LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Letra e Bilbil Klosit: Si u ekzekutuan 14 burra në Mirditë me aprovimin e Enverit, shkak vrasja e Bardhok Bibës

14 Tetor 2019, 07:01 Nga DOSJA
Letra e Bilbil Klosit: Si u ekzekutuan 14 burra në Mirditë me

TIRANË- Memorie.al publikon letrën e vitit 1949 ku Kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake Bilbil Klosi, informon sekretariatin e Komitetit Qëndror të PPSH-së për të gjitha dënimet që kishte dhënë deri në atë kohë, përfshirë dhe ekzekutimin e 14 mirditorëve në shenjë hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës, ku midis të tjerash thotë: “Asnjë vendim me vdekje nuk është aprovuar pa vendimin e Partisë, asnjë vendim me vdekje nuk është zbritur pa pëlqimin e Partisë. Për çdo rast kam biseduar me Enverin, Tukun, Hysniun, Mehmetin etj dhe kam marrë aprovimin e tyre”.
vijon nga numri i kaluar…

Ngjarja e 7 gushtit të vitit 1949 ku mbeti i vrarë sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Mirditës dhe njëherazi deputeti i asaj krahine në Kuvendin Popullor, Bardhok Biba, si dhe hakmarrja e regjimit komunist të Tiranës për atë që ndodhi që si shpagim për vrasjen e Bardhokut ekzekutoi 14 burra dhe burgosi e internoi me dhjetëra e qindra mirditorë të pafajshëm, që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme ka ngjallur vazhdimisht diskutime të shumta. Ku vihen pikëpyetje të mëdha si rreth ngjarjes së vrasjes së Bardhok Bibës, ashtu dhe se kush ishte udhëheqësi i lartë që vendosi e urdhëroi hakmarrjen brutale ndaj “Mirditës reaksionare”?! Ndërsa që nga viti i largët 1949 kur dhe ndodhi ajo ngjarje e në vazhdim deri në ditët e sotme, ajo gjë i është atribuar Mehmet Shehut, personit që edhe udhëhoqi personalisht operacionin ndëshkues në Mirditë, një dokument arkivor i zbuluar së fundmi, e hedh poshtë atë version.

Kjo gjë bëhet e qartë nga informacioni i Bilbil Klosit, ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake në vitet 1945-1949 (më pas ministër i Drejtësisë e Sekretar i Kryesisë së Presidiumit të Kuvendit Popullor), i cili mban datën 21 tetor të vitit 1949 dhe i dërgohet sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe vetë Enver Hoxhës. Në mes të tjerash në atë raport-informacion, Bilbil Klosi shkruan me dorën e tij se: “Kam gjykuar në Rrëshen në lidhje me vrasjen e shokut Bardhok Biba: Kam marrë në telefon Shokun Komandant dhe më orjentoj për goditjen”.

Pra, njeriu që i ka dhënë orientimet, apo më saktë ka urdhëruar ekzekutimin e 14 burrave në Mirditë, ka qenë vetë Enver Hoxha. Dokumentin në fjalë me raport-informacionin e ish-Kryetarit të Gjykatës së Lartë Ushtarake të asaj kohe, po e publikojmë të plotë dhe pa asnjë shkurtim, edhe për faktin se aty hidhet dritë dhe ndriçohen emrat e disa prej urdhërueseve të mjaft ekzekutimeve me vdekje të atyre viteve (1945-1949), ku Bilbil Klosi i cilëson jo vetëm me emra, por shpjegon edhe debatet apo urdhrat që merrte prej tyre lidhur me dënimet që jepte, kryesisht ato me vdekje.

Për të cilat thotë: “Në asnjë rast, nuk kemi dhënë asnjë dënim me vdekje pa u konsultuar apo pa pyetur Partinë”?! Pra, thënë më qartë; ky dokument “nxjerr zbuluar” krerët kryesorë të Partisë Komuniste Shqiptare të asaj kohe, si: Enverin, Mehmetin, Hysni Kapon, Tuk Jakovën, Bedri Spahiun e ndonjë tjetër, të cilët dilnin mbi gjykatat, duke i orientuar apo urdhëruar në dënimet që ato jepnin.

Foto të publikuara nga Bilbil Klosi 

LETRA E BILBIL KLOSIT PER KOMITETIN QENDROR DHE ENVERIN

Për shokun komandant

SEKRETARIATIT

Shoku Tuku më komunikoj trasnferimin t’im për gabimet e mija nga Gjykata Ushtarake në Ministrinë e P. të Jashtëme. I biseduam me të këto gabime që nuk më ishin vënë në dukje; por duke kënduar referatin e shokut Mehmet në Zërin e Popullit, nuk mund të rrijë pa i formuluar me shkrim observasjonet e mija rreth gabimeve që më vuri në dukej shoku Tuk në dukej.

Indipendenca e Gjyqit: Kur më njoftuan caktimin tim si kryetar i Gjykatës së Naltë Ushtarake, Shoku Komandant dhe Shoku Mehmet më bënë pyetjen: Si e kupton ti indipendencën e Gjykatës dhe marrëdhëniet e saja me Partinë?
Kam thënë se Gjykata gjykon simbas ligjës në bashkëpunim dhe nën direktivat dhe kontrollin e Partisë.
Në asnjë rast të vetëm në punën t’ime nuk i kam shkëputur lidhjet me Partinë dhe nuk kam vepruar ndryshe.
Ja gjyqet që kam gjykuar vetë: (Gjykata e Naltë)
Trockistët Hysen Sejdini e tjerë: Jam konsultuar me Shokun Tuk dhe me shokun Bedri për goditjen që duhej bërë.
Kam gjykuar Niko Oparin: Jam konsultuar me shokun Hysni dhe Shokun Komandant.

Kam gjykuar në Rrëshen në lidhje me vrasjen e shokut Bardhok Biba: Kam marrë në telefon Shokun Komandant dhe më orjentoj për goditjen.

Ka gjykuar Gjykata e Naltë në Milot. I kemi dhënë relasjon me shkrim Shokut Hysni dhe ai na tha se si duhej të goditnim.

Ka gjykuar du majora për rrahje (Major Enver Dajçin dhe Sulo Kozelin) kam pyetur shokun Hysni për dënimin.
Kam dënuarë një shofer me vdekje: Kam biseduar me shokun Tuku dhe megjithëse opinion i Juristave ishte se nuk mund të dënohet ligjërisht me vdekje, duke e interpretuar në mënyrë revolusjonare Ligjën, zbatova urdhërin e Partis.

Kam gjykuar Kadri Hoxhën: Kam pyetur Shokun Hysni.
U nis atë shkojë në Vlorë, kërkova udhëzime nga shoku Komandant: u pezullua vajtja për shkak të transferimit.

Këto janë Gjyqet që ka bërë Gjykata e Naltë, për shkak të rëndësisë që kishin.

Në shkallë të dytë (d.m.th. kur kemi parë vendimet e dhëna nga Gjykata e Garnizonit pse ankoohej i dënuari apo prokurori), jam konsultuar me shokun Hysni, Shokun Komandant, dhe njëherë me shokun Tuk, sa herë që ka qenë rasti që shqyrtohesh nji vëndim me vdekje.

Asnjë vendim me vdekje nuk është aprovuar pa vendimin e Partisë; asnjë vendim me vdekje nuk është zbritur pa pëlqimin e Partisë.
Edhe kur e kam gjetur të zorshme të vendos në shkallë të dytë në një process, me dënime më të vogla, kam pyetur Partinë, p.sh. kam bërë relasjon Partisë mbi proceset e nji grupi në Shijak, procese të ngatërruara me plot gabime ligjore.

Nuk kam pyetur Partinë për rastet e shumta dhe të parëndësishëme për të cilat kam menduar se nuk ishin për t’ju shtruar Partisë dhe që nhuk është praktikë dhe as që më është kërkuar nga Partija. Rastet e dënimeve të zakonëshme, me 1, 2, 3, 4, 5, 7, 10, e tjera vite burg.

Edhe kur kam liruar si Gjykatë e Naltë ndonji person (kjo ka ndodhur rrallë) jam informuar mbi rrezikshmërinë e tij; p.sh. para se të vendosja mbi lirimin e Dhimosten Malos, që ishte dënuar me 10 vjet burg, nga Gjykata e Garnizonit Tiranë, kam pyetur Shokun Mehmet Shehu.

Nga të gjitha këto del se unë në praktikë për asnjë moment nuk i kam shkëputur lidhjet dhe konsultimet me Partinë dhe as që e kam menduar dhe e mendoj kurrë që, jo Gjykatat, por cilido sektor tjetër, të mund të eci drejtë pa dorën e Partisë. Këtë mund ta mendonte një anëtar i ri dhe i ulët ideologjikisht, por jo unë anëtar i 1942-it i Partisë. Sado e fortë të ishte Kultura Borgjeze e shkollës që kam kryer, stazhi në parti dhe lufta që kam bërë, më kanë mësuar aq sa e dij se këtë gjë elementare: Partija mbi të gjitha dhe Partija kudo.

Kështu si kam vepruar, kështu dhe kam menduar dhe mendimet e mija, mbi të gjitha problemet dhe punët e Gjyqit ja paraqita në dy relasjone të përmbledhura pothuej identike sekretarjatit me datën 5 dhe 15 korrik 1949, d.m.th. tre muaj e gjysëm, mbasi filluam efektivisht nga puna.

Marrë nga Memorie.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur bilbil klosi vrasja e bardhok bibes bilbil klosi vrasja e bardhok bibes


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje