Merrte rryshfet bashkë me kolegun, ky është mjeku i QSUT-së, mesazhet në kohën e Covid-it: Unë rri në sh...
Sport
Leo Messi ende pa gol në Ligue 1: Thierry Henry akuzon trajnerin Mauricio Pochettino
27 Tetor 2021, 06:02Nga DOSJA
FRANCE – Ylli Lionel Messi, që u bashkua me bujë të madhe këtë verë me Paris Saint-Germanit, por ende nuk ka shënuar gol në Ligue 1. Edhe në derbin ndaj Marseille, “Pleshti” nuk e gjeti rrugën e rrjetës, dukuri të cilën ai e ka përjetuar në sezonin 2005/2006, kur iu deshën atij gjashtë ndeshje për të shënuar golin e tij të pare në kampionat. Ndërkohë, në Champions League, argjentinasi ka realizuar 3 gola në tre ndeshje të luajtura për PSG-në.
“Kemi një ekip me lojtarë shumë të talentuar dhe po punojmë vazhdimisht që të përmirësohemi. Nuk jam aspak i shqetësuar me situatën e Messit”,– ka thënë Pochettino, duke u përpjekur ta çdramatizojë situatën, i cili ka nisur të bëhet përgjegjës për rastin.
Por ish-sulmuesi i Francës, Thierry Henry, që ka qenë bashkëlojtar i Messit te Barcelona, ka qenë i drejtpërdrejtë dhe e ka akuzuar Mauricio Pochettinon për formën e argjentinasit në kampionat. Ai mendon se Messi është i izoluar te PSG-ja dhe ky është problemi kryesor që ai ende nuk ka shënuar në Ligue 1.
“Messi është i izoluar te Barcelona dhe nuk po e prek topin shumë. Unë nuk po them se ai nuk është i lumtur në ekipin e ri, por thjesht nuk po e prek topin. Ai duhet të luajë në mes, pasi nuk mund ta bëjë dallimin nga krahu i majtë. Nëse luan në mes, ai mund t’i japë ritëm lojës së Parisit dhe kjo është mënyra më e mirë, që Messi mund të përshtatet në sulm me Neymarin dhe Mbappen. Mesi nuk thotë shumë fjalë, ai flet me topin. Tani, skuadra luan për Kilianin. Topi më shumë shkon te ai. Dhe në këtë ekip ka shumë dirigjentë”,- ka deklaruar Thierry Henry.
ITALI-Një fitore e vuajtur për Milanin në javën e 10-të të Serisë A. Në “San Siro” kuqezinjtë mundën Torinon me shifrat 1-0 falë golit të Giruod në ...
SPANJË- Pas humbjes ndaj Real Madrid, këtë mesjavë Barcelona do të luajë ndaj Rayo Vallecanos. Trajneri Ronald Koeman është rikthyer të flasë për sulmin që...
SPANJE – A do të ‘peshojë’ mendimi i mbështetësit të zjarrtë të Real Madridit, tenistit të shquar spanjoll Rafael Nadal, në garën për fitimin e trofeut të...
TIRANE – Hose Marselo Ferreria, ose i njohur ndryshe si Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës 3 vite më pare, u gjend këtë fundjavë në kryeqytet për të parë de...
ITALI-Roma do të luajë nesër në transfertë kundër Cagliari dhe trajneri Jose Mourinho ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë duel.Në list...
PORTUGALI-Nuk ka qetësi për Cristiano Ronaldon, sulmuesi portugez po kalon një periudhë të vështirë në Angli. Manchester United u poshtërua nga Liverpool, ndërk...
ARGJENTINË-Matias Morla, ish-avokat i Diego Maradonës, pohoi se trajtimi mjekësor që iu dha ish-sulmuesi pas operacionit në kokë ishte shumë i keq dhe e &c...
GJERMANI – Gjërat u zgjidhën shpejt e shpejt. Skuadra e Wolfsburgut e gjeti pasuesin e Mark Van Bommel, ish-mesfushorit holandez, i cili u shkarkua pak di...