LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Letërkëmbimi midis Balzakut dhe nënës së tij kur gjeniu ndodhej në Ukrainë, problemet me shëndetin dhe borxhet

3 Prill 2021, 08:40 Nga DOSJA

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Prill 2021

“La Revue politique et littéraire” ka botuar, më 5 dhjetor 1903, në faqet n°4 dhe 5, letërkëmbimin e Honoré de Balzac me nënën e tij, në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit 1849, gjatë kohës kur gjeniu francez ndodhej në Ukrainë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Si, biri im i dashur, akoma dy muaj e gjysmë pa të parë ty ? Unë po filloja të isha e lumtur për ardhjen tënde, dhe ne ende duhet të presim ! Përveç kësaj, ajo që ti më tregon për shëndetin më gëzon. Oh, po, duhet ta ndjekësh dietën tënde, saktësisht, dhe deri në fund. Sa e lumtur për mua që e di që ti do të jesh shëruar plotësisht në një kohë të shkurtër ! Nuk ka fjalë për të shprehur mirënjohjen time për të gjithë kujdesin që miqtë e tu të kanë dhënë. Vetëm mund ta kuptojnë atë që ndiej dhe jo ta shprehin. Do të doja që të jepja nga ekzistenca (jeta) ime atyre që më shpëtuan dhe më mbajtën gjallë birin tim të dashur !

Dje, mora një mijë e njëzet franga që më dha z. Souverain. I dhashë faturën time. Ai nuk donte të më ribënte faturën dhe ta paguante. Meqë njerëzit e Rothschild-ave kërkojnë dy fatura, z. Souverain nuk deshti kurrë të më jepte asgjë tjetër përveç asaj që po bashkangjis këtu. 

Nuk dua ta vonoj as më së paku këtë letër, kështu që do të të tregoj shumë shkurt për shtëpinë. Ajo është në gjendje të mirë; jashtë, gjithçka është krejtësisht e freskët. Vazot janë vendosur. Kupola gri është në të gjitha stolitë e saj. Paillard ka vendosur gjithçka. Është e bukur, e këndshme dhe me shije. Në fund të muajit, ai do të sjellë zbukurimin e oxhakut të sallonit. Grohé duhet të japë atë që mbetet [të sigurohet nga vetë ai] këtë javë. Shpresoj që kur të mbërrish të mos kesh asgjë për të dëshiruar.

I dashuri im, nuk e njeh më nënën tënde, që nga koha kur nuk e ke parë ! Çfarë, ti më kërkon të kujdesem për punëtorët ! Por, i dashur, nuk po i lë asnjë minutë vetëm. Unë u detyrova, gjatë erës (aromës) së madhe të bojës, të flija tek Laura për dy netë dhe vija për një shëtitje gjatë ditës tek shtëpia jote. Qëndro i qetë. Sipas letrës tënde të fundit, unë do ta organizoj shtëpinë në mënyrë të përsosur dhe nuk do t’i braktis punëtorët.

Do të duhet të fërkosh sytë për t’u kthyer në Parisin tënd të vjetër. Për të të dhënë një ide, unë do të them se, në rrugën Richelieu, nga Bulevardi në Palais-Royal, – çfarë po them, mbretëror ! duhet thënë nacional, – ka tridhjetë e dy dyqane të mbyllura, dhe tregtarët që rezistojnë mbyllin në prag të natës, kështu që mbetet vetëm gazi që ndriçon mbrëmjen. Sidoqoftë, thuhet se ka pak gjallërim. Souverain-it i vjen keq. Ai më tha se ishte vetëm një botues në Paris që ende guxonte të rrezikonte veten, por vetëm që u paguante autorëve një të katërtën e vlerës së librave që u blen. Teatrot janë gjithashtu shumë të sëmurë; pa para, pa spektatorë !

Përveç hidhërimit duke të ditur të sëmurë dhe duke të mos parë, miku im, unë isha shumë e lumtur të di të qetë, pranë miqve të tillë të mirë. Ti do të kishe pasur pikëllim të vërtetë këtu. Lamtumirë, i nderuari im Honoré. Tani do të numëroj ditët me padurim.

Nëna ime e dashur,

Sot, unë kam shkruar shumë. Kështu që do të të tregoj pak gjëra, asgjë përveç asaj që është e nevojshme.

Shëndeti im kërkon të paktën një muaj tjetër të plotë trajtimi dhe nuk mund të nisem para datës 15 të muajit tjetër; kështu që, pasi duhet të paguash tetëqind franga më 1 tetor, për kamatën (interesin) e Damet, do të duhet t’i dërgoj. Pra, të paralajmëroj që z. Gavault do të marrë, disa ditë pas marrjes së kësaj letre, një shumë prej një mijë frangash, të cilën ai do të duhet të t’a japë. Teprica e tetëqind frangave do të duhet të vendoset në arkë (kasafortë).

Unë ndoshta do të jem në Paris në ditët e fundit të tetorit. Por nëse, për shkak të rrethanave të panjohura për mua, ardhja ime do të vonohej më tej, unë do të kujdesem të të dërgoj ato që do të jenë të nevojshme për shpenzimet e shtëpisë.

Megjithëse sëmundja është ndërprerë, si të thuash, mbetet ende të zbulohen vetë shkaqet e sëmundjes, sepse, në gjendjen aktuale, është e pamundur që të ec shpejt, të ngjitem, madje të flas me zë të lartë gjatë ecjes, pa mu marrë fryma. Është e vështirë të shërosh brenda disa muajsh një sëmundje që ka vite që ka filluar.

Sa për shpresat e mia, ato nuk po bëjnë ndonjë përparim. Jam duke u ndeshur me vështirësi të jashtëzakonshme, të panumërta që nuk mund të thuhen, por burimi i të cilave nuk është, sigurisht, në zemrat e njerëzve. Ai është vetëm në afera, aferat që janë për momentin në një situatë të keqe !

Sapo të jem në Paris, do të duhet të kthehem në punë, dhe me më shumë zell se në 1841, sepse puna ime duhet të më nxjerrë nga situata në të cilën ndodhem. Dhe çfarë ka ndryshuar ? Asgjë. Të gjesh veten para njëqind mijë frangave për të paguar ose para katërqind mijë, si në 1840, janë gjithmonë të njëjtat dhimbje, të njëjtat hidhërime, të njëjtat punë. Vetëm se jam në një pozitë më të mirë për të punuar. Unë kam më pak probleme (telashe). Por gjithashtu kam tre mijë e gjashtëqind franga interes për të shërbyer (paguar), pa llogaritur 1.200 frangat që shtëpia kushton në taksa, ujë, e harxhime, etj. Pastaj, ti. Duhen gjetur 6.000 franga para se të menduarit për të jetuar. Kështu që duhet të gjej një mijë franga në muaj, mesatarisht, sidomos tani që nuk mund të eci më. E gjitha kjo është e trishtueshme. Për të mos përmendur që kur të arrij atje do të duhet të shlyej rreth dhjetë mijë franga në llogari të papaguara, tezes (hallës) sime, etj. Unë e bëra dhe rregullova këtë djall shtëpie tre vite para kohe. Por kush mund t’i parashikonte ngjarjet ?

Gjithsesi, lamtumirë, Nëna ime e dashur ! Jetoj me shpresën se je mirë. Një mijë dashuri dhe respekt për Laurën dhe vajzat e saj, të cilat nuk më shkruajnë më. Tani mund të them : shihemi së shpejti, sepse shpejt do të kalojnë dy muajt.

Pres një letër nga ti, dhe pastaj unë do të shkruaj, më gjatë, dhe ty dhe Laurës

Një mijë përqafime të ngrohta.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur aurenc bebja honoré de balzac aurenc bebja honoré de balzac


Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara