest, vendosja e dorës së policit në qafën e të riut, ka shkaktuar reagime të shumta, me akuza për përdorim të tepruar të forcës. Shefi i EULEX-it, Barbano, e dënoi këtë akt dhe tha se është i bindur se polici do të mbahet përgjegjës.

"Shpreha shqetësimin tim para udhëheqësisë së Policisë së Kosovës dhe besoj se ata që janë përgjegjës për këtë akt të papranueshëm do të mbahen përgjegjës në përputhje me sundimin e ligjit", shkroi ai.

Reagimet politike

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - e quajti incidentin "plotësisht të papranueshëm" dhe se pretendoi se institucionet që duhet të sigurojnë paqe “po përdoren për të përhapur frikë dhe presion me motiv etnik”.

"Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm të këtij rasti, përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndëshkimin e policëve që kanë keqpërdorur kompetencat e tyre", thuhet në deklaratë.

Edhe Lëvizja Popullore Serbe dhe Demokracia Serbe kërkuan hetim dhe e quajtën ngjarjen "dhunë institucionale ndaj fëmijëve serbë nga Policia e Kosovës".

Ndërkohë, ministri Sveçla deklaroi se Kosova garanton të drejta të barabarta për të gjithë, por nuk mund të lejojë që vlerat demokratike të dëmtohen nga veprime që burojnë nga "regjimi autokratik prorus i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq".

"Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim të mos bien në provokime të ngjajshme si dhe apeloj të mos instrumentalizohen nga Beogradi zyrtar dhe kryekrimineli [Millan] Radoiçiq që duan eskalim dhe destabilizim të situatës në Kosovë", shkroi Sveçla.

Kryetari i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, dënoi incidentin, duke thënë se “përdorimi i mundshëm i forcës kundër të rinjve është një goditje serioze ndaj vlerave themelore demokratike”, dhe shtoi se kjo ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve në veri të Kosovës.

Rashiq është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, dhe partia e tij fitoi gjithashtu një ulëse në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt. Ai i kërkoi ministrit Sveçla t’i marrë të gjitha masat e mundshme, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten, dhe njoftoi se do të kërkojnë edhe një hetim nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Kush tjetër reagoi?

Reaguan edhe organizata të shoqërisë civile serbe në Kosovë, Kisha Ortodokse Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Në një deklaratë të përbashkët, organizatat si Nisma e Re Shoqërore, CASA, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial, Aktiv dhe Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike shprehën shqetësim për "reagimin selektiv të Policisë, që ishte drejtuar ekskluzivisht ndaj një nxënësi serb", si dhe për "përdorimin e tepruar të forcës".

Këto organizata kërkuan procedurë disiplinore ndaj policit për përdorim të tepruar të forcës, pezullimin e tij deri në përfundim të hetimit, trajnim të detyrueshëm për sjellje profesionale, të drejtat e njeriut dhe punën në mjedis multietnik, kërkim falje publike për familjen e nxënësit dhe qytetarët, dhe dialog urgjent për riintegrimin e Policisë.

Policët serbë e braktisën kolektivisht Policinë e Kosovës në nëntor 2022, si pjesë e largimit të serbëve nga institucionet në veri të Kosovës. Fillimisht ata u zëvendësuan nga policë shqiptarë, por më vonë u rekrutuan rreth 100 policë të rinj nga komuniteti serb dhe pakica të tjera. Edhe Eparkia e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe reagoi, duke thënë se Policia ka vepruar në mënyrë “selektive”f dhe nuk ka reaguar ndaj "provokimeve të shqiptarëve të Kosovës".

Ajo kërkoi që përfaqësuesit ndërkombëtarë të ndërhyjnë për të parandaluar përshkallëzimin dhe përkeqësimin e sigurisë. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e quajti incidentin një dëshmi të "pazotësisë, shtypjes dhe terrorit ndaj serbëve në Kosovë"./REL

3 JAVE ME PARE

Serbia lëshon urdhër arrest për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në Mitrovicën e Veriut

Incidenti me maturantët në Mitrovicën e Veriut/ Serbia
foto

KOSOVË- Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me maturantë një ditë më parë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç.

Daçiq tha në një njoftim se “polici i Kosovës Dylot Brahimi do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për policinë serbe, pa parashkrim, sa herë që kjo të jetë e mundur”.

Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj më 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës. Incidenti në Mitrovicën e Veriut më 23 maj shkaktoi reagime të shumta kryesisht për shkak të mënyrës se si i ishte përgjigjur atij një pjesëtar i Policisë së Kosovës që ndodhej në afërsi.

Polici është kritikuar se veproi në mënyrë “selektive” dhe përdori “forcë të tepruar” kur e ndali një maturant serb të Kosovës gjatë një feste të maturantëve në Mitrovicën e Veriut për shkak se, siç thuhet, ai i kishte provokuar njerëzit në një kafene aty pranë.

Policia e Kosovës për rajonin e veriut njoftoi më 23 maj se parada e maturantëve serbë në qendër të Mitrovicës së Veriut përfundoi "qetësisht dhe pa ndonjë problem", por shtoi se Policia duhej të ndërhynte gjatë festimeve për shkak të disa provokimeve, dhe se situata u qetësua dhe se festa vazhdoi.

Në deklaratën e policisë nuk saktësohet se kush kë po e provokonte dhe në çfarë mënyre. Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet një maturant gjatë paradës duke treguar gishtin e mesëm në drejtim të një kafeneje, ndërsa nga aty një klient, siç thuhet, po bënte me duar simbolin e shqiponjës dykrenore – e cila është simbol në flamurit kombëtar shqiptar.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, reagoi ndaj incidentit duke thënë se ndihej "thellësisht i tronditur" dhe e dënoi "përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut".

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si "Kosova është zemra e Serbisë".

Sveçla publikoi në Facebook një video ku dëgjohen maturantët duke kënduar këngën "Vidovdan" dhe duke bërtitur "Kosova është zemra e Serbisë" pranë urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut. Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka kërkuar hetim ndërkombëtar për incidentin e 23 majit në Mitrovicën e Veriut.

“Përfshirje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në mbrojtjen e të drejtave të popullit serb, pezullim i mbështetjes politike dhe logjistike për Policinë e Kosovës derisa të vendoset llogaridhënia dhe respekti për të drejtat themelore të serbëve”, tha Ministria serbe të shtunën.

Kryetari i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, dënoi incidentin, duke thënë se “përdorimi i mundshëm i forcës kundër të rinjve është një goditje serioze ndaj vlerave themelore demokratike”, dhe shtoi se kjo ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve në veri të Kosovës.

Rashiq është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, dhe partia e tij fitoi gjithashtu një ulëse në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt.

Ai i kërkoi ministrit Sveçla t’i marrë të gjitha masat e mundshme, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten, dhe njoftoi se do të kërkojnë edhe një hetim nga Inspektorati i Policisë së Kosovës. Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - e quajti incidentin "plotësisht të papranueshëm" dhe se pretendoi se institucionet që duhet të sigurojnë paqe “po përdoren për të përhapur frikë dhe presion me motiv etnik”.

"Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm të këtij rasti, përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndëshkimin e policëve që kanë keqpërdorur kompetencat e tyre", thuhet në deklaratë. Edhe Lëvizja Popullore Serbe dhe Demokracia Serbe kërkuan hetim dhe e quajtën ngjarjen "dhunë institucionale ndaj fëmijëve serbë nga Policia e Kosovës"./ REL

3 JAVE ME PARE

Incidenti me maturantët në Mitrovicën e Veriut, Sveçla: Kërkesën e policit që të mos provokojnë e quajnë dhunë! Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë

Incidenti me maturantët në Mitrovicën e Veriut/ Serbia
Sveçla


KOSOVË- Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar sërish në lidhje me incidentin e regjistruar në Mitrovicën e Veriut. Sveçla përmes një postimi në "Facebook" shkruan se pati propagandë serbe në festën të disa maturantëve. Ministri theksoi se në këto festime pati thirrje “Kosova është Serbi” e simbole nacionaliste.

Sveçla tha se kërkesa e zyrtarëve policorë për të mos provokuar po prezantohet si dhunë, ndërsa shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë.

“Ja si duket propaganda serbe: Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajnë dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngufatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë e re nga ta!”, shkruan ai.

Sveçla tha se kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi. Ngjarja ndodhi pak pas vizitës së kryediplomates europiane, Kaja Kallas në Kosovë dhe thirrjeve të saj për uljen e tensioneve në veriun me shumicë serbe.

Incidenti i ndodhur të premten  ka shkaktuar reagime të shumta. Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një grup maturantësh nga komuniteti serb po festonte mbarimin e vitit shkollor me një paradë nëpër qendër të qytetit, kur një polic ndaloi njërin prej tyre për shkak se kishte provokuar njerëzit në një kafene aty pranë. Të rinjt shihen edhe me flamuj serbë në dorë teksa brohorasin një zëri.

Incidenti me maturantët në Mitrovicën e Veriut/ Serbia

svecla dacic serbia kosove

Sondazh

Poll

Do u jap mësime deputetëve të rinj/ Xhafajt nuk i pëlqen etiketimi profesor nga gazetarët

Do u jap mësime deputetëve të rinj/ Xhafajt nuk i pëlqen etiketimi profesor nga gazetarët

34-vjetori i Partisë Socialiste, Rama:Procesi i anëtarësimit nuk është një proces thjesht i qeverisë

Rama batuta në ditëlindjen e PS: Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr

Rama: Kemi ekip mbështetës dhe premtues në të gjitha zonat

34-vjetori i PS, Rama: Kjo është ditëlindje e veçantë, vjen pas një fitoreje domethënëse

Ditëlindja e PS-së/ Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian

Çfarë ndodhi? Rama debaton me Kryebashkiakun e Vlores

Berisha: Raporti për farsën elektorale është gati, do publikojmë dhe fakte të tjera në vazhdim

Berisha: Rinumërimin e votave e kanë kërkuar qytetarët. Ne po kontrollojmë legjitimitetin e procesit

Berisha për gjendjen e tij shëndetësore: Kisha një gjendje virale, kaloi pa asnjë ndërlikim

Berisha:Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale