LIVE UPDATES
Aktualitet

Të shtunën dhe të dielën Polici fuste drogë në burgun e Elbasanit gjatë turnit të tretë/ Si efektivi merrte porositë nga të afërmit e të paraburgosurve dhe i shpërndante brenda IEVP (DOSJA)

Sipas dosjes, efektivi punonte jashtë orarit të punës si shitës ambulant, ku shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë, ku edhe merrte porosi nga familjarët e të paraburgosurve. Pra, Ndriçim Kroj u ka shpërndarë drogë të paraburgosurve Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja. Për të mos rënë në sy, këtë aktivitet ai e kryente gjatë turnit të tretë të shtunën apo të dielën, ku në burg personeli ishte i reduktuar.

24 Janar 2026, 16:20 Nga E. D
Të shtunën dhe të dielën Polici fuste drogë në
foto ilustruese

ELBASAN- Policia e Elbasanit vuri në pranga tre persona, pasi akuzohen se fusnin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Elbasanit. Në pranga ranë, punonjësi i policisë, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici. Lidhur me ngjarjen, janë zbardhur detaje nga dosja hetimore e tre personave. Konkretisht, në dosje shpjegohet se si efektivi Ndriçim Kroi shpërndante lëndët narkotike brenda burgut.

Sipas dosjes, efektivi punonte jashtë orarit të punës si shitës ambulant, ku shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë, ku edhe merrte porosi nga familjarët e të paraburgosurve. Pra, Ndriçim Kroi u ka shpërndarë drogë të paraburgosurve Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja. Për të mos rënë në sy, këtë aktivitet ai e kryente gjatë turnit të tretë të shtunën apo të dielën, ku në burg personeli ishte i reduktuar.

Gjithashtu janë faktuar pesë episode ku Ndriçim Kroi kryen të njëjtin intenerar. Në një episode vihet re që Ndriçimi sapo hyn në sallën e informacionit vendos sendet personale, vesh shapkat dhe vrapon drejt automjetit të tij dhe më pas hyn në sallën e informacionit dhe vendos celsin e makines së tij sipër skanerit pa e kontrolluar atë, dhe pasi kontrollohet vetë fizikisht merr celsin dhe e fut në xhep. 

Pjesë nga dosja:

Punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi Ndriçim Kroj i cili kryen shërbim në regjimin e brëndshëm në IEVP Elbasan  merret me aktivitet të kundraligjshëm e konkretisht në futjen e lëndeve narkotike në regjimin e brëndshëm. Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm Ndriçimi gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku Ndriçimi është shitës ambulant merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit.

Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se Ndricimi furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja të cilët janë të akomoduar në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit e mësipërm. Është marrë dhe administruar informacioni se Ndricimi këtë veprimtari të kundraligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshme e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë dhe të djele ku në institucion nuk ka personel të administrates.

Në zyrën e SHKBB-s pranë IEVP Elbasan janë këqyrur pamjet filmike te dates 17.05.2025,  24.05.2025, 26.05.2025, 05.06.2025, dhe 14.06.2025 dhe në pesë episode të ndryshme vihet re që shtetasi Ndriçim Kroj ka të njëjtin intenerar lëvizjesh e konkretisht pasi mbaron instruktazhin largohet nga rreshtimi dhe shkon tek automjeti i tij tip ford me ngjyrë gri me targë AA 857 LE, futet brënda në makinë qëndron disa sekonda, bën disa lëvizje të dyshimta dhe më pas futet në sallen e informacionit për tu future në regjimin e brëndshëm.

Në një episode vihet re që Ndriçimi sapo hyn në sallën e informacionit vendos sendet personale, vesh shapkat dhe vrapon drejt automjetit të tij ku qëndron disa sekonda brenda dhe më pas hyn në sallën e informacionit dhe vendos celsin e makines së tij sipër skanerit pa e kontrolluar atë, dhe pasi kontrollohet vetë fizikisht merr celsin dhe e fut në xhep. Vihet re që sapo futet në sektor, hyn në dhomat e të paraburgosurve dhe qëndron disa sekonda dhe më pas del dhe bën lëvizje të pakontrolluara dhe të dyshimta./Dosja.al

elbasan ndriçim kroi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet