Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
• Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë lëvizje të reja në disa nga drejtoritë e bashkisë së kryeqytetit. • Veliaj ka emëruar drejtoreshën e re të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, e cila është Elda Muçi. • Në krye të Policisë Bashkiake do të jetë tashmë Toni Beni. • Drejtori i ri i Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit është vendosur Blerta Dardha. • Drejtori i ri Tirana Parking është emëruar Flavio Barçi, ndërsa tek Kopshti Zoologjik drejtimin e merr Ervis Rrahmani. • Po ashtu dy qendrat sociale do të drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. • Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari. • Ndryshimet thuhet se kanë ardhur në kuadër të strukturimit te bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit për zgjedhjet e 2025. • Këlliçi u shpreh se është një lëvizje e dëshpëruar, ndërsa shtoi se u hoqën, sipas tij "disa hajdutë" si Elton Kacidhja apo Ermal Kapllani për t’u zëvendësuar me disa të tjerë.• Edhe Këlliçi publikoi emrat e Toni Benit dhe të Erjon Rapajt si emrat e rinj të zgjedhur nga Veliaj. .
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë lëvizje të reja në disa nga drejtoritë e bashkisë. Veliaj ka emëruar drejtorët e rinj të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, e cila do të drejtohet nga Elda Muçi. Në krye të Policisë Bashkiake do të jetë tashmë Toni Beni.
Drejtori i ri i Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit është vendosur Blerta Dardha.
Drejtori i ri Tirana Parking është emëruar Flavio Barçi, ndërsa tek Kopshti Zoologjik drejtimin e merr Ervis Rrahmani. Po ashtu dy qendrat sociale do të drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.
Emrat e rinj:
UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku
Ndryshimet thuhet se kanë ardhur në kuadër të strukturimit te bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit për zgjedhjet e 2025.
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranë, Belind Këlliçi ka komentuar vendimet e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin e 12 drejtorëve.
Këlliçi u shpreh se është një lëvizje e dëshpëruar, ndërsa shtoi se u hoqën, sipas tij "disa hajdutë" si Elton Kacidhja apo Ermal Kapllani për t’u zëvendësuar me disa të tjerë. Këlliçi publikoi emrat e Toni Benit dhe të Erjon Rapajt si emrat e rinj të zgjedhur nga Veliaj. .
“Kjo protestë përveçse ka çuar në burg 3 nga hajdutët kryesore të 5D, sot ka shkaktuar një tërmet 12 ballësh në bashki. Janë shkarkuar një dyzinë hajdutësh për vjedhje. Një dyzinë hajdutësh me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake dhe Elton Kacidhen e UKT. Ka hequr një hajdut si Ermal Kapllanin për të vënë në krye hajdut si Toni Beni, që edhe me të do merremi dhe ka vënë një hajdut tjetër Erjon Rapajn, famozin e Kombinatit që vidhte vota në Kombinat. Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara i bëjmë me dije se janë të kota. Ne nuk lëvizim nga këto pa shkuar Erion Veliaj para drejtësisë”, tha Këlliçi.
Këlliçi po ashtu komentoi edhe arrestimin e Ilir Metës, për të cilin tha se një ish-kryetar parlamenti u mor peng nga njerëz bandit në mes të ditës.
“Një ish president, ish kryeministër, ish-kryetar parlamenti u mor peng në mes të ditës nga njerëz bandit pa simbolet e policisë së shtetit. Po cfarë prisnin këta nga Ilir Meta, ti thoshte faleminderit që po shkel ligjin?”, tha Këlliçi.
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj raportohet se ka shkarkuar nga detyra 12 drejtorë nga bashkia e Tiranës.
Veliaj ka emëruar drejtorët e rinj të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet.
Ndryshimet thuhet se kanë ardhur në kuadër të strukturimit te bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit për zgjedhjet e 2025.