59 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Shqipëria kërkon revolucin
"Na tërhoqi zvarrë me 1 mijë policë"/ Nënë Liza në protestë: Rama të kishte besë do jepte dor&...
"Na tërhoqi zvarrë me 1 mijë policë"/ Nënë Liza në protestë: Rama të kishte besë do jepte dor&...
"Dënoj dhunën shtazore ndaj protestuesve"/ Berisha: Rama nuk ka të ardhme, ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës t...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Kroacia i ka kërkuar Malit të Zi që deri në fund të këtij viti të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e gjashtë çështjeve dypalëshe që vazhdojnë të jenë të hapura.
MAL I ZI- Mali i Zi vazhdon të mbetet vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, rruga e tij drejt anëtarësimit po përballet me pengesa, pasi Kroacia ka vendosur disa kushte për vazhdimin e negociatave. Konkretisht, Zagrebi ka bllokuar hapjen e negociatave për Kapitullin 31, i cili lidhet me politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen, duke ngadalësuar më tej rrugën drejt BE-së.
Që në vitin 2024, Kroacia kishte shprehur zyrtarisht kundërshtimin e saj ndaj një rezolute të miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi për gjenocidin e serbëve në kampin fashist të Jasenovacit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe Zagrebi e konsideron këtë veprim si një provokim politik të nxitur nga Beogradi.
Sipas gazetës serbe Blic, Kroacia i ka kërkuar Malit të Zi që deri në fund të këtij viti të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e gjashtë çështjeve dypalëshe që vazhdojnë të jenë të hapura. Vetëm pas përparimit në këto çështje, Zagrebi është i gatshëm të japë dritën jeshile për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Konkretisht, Kroacia i ka kërkuar Malit të Zi që të paguajë dëmshpërblim për ish-të burgosurit kroatë që janë mbajtur në kampet e luftës në Mal të Zi. Gjithashtu, Kroacia kërkon të vazhdojnë kërkimet për 14 persona që ende figurojnë të zhdukur nga Lufta e Pavarësisë së Kroacisë, e zhvilluar nga viti 1991 deri në vitin 1995.
Po ashtu, Zagrebi kërkon ndjekje më efektive të krimeve të luftës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për pronat e konfiskuara nga familjet kroate, përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve, kthimin e anijes stërvitore Jadran dhe ruajtjen e pllakës përkujtimore në ish-kampin Morinj në Mal të Zi, ku nga viti 1991 u mbajtën të burgosur qindra shtetas kroatë.
Pavarësisht këtyre pengesave, Mali i Zi po vazhdon punën teknike me institucionet e Bashkimit Evropian dhe mbetet vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit. Në mesin e korrikut 2026, Podgorica arriti të mbyllë përkohësisht edhe dy kapituj të tjerë të negociatave, duke e çuar në 18 numrin e kapitujve të mbyllur nga gjithsej 33./Dosja.al
Volodymyr Zelensky SHBA- 100 anëtarët e Senatit të SHBA-së janë ftuar në një takim të martën në mbrë...
Pamje GROENLANDË- Një fenomen natyror spektakolar dhe potencialisht i rrezikshëm u regjistrua në Groenlandën perënd...
Donald Tusk POLONI- Kryeministri i Polonisë Donald Tusk bëri thirrje të hënën për t'i dhënë  ...
Pamje nga Lacanau pas zjarreve FRANCA- Autoritetet e rajonit të Girondës kanë vendosur të evakuojnë 4,000 persona të...
foto ilustruese SERBI- Rrjeti 5G që po ndërton operatori shtetëror i Serbisë, bazohet tash për tash në pajisje të prodhu...
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka lëshuar kërcënime të reja kundër Iranit, disa orë para takimit të tij me Benjami...
Foto ilustruese IRAN- Regjistrimi i viktimave të një lufte është normalisht një nga detyrimet më të thjeshta d...
Foto SHBA- Muzikanti amerikan D4vd do të akuzohet për vrasjen e një vajze 14-vjeçare, pasi një gjykat&e...
Pedro Sanchez SPANJË- Spanja po fillon të shohë dritë në fund të tunelit në luftën kundër zjarreve m...
Lecourn FRANCË- Franca ka vendosur të zbatojë një masë kundër përdorimit të drogës në administratën ...