LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Letrat “tepër SEKRETE” të 1966-ës/ Relacioni për Enverin: Nga 1915 efektivë të Ministrisë së Brendëshme që do shku

3 Janar 2021, 08:01 Nga DOSJA
Letrat “tepër SEKRETE” të 1966-ës/ Relacioni për

Memorie.al publikon dy dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi 14. Aparati i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) të cilat mbajnë siglën “Tepër sekret” dhe u përkasin datave 4 janar dhe 7 shkurt të vitit 1966, ku Ministri i Punëve të Brendshme, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiu, me anë të një relacioni, informon sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe njëkohësisht Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxhën, lidhur me shkurtimet që ishin planifikuar të bëheshin në organikën e kuadrit të efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku u nxorën në lirim, 1915 ushtarakë, të cilët deri në atë kohë kishin shërbyer në atë dikaster. Të gjitha detajet e raportit të ministrit Kadri Hazbiu, që nga ristrukturimi i dikasterit që ai drejtonte në bazë të drejtorive përkatëse, ku më delikatet ishin ato të Zbulimit Politik me jashtë, si dhe ato të Kundërzbulimit, (Drejtoria e Sigurimi të Shtetit), nga do vareshin ato pas kësaj, e deri tek sistemimi me punë i të gjithë efektivave që u nxorën në lirim.

“Shkurtimet arrijnë në tërësi 1915 veta në të gjitha organet dhe repartet. Nga këta 850 oficerë, 652 nënoficerë e policë, 118 civilë dhe të tjerët ushtarë. Shifra 1915 përfaqëson 16 përqind të efektivit, kurse 870 oficerët që shkurtohen, 25.5 përqind mbi limitin organik dhe 24.5 përqind mbi efektivin oficer (kjo shpjegohet se me urdhër të veçantë, mbajmë mbi limitin 100 e ca oficerë, që janë në dispozicion). Nga të shkurtuarit prej 1915 veta, mund të konsiderohen të ikur deri më datën 5/2/1966, 555 veta ose 29 përqind e tyre. Përveç 115 kursantëve që kaluan Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, gjithë të tjerët kanë shkuar në prodhim dhe një pjesë e mirë në koperativat bujqësore (në fshat e ferma. Vërehet një rezistëncë e fortë sidomos për në fshat. Pengesë e madhe bëhen gratë dhe të afërmit e kuadrove, të cilët bëjnë vazhdimisht presione negative”.

Kështu thuhet ndërmjet të tjerash në dy dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi 14, i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhen dy relacione të cilat mbajnë siglën “Tepër sekret” dhe u përkasin datave 4 janar dhe 7 shkurt të vitit 1966, ku Ministri i Punëve të Brendëshme, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiu, informon sekretarin e parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe njëkohësisht Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxhën, lidhur me shkurtimet që ishin planifikuar të bëheshin në organikën e kuadrit të efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, ku u nxorrën në lirim, 1915 ushtarakë, të cilët deri në atë kohë kishin shërbyer në atë dikaster. Po cilat ishin drejtoritë përkatëse ku kishin shërbyer deri në atë kohë ato efektiva dhe ku do të sistemoheshin ato më pas? Si kishin funksionuar deri në atë kohë dy drejtoritë më delikate që kishte Ministria e Punëve të Brendshme, siç ishin Kundërzbulimi (Sigurimi i Shtetit) dhe Zbulimi Politik me jashtë dhe si ishte planifikuar riorganizimi tyre pas shkurtimeve dratstike në organikat e efektivave të saj? Për të gjitha këto dhe të tjera, na njohin dy relacionet në fjalë, ku përveç Enver Hoxhës që i ka miratuar ato, është marrë mendimi edhe i Kryeministrit Mehmet Shehut, Hysni Kapos (që asokohe mbulonte në rrugë partie si sekretar i Komitetit Qëndror, organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’), Rita Markos, Beqir Ballukut, Ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe Behar Shtyllës, Ministrit të Punëve të Jashtme.

Raporti “Tepër sekret”, i Ministrit të Brendshëm, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiu

Tepër sekret

Tiranë, më 4 Janar 1966

MBI DISLOKIMIN E NJE NUMRI KUADROSH TE ZBULIMIT NE MINISTRINE E PUNEVE TE JASHTME

Për drejtimin të gjithë punës agjenturalo-operative të zbulimit që zhvillohet nëpërmjet rezidenturave pranë përfaqësive tona diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, të dislokohen një numër kuadrosh të Zbulimit me në krye një kuadër të lartë, të emëruar në rang zv/Ministri të Punëve të Jashtëme.
Zv/Ministri i Punëve të Jashtme që drejton edhe punën e Zbulimit, ka lidhje të dyfishta me Ministrinë e Punëve të Brëndshme, për detyrat që janë në kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brëndshme.
Kuadri i Zbulimit, sipas nevojave vendoset në sektorë të ndryshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe kryen detyra të zbulimit e të kopetencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përgjigjet përkatësisht për të dy sektorët.
Numri i kuadrit të Zbulimit që do të vendoset në Ministrinë e Punëve të Jashtme, është 20 vetë. Meqënëse se kuadri dhe detyrat zgjerohen, del e nevojshme që në strukturat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të bëhet ndonjë ndryshim.
Për qarkullimin e kuadrit dhe për të ruajtur profilin e punës, del e nevojshme që në organikat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të krijohet një rezervë.
Politikën e kuadrit si brenda ashtu dhe jashtë, e bën Ministria e Punëve të Jashtme. Në rast se kur del nevoja që kuadrit të Zbulimit t’i ndryshohet profili i punës së tyre, vendimi përkatës merret në bazë të një marrëveshjeje të dy ministrive.
Trajtimi ekonomik i kuadrove të Zbulimit, do të jetë sipas funksioneve që kryejnë, i njëjtë si për të gjithë kuadrot e Ministrisë së Puneve të Jashtme.
P.sh. Në këto struktura të kryhen edhe shërbimet e zbulimit të Ushtrisë duke futur një ose disa kuadro të këtij profili.

Me propozimet e mësipërme, janë dakort shoku Beqir, shoku Behar dhe unë.

MINISTRI I PUNEVE TË BRENDESHME

GJENERAL-LEITNANT

KADRI HAZBIU

Shënimi i Enverit: “Unë jam dakort me këto gjëra, të bisedojmë me shokët dhe të vendosim”

Shoku Hysni, unë jam dakort me këtë gjëra, mund të bëj një bisedë të shkurtër me Kadriun, Mehmetin, Beqirin dhe Ritën, dhe të vendoset e të raportohet sa më parë.

Enver

U bisedua me Beqirin, Ritën, Kadriun, Hysniun, Beqiri ka biseduar dhe me Mehmetin, ai për pikën 8, ka shfaqur rezerva.

Të gjithë jemi dakort. Për pikën 8, u ngarkua Beqiri të bisedojë me Mehmetin.

Për pikën 9, mendova të këtë një hetuesi, të shikojë dhe nga duhet të varet.

8.II.1968

Raporti i dytë i Kadri Hazbiut: “Një pjesë e konsiderueshme e efektivëve të Sigurimit i çuam në Ferma e Kooperativa Bujqësore”.

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME “TEPER SEKRET”

TIRANË Ekz. Nr.

Tiranë, më 7/2/1966

DISA ÇËSHTJE QE DUHET TE VENDOSEN SA MË SHPEJT NE MINISTRINË E PUNËVE TE BRËNDSHME

Për informacion

I

Deri tani kemi përpunuar në mënyrë paraprake strukturën dhe organikën, dhe del se:

Shkurtimet arrijnë në tërësi 1915 veta në të gjitha organet dhe repartet. Nga këta 850 oficerë, 652 nënoficerë e policë, 118 civilë dhe të tjerët ushtarë.
Shifra 1915 përfaqëson 16 përqind të efektivit, kurse 870 oficerët që shkurtohen, 25.5 përqind mbi limitin organik dhe 24.5 përqind mbi efektivin oficer (kjo shpjegohet se me urdhër të veçantë, mbajmë mbi limitin 100 e ca oficerë, që janë në dizpozicion).

Nga të shkurtuarit prej 1915 veta, mund të konsiderohen të ikur deri më datën 5/2/1966, 555 veta ose 29 përqind e tyre.
Përveç 115 kursantëve që kaluan Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, gjithë të tjerët kanë shkuar në prodhim dhe një pjesë e mirë në koperativat bujqësore (në fshat e ferma)

Vërehet një rezistëncë e fortë sidomos për në fshat. Pengesë e madhe bëhen gratë dhe të afërmit e kuadrove, të cilët bëjnë vazhdimisht presione negative.

Përpunimi përfundimtar i organikave, do të japë besoj shkurtime akoma dhe më. Në aparatin qëndror shkurtimet janë më të forta. Duke përjashtuar disa sektorë që merren direkt me punën operative, në atë që e quajmë aparat, shkurtimet janë më të ndjeshme. Ato arrijnë nga 50 e deri në 80 përqind.
Mbi të gjitha efektivat e Ministrisë (në qëndër) përfshi dhe sektorët që merren me punë operative direkt, deri tani dilet me variantin e shkurtimit 30-32 përqind, por kjo përqindje do të rritet akoma.

II

Çështjet që duhen zgjidhur tani për proçedurë urgjente si në ndërtimin përfundimtar të organikës, ashtu dhe shpërndarjen e kuadrit.

Këto çështje janë diskutuar tek ne dhe dilet me propozim që të hiqen si nga funksionet e Ministrisë së PunËve të Brendëshme ashtu dhe nga organikat e saj.

Gjithë sistemi i ruajtjes së objekteve ekonomike me roje ushtarake (ushtarë dhe policë) përfshi edhe rezervat shtetërore. Në përgjithësi rojet, të jenë civilë dhe të hyjnë në organikat e veta të objekteve. Armatosja dhe instruksioni për shërbim, të bëhet nga organet e Ministrisë së Punëve të Brëndshme. Nëse duhet që ndonjë objekt i tillë të ruhet nga forca ushtarake, kjo do të bëhet me ushtarë dhe jo me policë.
Komitetet e Partisë dhe Komitetet Ekzekutive, të mos ruhen me policë, por nga roje civile, që t’i kenë vetë në organikë. Organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në organizimin e shërbimit për ruajtjen e rendit, patjetër do të kenë në qëndër të vëmëndjes këto komitete.
Shërbimi zjarrëfikës, së bashku me mjetet e njerëzit, të shkëputen nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ai të merret nga Komitetet Ekzekutive dhe nga seksionet komunale dhe në qëndër po nga Ministria e Ekonomisë Komunale.
Gjëndja civile që deri tani ka varësi nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe sistemi i Pashaportizimit (për ato funksione që i mbeten), të shkëputet nga nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme, duke kaluar të gjitha, ç’u përket Komiteteve Ekzekutive.
Autoinspektoriati, me funksionet e lëshimit dhe të heqjes së patentave, si dhe me ndonjë funksion tjetër që mund t’i ngarkohet, të hiqet nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, si një shërbim që nuk i përket. Ministria e Punëve të Brendshme të ushtrojë funksionet e kontrollit mbi rregullat e qarkullimit, dhe asgjë tjetër. Të mos merret as dhe me kontrollin e biletave ose të disiplinës për kontrollin e automjeteve. Autoinspektoriati, në qoftë se nuk mund të mbahet dot direkt nga Kryeministria, t’i kalojë Ministrisë së Komunikacionit.
Shifra shtetërore (prodhimi i saj me të gjithë gamën e rregullave) të hiqet nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky shërbim duhet të ketë varësi nga Kryeministria, për vetë funksionin e saj të rëndësishëm. Këtij mund t’i ngarkohet edhe sistemi i prodhimit të vulave zyrtare, kontrolli i ruajtjes së sekretit në administratën shtetërore etj., funksione këto që deri më sot janë kryer me pa të drejtë, nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.Për efektet e shkëputjes nga Ministria e Punëve të Brendshme të gjitha këtyre shërbimeve, do të hiqen (me transferim) nga efektivi i saj 1105. Dhe do ta vinin Ministrinë e Punëve të Brendshme, në rolin e saj të drejtë, duke mos e lejuar atë që të kryejë funksione mbi-dikasteriale.
Të aprovohet vartësia e kufirit nga kryetarët e Degëve të Punëve të Brendshme, duke ruajtur strukturat e sotme të batalioneve. Po ashtu, për efekt të punës së Partisë, të varen nga Komitetet e Partive të rretheve ku janë dislokuar. Kjo varësi është e mundëshme dhe e domosdoshme, sepse jo vetëm forcon në tërësi punën, por jep edhe reduktime të ndjeshme në organikat e kufirit e të Degëve të Punëve të Brendshme respektive për disa funksione, likujdon dy komanda sektorësh që sot janë, si dhe lehtëson organikat e Drejtorisë së Kufirit e aparatit politik në qëndër.
Shërbimi i Zbulimit jashtë shtetit, me sa duket ka difekte dhe organizative. Mendoj se duhet identifikuar ky shërbim në një organ të vetëm (si për Ministrinë e Mbrojtjes Popullore ashtu dhe për atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme), me varësi nga Këshilli i Mbrojtjes. Ministria e Punëve të Brendshme, mund të kryejë zbulim të afërt nëpërmjet kufirit, si dhe duke shfrytëzuar mundësitë e brendëshme për mbledhje të informatave. Ajo duhet të plotësojë nevojat e këtij organi epror të Zbulimit të Republikës, i cili në tërësinë e qëllimit të tij, duhet të bëjë një punë më të thellë dhe të gjithanëshme. Në qoftë se ky propozim nuk shifet me vënd, atëhere të vendoset mbi studimin që kemi paraqitur për ta shkrirë në strukturën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, shërbimin e Zbulimit që kryhet me anë të kanaleve legale (përfaqësive tona jashtë).
Të vendoset nëse do të krijohet apo jo një organ i vetëm hetimor, si dhe vartësia e tij. Arsyetimet tona për këtë janë të njohura.
MINISTRI I PUNEVE TË BRENDSHME

GJENERAL-LEITNANT

KADRI HAZBIU

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur arkivi qëndror i shtetit arkivi qëndror i shtetit

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 2 Janar 2021, 18:18

Leksionet brutale të qeverisjes në 2020

COVID-19 ka ofruar disa mësime të vështira, por të dobishme në lidhje me qeverisjen. Shumë vende të pasura nuk e menaxhuan krizën ashtu siç e parashikuan...

Art&Argëtim 2 Janar 2021, 16:31

TIRANË- Këngëtari i njohur Eugent Bushpepa, i ftuar në emisionin ‘Soiree’, ka folur rreth jetës personale, duke treguar disa gjëra që nuk i dinim më parë.A...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta