Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Gjykata Kushtetuese e Francës miratoi rritjen e pensioneve duke shënuar një fitore të madhe për presidentin Emmanuel Macron përballë protestave masive në të gjithë vendin. • Gjykata franceze mbështet rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Po ashtu, vendimi i Gjykatës ka hedhur poshtë ofertën e kundërshtarëve për referendum. • Por Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije se disa nene në projektligj kishin të meta ligjore. • Megjithatë, Emmanuel Macron ftoi sindikatat franceze që të takohen me të ditën e martën. • Macron tha: Do të jetë fillimi i një cikli që presidenti dhe qeveria të kontaktojnë me partnerët. Dera e Elysee do të mbetet e hapur, pa kushte, për dialog. • Në mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të detyruar kalimin e reformës për nevojën e votimit në Kuvend. •Ndërsa prej janarit janë mbajtur 12 ditë protesta kundër propozimit të presidentit Emmanuel Macron, i cili propozon se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit.
2 artikuj për këtë temë.
PARIS- Gjykata Kushtetuese e Francës mbështeti sot planet e qeverisë së presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit në 64 vjeç nga 62 që ishte më parë. Por opozita është e vendosur të vazhdojë luftën e saj. Nga ana tjetër, partitë më të mëdha opozitare në Francë janë të vendosura të vazhdojnë luftën kundër planit të reformës së sistemit të pensioneve që sapo është miratuar nga Gjykata Kushtetuese.
"Lufta vazhdon,"- lajmëroi lideri i së majtës radikale Jean-Luc Mélenchon, ndërsa udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se "e ardhmja politike e reformës së pensioneve nuk është e vulosur".
“Jo” edhe nga sindikatat
Sindikatat franceze i bënë thirrje sot Macron që të mos miratojë reformën e pensioneve dhe paralajmëruan se do të refuzojnë të takohen me qeverinë përpara 1 majit.
Sipas rrjetit francez “BFMTV”, rreth 400 mijë qytetarë kanë dalë në rrugët e vendit për të demonstruar edhe një herë kundërshtimin e tyre ndaj planit të qeverisë për reformimin e sistemit të sigurimeve. Për qeverinë Macron, rritja e moshës së daljes në pension është thelbësore për rritjen e normave të punësimit dhe frenimin e deficiteve në sistemin e pensioneve publike përballë një popullsie në plakje.
FRANCË- Gjykata franceze mbështet rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Vendimi i Gjykatës ka hedhur poshtë ofertën e kundërshtarëve për referendum.
Por Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije se disa nene në projektligj kishin të meta ligjore. Në mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të detyruar kalimin e reformës për nevojën e votimit në Kuvend. Ndërsa prej janarit janë mbajtur 12 ditë protesta kundër propozimit të presidentit Emmanuel Macron, i cili propozon se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit./BBC