6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Policia e Elbasanit vuri në pranga tre persona, pasi akuzohen se fusnin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Elbasanit. • Në pranga ranë, punonjësi i policisë, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici. Lidhur me ngjarjen, janë zbardhur detaje nga dosja hetimore e tre personave. • Konkretisht, në dosje shpjegohet se si efektivi Ndriçim Kroi shpërndante lëndët narkotike brenda burgut. • Sipas dosjes, efektivi punonte jashtë orarit të punës si shitës ambulant, ku shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë, ku edhe merrte porosi nga familjarët e të paraburgosurve. • Pra, Ndriçim Kroi u ka shpërndarë drogë të paraburgosurve Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja. • Për të mos rënë në sy, këtë aktivitet ai e kryente gjatë turnit të tretë të shtunën apo të dielën, ku në burg personeli ishte i reduktuar. •Gjithashtu janë faktuar pesë episode ku Ndriçim Kroi kryen të njëjtin intenerar. • Në një episode vihet re që Ndriçimi sapo hyn në sallën e informacionit vendos sendet personale, vesh shapkat dhe vrapon drejt automjetit të tij dhe më pas hyn në sallën e informacionit dhe vendos celsin e makines së tij sipër skanerit pa e kontrolluar atë, dhe pasi kontrollohet vetë fizikisht merr celsin dhe e fut në xhep. • Gjithashtu në dosje janë zbardhur përgjimet e Esmeralda Komicit, të afërmes së të paraburgosurit Gerald Stamolla, e cila konumikonte jashtë për të siguruar drogën dhe më pas për ta dërguar brenda në burg. • Sipas bisedave, Esmeralda Komici komunikon në telefon me Gerald Stamollën, i cili i kërkon të kryejë porosinë për drogën. • Gjithashtu në bisedë, i paraburgosuri i thotë Esmeraldës se një shok i tij do ta marrë në telefon dhe se do t’i japë “cigaren” në Elbasan. • Në një pjesë tjetër të bisedave, Esmeralda komunikonte me “Zenin” për një porosi, që Komici thotë se e ka marrë dhe e fton “Zenin” të shtëpia.
4 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Përgjimet nga dosja hetimore e Prokurorisë së Elbasanit në lidhje me arrestimin e tre personave, Ndriçim Kroi, Gerald Stamolla dhe Esmeralda Komici, të cilët fusnin lëndë narkotike në burgje janë zbardhur. Në dosje janë bisedat e Esmeralda Komicit, e cila rezulton të jetë e afërme e një të paraburgosuri, konkretisht Gerlad Satmollës dhe një personi tjetër, i cili në biseda identifikohet si “Zeni”.
Sipas dosjes, Esmeralda dhe “Zeni” flasin për një porosi, që Komici thotë se e ka marrë dhe e fton “Zenin” të shtëpia. Ndërsa në një pjesë tjetër të bisedave, Esmeralda Komici komunikon me Gerlad Satmollën për një shumë prej 550 mijë lekë.
Pjesë nga dosja:
Në datën 30.06.2025 në orën 07:55 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. e merr në telefon personit me nr:069……
069….: dhe i thot ku je me zëmër.
Esmeralda: o Zeni, hajde zëmra ime se tani sa e mora, po hajde ne shtëpia ime.
069…..: ok po mar taksi dhe po vi aty.
Në datën 30.06.2025 në orën 09:00 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. mer në telefon personit me nr:068……
Esmeralda: Lali te posta po vi.
068…..: 40, mos më bë numera të jesh me mangut se nuk jam mir jo 30 jo budalliqë.
Në datën 30.06.2025 në orën 09:11 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. i shkruan sms personit me nr:069…..
Esmeralda: O jeta un po shkoj ke Ivi me marr gje me këtë sa ta marr do hipi taksis e do vij direkt ok.
Esmeralda: Hahaha sa kare jam! Apo jo ?
069…..: jo je si shpirt !
Esmeralda: Futu te tyneli se do i rrëshkas këtijë.
Në datën 01.07.2025 në orën 08:04PM Esmeraslda Komici me nr:068……mer në telefon personit me nr:068…….
Esmeralda: Hë mo lai, jam këtu ne shtëpia.
068…..; E mora vesh sa duhet ?
068…..: ok mos mi sill mangut.
Në datën 01.07.2025 në orën 08:04 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. komunikon me sms me personit me nr:068….. Dhe flasin për tu takuar ne Venuja.
Esmeralda: I thot që ta bëj 70.
Në datën 01.07.2025 në orën 08:35 PM Esmeraslda Komici me nr:068….mer në telefon personit me nr: 068…..
Esmeralda: O lali e takova un, 40 i kishe thënë.
Esmeralda: Na që i kishe thënë 50 po ska gjë .
068….: Po me po, po e pashë me vonesë ëëë.
Në datën 30.07.2025 në orën 02:51 pm Esmeralda telefonohet nga Geri me nr:35554….. dhe i thotë :
Geraldi: shife mer atë që të mbarosh punë sot dhe mere cifen në telefon që të vi ta mari.
Esmeralda: Ai çmim bëhet vetëm në fundjavë, se atëherë e japin aq, vetëm nga fundjava !.
Geraldi: Duhet ta bësh sot me patjetër, se 100 milek mi prishe një herë dhe mos guxo të mi prishësh këtë herë. Biseda vazhdon normalisht pa interse për hetimin
Në datën 30.07.2025 në orën 03:32 pm Esmeralda telefonohet nga Geraldi me nr:355545…. dhe i thotë : Nga biseda që po flasin një moment Esmeralda i thotë se atë pakon që e solla aty dhe e ka cifti.
Geraldi: Ai personi që ke porosin ishte shum i lodhur dhe si e ka emrin ?
Esmeralda: i thot mos e ka sjell ai dhe mos e keni pirë atë se nuk ka mundëshi, se e kam belanë mbi kokë se i thonë 550 milek që u kam marë un atyre.
Geraldi: Pse unë nuk e kam belanë mbi kokë se 100 milekshin që e prishe atije dhe 400 të tjera që të dhash.Biseda vazhdin me ofendime mes njëri tjetrin dhe e mbyllin telefonin.
Po në këtë datë Esmeralda telefonohet nga Geraldi me nr:355545…. dhe i thotë,
Esmeralda: të gatshëm apo të pa gatshëm.
Geraldi: Jooo jo të paa, ta kam thënë 700 herë nuk dua un mëë, se nuk e kam un se rrugën e kam paguar vetë a kupton nuk kam lidhje un fare me atë muhabet. Po të kishte ardhur do të thosha o Ada urdho lekët dhe bë një tjetër se nuk kam as frik as gjë, nuk jam as Veni as ata drogaxhinjtë që rri ti i kam bezdi këto muhabete në telefon se jam këtu, sa më pak fjal aq më mir për këtë gjëra. Geri i thot të lutem shife me ja dhënë ciftit sot në darkë që të vi vetë, që të mos dalë nga fjala un me këto këtu, do më bësh nderin më të madh./Dosja.al
ELBASAN- Dosja hetimore e Prokurorisë së Elbasanit në lidhje me arrestimin e tre personave, Ndriçim Kroi, Gerald Stamolla dhe Esmeralda Komici, të cilët fusnin lëndë narkotike në burgje është zbardhur. Në dosje janë zbardhur përgjimet Esmeralda Komicit, të afërmes së të paraburgosurit Gerald Stamolla, e cila konumikonte jashtë për të siguruar drogën dhe më pas për ta dërguar brenda në burg.
Sipas bisedave, Esmeralda Komici komunikon në telefon me Gerald Stamollën, i cili i kërkon të kryejë porosinë për drogën. Gjithashtu në bisedë, i paraburgosuri i thotë Esmeraldës se një shok i tij do ta marrë në telefon dhe se do t’i japë “cigaren” në Elbasan.
PJESË NGA DOSJA:
Biseda me interes nga 25.06.2025 deri 10.07.2025 të zhvilluara nga Esmeralda Komici.
Në datën 26.06.2025 në orën 10:50 PM shtetësja Esmeralda Komici e merr ne telefon Gerald Stamolla (kabina IEVP Elbasan);
Geraldi: Një shoku im do të marë në telefon dhe do të jap cigaren aty në Elbasan, dhe më pas i thotë merr çiftin në telefon dhe jepja.
Esmeralda: Nuk e marr se nuk kam mundësi se nuk kam lekët ta paguaj.
Geraldi: O zemra do ta jap ai pa lek dhe lek jepja sa lek të kesh, tako çiftin dhe jepja.
Në një tjetër bisedë, Esmeralda Komici i dërgon mesazh një numri të paidentifikuar. Ajo shkruan “40 bëj dhe 10 mijë lek se pak do ky, totali 50 mijë lekë.” Numri në fjalë i shkruan asaj që ta presë te një rrugicë në qytet për të zbatuar porosinë.
Në datën 27.06.2025 në orën 03:16 PM Esmeralda Komici me i dërgon SMS personit.
Esmeralda: 40 bëj dhe 10 mijë lek se pak do ky, totali 50 milek.
Numri: Te prokuroria, po 10 për hundë.
Numri: Sa po i hipi motorit, për tre minuta dil të lutem. Më del dot te rrugica e Brakës. Dil.
Esmeralda: Yes! o lal po sa pak e kishe bo?
ELBASAN- Detaje të reja vijojnë të publikohen nga dosjen hetimore e Prokurorisë së Elbasanit në lidhje me arrestimin e tre personave, Ndriçim Kroi, Gerald Stamolla dhe Esmeralda Komici, të cilët fusnin lëndë narkotike në burgje. Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroj, bashkëshortes së tij, Majlinda dhe disa personave të tjerë.
Sipas bisedave, efektivi Ndriçim Kroj flet për një porosi, çantë të cilën e mbante bashkëshortja e tij, Majlinda. Gjithashtu në bisedë është e përfshirë Esmeralda Komici, e cila është familjare e një prej të paraburgosurve. Sipas dosjes, Esmeralda Komici flet në telefon me efektivin Ndriçim Kroj, duke u koordinuar për të marrë mallin dhe për ta futur në qeli.
Pjese nga dosja:
Në datë 10.07.2025 ora 10:38 AM Majlinda me numër e kontaktit 067….. telefonon Ndriçimin.
Majlinda: Po atë porosin që kam un te çanta, un do ti mbaj tani?
Ndriçimi:Obobo ik iher ik merr ma von.
Në datë 14.07.2025 ora 05:17 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numër kontakt 068……
Esmeralda Komici: Je në punë ti sot ?
Ndriçimi: Isha i pari, atij isha.
Esmeralda Komici: Ok po do kalosh më vonë nga unë ?
Ndriçimi: Vallai nuk e di nuk e di një her, nuk e di kaloj s’kaloj për zotin e madh, është turp është me thënë po është full tha ai.
Esmeralda Komici: Ore cdo gjë në rregull mo vëlla, thjesht me mbaru punë dhe hec, je ok me cdo gjë, as më prit as më pret për lekët, thjesht hajde mere dhe ik.
Ndriçimi: Të marr paketën, të marr dhe lekët, të marr cigare të marr dhe lekët për këtë po thuaj ?
Ndriçimi: Mir me është tamam kjo.
Esmeralda Komici: Jo jo është fiks mo lal do të them un për sa do vish, po pres robin të vijë, por vetëm të jesh gati.
Ndriçimi: Ok në rregull, më thua mua kur të jesh gati të nisem.
Në datë 14.07.2025 ora 10:25 PM Ndriçimi telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…….
Esmeralda Komici: Alo, ca po bën, tani fola un me atë është duke ardhur nga Durrësi për në Tiranë.
Ndriçimi: E po un të shkruajta mesazh në uhatsapp, ti e kishe numëri të fikur. A di pse të mora unë, më është prishur makina dhe nuk vi dot aty, më është prishur Egr-ëja.
Esmeralda Komici: Ska gjë se po vi vet un aty nesër.
Ndriçimi: Ok po erdhe vetë nesër më merë në telefon se pushim jam un nesër.
Në datë 14.07.2025 ora 10:30 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..
Esmralda Komici: Un nga mbasditja mund të vi nesër, nga ora 4.
Ndriçimi: Oo se harrova të të them un se na ora 4 iki nesër, iki në Librazhd.
Esmeralda Komici: Ok ska gjë, pasnesër nuk prish punë.
Esmeralda Komici komunikon me shtetasin Ndricim Kroj në lidhje për të lënë një orar për tu takuar dhe në fund e lënë që do komunikojnë në telefon përsër për tu takuar. Do mbeten në kontakt me njëri-tjetrin.
Në datë 15.07.2025 ora 10:32 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..
Esmrala Komici: Çimi si je, unë nga ora 11-12 mendoj të vi në Elbasan, ti ku do jesh ne puna për atje ku është Geri, Po më dëgjo një cik është një shoku i Gerit që do ja cosh.
Ndriçimi: Po se di kush është.
Esmeralda Komici: Po kur të vi do ta them atje emrin e të gjitha, për cdo gjë je në rregull, mir vëlla.
Në datë 15.07.2025 ora 11:19 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..
Esmeralda Komici telefonon Ndricimin dhe i thotë po ka ndonjë shok apo koleg që ti coj një kartë telefoni Gerit e i duhet atijë që të flasi në telefon dhe e lënë për tu takuar me njëri-tjetrin para orës 4.
Në datë 15.07.2025 ora 02:44 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..
Esmeralda Komici: Alo, tani po vi un për Elbasan ku do takohemi ne ?
Ndriçimi: Te kryqëzimi i Cërikut, kur të afrohesh më kalo shoferin në telefon.
Esmrala Komici: ok në rregull !!
Në datë 15.07.2025 ora 3:37 PM Ndriçimi përdor telefonin e Majlinda (bashkëshortja e tijë) dhe telefonon Esmeralda Komicin me numër kontakti 068…..
Ndriçimi: Ça bane Ada, Çimi jam.
Esmeralda Komici: He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?
Ndriçimi: Jo jo aty svij dot un, hajde icik ma përpara te rrethi.
Esmeralda Komici: Po shiko se unë jam me taksi, me dëgjo të lutem.
Ndriçimi: Po mir pra të vij aty te turku te kurumi, jo atje.
Ndriçimi: Jo te instituconi, të vij ma përpara.
Esmeralda Komici: Po pra po E di ku, mu ke rrethi.
Ndriçimi: E pra ke rrethi po them un po hap krahun aty
Esmeralda Komici: E mir hajde takohemi aty
Esmeralda Komici: Ore un jam ke burgu tani?
Esmeralda Komici: Jo jo, ik të marr un ma vone.
Në datë 15.07.2025 ora 3:55 PM Esmrala Komici me numër kontakt 068….. telefonon Majlindën (bashkëshorten e Ndriçimit)
Esmeralda Komici: Ku është Çimi?
Majlinda: Nuk e di te rrethi Bradasheshi më tha mua.
Esmeralda Komici: Te rrethi Bradasheshit? E mir.
Majlinda: Merruni vet vesh në telefon.
Në datë 15.07.2025 ora 03:56 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068….
Esmeralda Komici: Te Kastrati je ?
Ndriçimi: Un këtu sa kthehen për tu futesh ne rruga e burgut, Ajo taksia që ishte aty ne burgu ishe ti ?
Ndriçimi: Kthehuni nga erdhët është një urë e vogël.
Ndriçimi: E pra e ktheje turirin e makinës dhe hajde.
Ndriçimi: Te lokali në krahun e majt ne kryqëzim, bëni kujdes aty se ishte një makine e bardhë me targa angëleze.
Esmeralda Komici: Ku je mo Çim, mo hajde mo tani tashi ?
Ndriçimi: Hajde se po vi unë andej.
Në datë 15.07.2025 ora 03:59 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numër kontakt 068….
Esmeralda Komici: Ku je moo, se jam me taksi nuk jam me makinën time, më vete taksia sa qimet e kokës.
Ndriçimi: Aaa kupton ti që nuk dua që të më shofin, e pak kaloje burgun.
Esmeralda komunikon me Ndricimin se nuk po kordinohen mir për tu takuar me njëri-tjetrin. Të dy janë afër burgut po nuk po meren vesh. Ndricimi e ka parë Esmeraldën po akoma nuk po arrijnë të kordinohen.
Në datë 15.07.2025 ora 04:04 PM Ndriçimi mer sms nga Esmralda Komici me numër kontakt 068….
Esmeralda Komici: Yllson Berberi e ka emrin ai.[2]/Dosja.al
ELBASAN- Policia e Elbasanit vuri në pranga tre persona, pasi akuzohen se fusnin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Elbasanit. Në pranga ranë, punonjësi i policisë, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici. Lidhur me ngjarjen, janë zbardhur detaje nga dosja hetimore e tre personave. Konkretisht, në dosje shpjegohet se si efektivi Ndriçim Kroi shpërndante lëndët narkotike brenda burgut.
Sipas dosjes, efektivi punonte jashtë orarit të punës si shitës ambulant, ku shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë, ku edhe merrte porosi nga familjarët e të paraburgosurve. Pra, Ndriçim Kroi u ka shpërndarë drogë të paraburgosurve Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja. Për të mos rënë në sy, këtë aktivitet ai e kryente gjatë turnit të tretë të shtunën apo të dielën, ku në burg personeli ishte i reduktuar.
Gjithashtu janë faktuar pesë episode ku Ndriçim Kroi kryen të njëjtin intenerar. Në një episode vihet re që Ndriçimi sapo hyn në sallën e informacionit vendos sendet personale, vesh shapkat dhe vrapon drejt automjetit të tij dhe më pas hyn në sallën e informacionit dhe vendos celsin e makines së tij sipër skanerit pa e kontrolluar atë, dhe pasi kontrollohet vetë fizikisht merr celsin dhe e fut në xhep.
Pjesë nga dosja:
Punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi Ndriçim Kroj i cili kryen shërbim në regjimin e brëndshëm në IEVP Elbasan merret me aktivitet të kundraligjshëm e konkretisht në futjen e lëndeve narkotike në regjimin e brëndshëm. Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm Ndriçimi gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku Ndriçimi është shitës ambulant merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit.
Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se Ndricimi furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja të cilët janë të akomoduar në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit e mësipërm. Është marrë dhe administruar informacioni se Ndricimi këtë veprimtari të kundraligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshme e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë dhe të djele ku në institucion nuk ka personel të administrates.
Në zyrën e SHKBB-s pranë IEVP Elbasan janë këqyrur pamjet filmike te dates 17.05.2025, 24.05.2025, 26.05.2025, 05.06.2025, dhe 14.06.2025 dhe në pesë episode të ndryshme vihet re që shtetasi Ndriçim Kroj ka të njëjtin intenerar lëvizjesh e konkretisht pasi mbaron instruktazhin largohet nga rreshtimi dhe shkon tek automjeti i tij tip ford me ngjyrë gri me targë AA 857 LE, futet brënda në makinë qëndron disa sekonda, bën disa lëvizje të dyshimta dhe më pas futet në sallen e informacionit për tu future në regjimin e brëndshëm.
Në një episode vihet re që Ndriçimi sapo hyn në sallën e informacionit vendos sendet personale, vesh shapkat dhe vrapon drejt automjetit të tij ku qëndron disa sekonda brenda dhe më pas hyn në sallën e informacionit dhe vendos celsin e makines së tij sipër skanerit pa e kontrolluar atë, dhe pasi kontrollohet vetë fizikisht merr celsin dhe e fut në xhep. Vihet re që sapo futet në sektor, hyn në dhomat e të paraburgosurve dhe qëndron disa sekonda dhe më pas del dhe bën lëvizje të pakontrolluara dhe të dyshimta./Dosja.al