Merrte rryshfet bashkë me kolegun, ky është mjeku i QSUT-së, mesazhet në kohën e Covid-it: Unë rri në sh...
Sport
Kampioni brazilian Ze Maria, i sinqertë: “Më pëlqen Partizani”…
26 Tetor 2021, 18:07Nga DOSJA
TIRANE – Hose Marselo Ferreria, ose i njohur ndryshe si Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës 3 vite më pare, u gjend këtë fundjavë në kryeqytet për të parë derbin, por jo vetëm… Në një intervistë për “Top Channel” ai zbulon diçka më tepër.
“Kishte 3 vite që nuk vija në Tiranë dhe nuk e kisha parë as stadiumin e ri. Erdha këtu për ta parë atë dhe një derbi të luajtur në këtë stadium të ri. Për këtë isha këtu.
Dhe si t’u duk ndeshja?
“Ndeshja e djeshme më ngjajti tamam me një derbi, ku nuk ka shumë aksione për gol, nuk ka shumë lojë të bukur. I vemti derb që luhet për të fituar është derbi spanjoll Real Madrid-Barcelona. Sa i përket derbit të Tiranës, mund të them se kishte disa aksione goli vetëm në fillim të lojës, më pas dy skuadrat luajtëm për të mos rrezikuar asgjë. Tirana donte të mbronte golin e saj, ndërsa Partizani për të mos pësuar golin e dytë”.
Nga ana e Partizanit, duke filluar nga tifozët e deri te drejtuesit e klubit, menduan që arbitri ndikoi në këtë ndeshje.
“Arbitri për mendimin tim gaboi vetëm që nuk e vërshëlleu menjëherë atë penallti që dha më pas me VAR. Më pas, shumë thonë se ishte një goditje me brryl, por mua m’u duk me parakrah dhe janë dy gjrëa të ndryshme dhe pamjet ishin larg. Nuk mendoj se arbitri favorizoi një skuadër dhe dëmtoi tjetrën, nuk ishte kështu. Ndeshjet humben për gabime të lojtarëve jo të arbitrit”.
Gjithsesi arsyeja e vërtetë nuk duket se ka qenë vetëm ndjekja e derbit. Në kryeqytet qarkullojnë fjalë se keni patur kontakte me drejtuesit e Partizanit.
“Kontaktin e vetëm që pata me drejtuesit e Partizanit ishte dje në stadium, u takova me presidentin dhe drejtorin, por nuk folëm. Eshtë një skuadër e madhe. Sigurisht që nuk mund të mos them që do të më pëlqente ta drejtoja, por kam shumë respekt për trajnerin që kanë aktualisht. Në të ardhmen nëse do të krijohet mundësia dhe drejtuesit më duan pse jo”.
Pritet një takim?
“Unë jam këtu deri në nesër në mëngjes, por të shohim çfarë do të ndodhë, pasi këtu kam edhe menaxherin tim dhe të shohim. Pak kohë më pare, më ka kërkuar një skuadër e Superligës shqiptare, por do të shohim nëse do të konkretizohet diçka, nuk thuhen asnjëherë emrat e shenjtorëve, thuhen vetëm mrekullitë. Kam kaluar mirë në Shqipëri dhe nëse do të kthehem do të jetë gjithmonë një kënaqësi”.
ITALI-Roma do të luajë nesër në transfertë kundër Cagliari dhe trajneri Jose Mourinho ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë duel.Në list...
PORTUGALI-Nuk ka qetësi për Cristiano Ronaldon, sulmuesi portugez po kalon një periudhë të vështirë në Angli. Manchester United u poshtërua nga Liverpool, ndërk...
ARGJENTINË-Matias Morla, ish-avokat i Diego Maradonës, pohoi se trajtimi mjekësor që iu dha ish-sulmuesi pas operacionit në kokë ishte shumë i keq dhe e &c...
GJERMANI – Gjërat u zgjidhën shpejt e shpejt. Skuadra e Wolfsburgut e gjeti pasuesin e Mark Van Bommel, ish-mesfushorit holandez, i cili u shkarkua pak di...
ANGLI – Pas humbjes së tmerrshme 0-5 nga Liverpool, kaos te Manchester United. Aventura e Ole Gunnar Solskjaer tani duket se ka marrë fund, me zërat gjith...
FRANCE – Wanda Nara ka publikuar një postim të ri në llogarinë e saj në Instagram që duket se i jep fund telenovelës së ditëve të fundit me bashkëshortin ...
GJERMANI – Dëmtimi i sulmuesit norvegjez Erling Haaland duket më i rëndë se sa pritej. Raportohet, se fenomeni i Borussia Dortmundit, mund të rikthehet në...
ITALI – Për kuqezinjtë e Milanit rikuperohet edhe fantazisti Brahim Diaz. Ashtu si mbrojtësi Theo Hernandez, njëmbëdhjetë ditë pas pozitivitetit, spanjoll...
ITALI – Asambleja e jashtëzakonshme e Romës, për rritjen e kapitalit, është thirrur për t’u mbajtur më 26 nëntor. Mbledhja e aksionerëve vjen pas vendimit...