LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Lexime në karantinë: Nga Albert Kamy tek ‘Kryeministri’ i Ben Blushit/ Nisma e të rinjëve për librat, LISTA e v

14 Prill 2020, 14:06 Nga DOSJA
Lexime në karantinë: Nga Albert Kamy tek ‘Kryeministri’ i

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka nisur një fushatë leximi në këto kohë karantine. Leximi është një ndër prioritetet kryesore të QKLL-së e cila në platformën e saj parashikon dhe hartimin e një ligji për leximin.

Por këtë herë janë të rinjtë që i janë bashkuar kësaj nisme duke i kthyer mbasditet e tyre në karantinë në orë leximi të librave që kanë shënjuar ngjarje në historinë e letërsisë.

“Murtaja” e Kamysë, librina çon në qytetin e pushtuar nga vdekja mund të dëgjohet tashmë në faqet online të QKLL-së nën leximin e një grupi të rinjsh pasionantë të librit.

Ndër librat e përzgjedhur nga të rinjtë janë “Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit dhe “Kryeministri” i Ben Blushit. Një nga romanet më të mirë të prozës bashkëkohore shqipe. Blushi ka aftësinë të bëj parashikime dhe në këtë libër autori i zhvendos ngjarjet në vitin 2021. Në romanin “Kryeministri” të Ben Blushit, populli është thellësisht i pakënaqur me qeverinë, premtimet e saj të pa mbajtura dhe ekonominë në regres.

Për të mundësuar vazhdimësinë e qëndrimit në pushtet, kryeministri vendos të “luajë” me popullin e zhgënjyer prej tij, duke inskenuar një atentat dramatik ndaj vetvetes, me shpresën e ngjalljes së empatisë në radhët e elektoratit.

Realizimi i krimit i besohet një ushtari të ushtrisë shqiptare, i cili kish shërbyer më parë në Afganistan dhe ku ish trajnuar si qitës profesionist. Ai duhet ta plagosë kryeministrin gjatë një tubimi, por në asnjë mënyre ta vrasë atë.

Personazhi i “snajperit”, i cili shërben edhe si narrator i ngjarjes, përcjell idetë e autorit mbi gjendjen aktuale politike në vend dhe se si politika mund të ndryshojë jetën e individit, ta përdorë atë pamëshirë, në dobi të qëllimeve të një grushti njerëzish.

Gjatë periudhës së shërbimit në Afganistan, snajperi bie në kontakt me disa qarqe të dyshimta, me natyrë terroriste. Komunikimi i snajperit me këto qarqe, përdoret si mjet shantazhi nga persona të afërt me kryeministrin, të cilët i kërkojnë të kryejë atentatin, në të kundërt do e akuzojnë si bashkëpunëtor i terroristeve.

Në çastin e fundit, duke e pasur figurën mitomane të kryeministrit nën shënjestër, “snajperi” ose “alter ego” e njeriut të lodhur nga kasta sunduese dhe rregullat një sistemi shtypës e të padrejtë, vendos të tërheq këmbëzën, duke e lënë kryeministrin të vrarë në vend.

Romani është i shkruar me një gjuhë të thjeshtë e mjaft të absorbueshme. Rrëfimi në vetë të parë e bën atë intrigues dhe i dhuron një vërtetësi autentike, duke e tërhequr lexuesin faqe pas faqe, në pritje të asaj që do të vijë më pas. Dialogët janë të paket dhe mbizotëron përshkrimi i gjendjes psikologjike dhe personazheve të tjerë, si një formë analize meditative e autorit.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture koronavirusi ne shqiperi qendra kombëtare e librit dhe leximit shqiperia ne karantine koronavirusi ne shqiperi qendra kombëtare e librit dhe leximit shqiperia ne karantine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj