Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
SHBA- Presidenti Joe Bien sfidoi Presidentin rus Vladimir Putin duke kërkuat që ai të lirojë menjëherë dhe pa kushte udhëheqësin e opozitës Alexey Navalny. Ky qëndrim i Presidentit Biden është një ndryshim i madh krahasuar me ish-presidentin Donald Trump. Nga ana tjetër, Kremlini ka hedhur poshtë atë që e cilësoi si “ultimatum” nga Presidenti Biden.
Mbarë bota ndoqi këtë javë dënimin me burg nga një gjykatë në Moskë të udhëheqësit opozitar Alexey Navalny me dy vjet e tetë muaj të tjera. Zoti Navalny sapo ishte kthyer në vendin e tij pas një sulmi gati vdekjeprurës me gaz nervor, që besohet gjerësisht se ishte urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin.
Presidenti Joe Biden i bëri thirrje Putinit që të lirojë menjëherë opozitarin Navalny.
“Ia bëra të qartë Presidentit Putin, në një mënyrë shumë të ndryshme nga paraardhësi im, se kanë marrë fund ditët kur Shtetet e Bashkuara i kthejnë shpinën veprimeve agresive të Rusisë – ndërhyrja në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike, helmimi i qytetarëve të saj.”
Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të dënojnë Rusinë. Në Moskë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i quajti komentet e zotit Biden “agresive dhe jokonstruktive”.
“Çdo aludim për një ultimatum është absolutisht i papranueshëm për ne. E kemi thënë që nuk do të marrim parasysh deklarata të tilla që duan të na imponojnë”,tha zëdhënësi Dmitry Peskov.
Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, thotë se helmimi i zotit Navalny dhe më pas arrestimi i tij do ta bëjë praktikisht të pamundur që administrata e Presidentit Biden të ketë marrëdhënie diplomatike normale me Moskën.
“Besoj se zotit Putin i pëlqen t’i ketë Shtetet e Bashkuara si një armik. Ai mendon se kjo është e dobishme për të në politikat e tij të brendshme.”
Opozitari Navalny e ka ironizuar Putinin dhe ka dokumentuar korrupsionin e tij, duke thënë se presidenti rus do të hyjë në histori si “Vladimiri, Helmuesi i Ndërresave”. Stephen Sestanovich i Këshillit për Mardhënie me Jashtë thotë se Putini e shikon politikanin e opozitës me seriozitet vdekjeprurës.
“Navalny po krijon një lloj sfide me të cilën Putini nuk është përballur prej shumë kohësh, demonstrata në më shumë se 100 qytete ruse, nga të gjitha grupmoshat, që kanë shtuar vëmendjen tek korrupsioni i regjimit.”
Zoti Sestanovich thotë se Putini tani do të marrë parasysh qëndrimin e administratës së Presidentit Biden për të shqyrtuar se si do të trajtohet opozitari Navalny dhe protestuesit që ai frymëzon.
Marre nga: VOA
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BEOGRAD- Mediat serbe janë në alarm! Një letër e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për homologun e tij serb, Aleksandër Vuçi&cc...
PRISHTINE- Gazetari Milaim Zeka është infektuar me COVID19. Në një postim në rrjetet sociale, Zeka ka dhënë vetë lajmin ndërsa falenderon mjekët dhe shton se gj...
Përpjekja për të kthyer në shinat e duhura marrëdhëniet e BE me Federatën Ruse mund të shihet si e dështuar për një kohë të gjatë. Nuk mund të vlerësohet ndrysh...
BOTË- Ende nuk mund të nxjerrësh konkluzion konkret, por lajmi nga Kopenhaga disa njerëzve mund t’u japë shpresë. Qeveria daneze deklaroi të mërkurën (03.0...
IRAN– Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se vaksinimi kundër COVID-19 në vend do të fillojë këtë javë dhe se prioritet do të jenë punonjësit e s...
SOMALI– Një civil ka humbur jetën në Somali pas shpërthimit të një bombe në afërsi rrugës pranë një kryqëzimi në kryeqytetin Mogadishu.Ndërkohë, mediat e ...
KOSOVË- 6 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.Edhe sot si ditët më parë partitë politike do të zhvillojnë fushata elektorale në komuna të ...
BOTË- Qeveritë e SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe në një deklaratë të përbashkët njoftuan se e mirëpresin përcaktimin e kreut d...
SHBA- Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit po mbrojnë vendimet për të kryer një analizë të hollësishme të rreziqeve që paraqesin ekstremistët e brendshë...
ITALI- Një krim i rëndë kundër një prostitute, ka ndodhur ditën e djeshme në Spezia të Italisë. Bloglive-it shkruan se një 34 vjeçar ka rrahur për vdekje...