LIVE UPDATES
Ekonomi

Leku i fortë, Banka e Shqipërisë rinis këtë muaj ankandet e blerjes së Euros

9 Maj 2022, 05:10 Nga DOSJA
Leku i fortë, Banka e Shqipërisë rinis këtë muaj

TIRANË– Pas pezullimit të përkohshëm gjatë muajve mars dhe prill, Banka e Shqipërisë do të rifillojë këtë muaj ankandet e programuara për blerjen e Euros në funksion të nevojave të rezervës valutore të vendit.

Në ankandin që do të zhvillohet këtë javë, banka qendrore parashikon të blejë në raundin e parë një shumë në intervalin midis pesë dhe tetë milionë Eurove. Megjithatë, shuma e blerjeve mund të jetë edhe më e lartë, sepse rregullorja e Bankës së Shqipërisë përcakton edhe mundësinë e blerjeve në raundin e dytë, me kursin mesatar që rezulton nga ofertat e pranuara në raundin e parë të ankandin.

Në kalendarin vjetor të ndërhyrjeve në tregun valutor, të hartuar në fund të vitit 2021, Banka e Shqipërisë kishte planifikuar 15 ankande të blerjes së valutës. Bazuar në vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë parashikohej që për vitin 2022 të blihet në tregun e brendshëm valutor një shumë në intervalin midis 140 dhe 200 milionë eurosh. Por, në fillim të muajit mars, kursi i këmbimit kaloi një moment destabilizimi, të lidhur kryesisht me kërkesën e lartë të OSHE për valutë dhe me një valë paniku që përfshiu tregun në vijim.

Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor duke shitur valutë dhe njëkohësisht vendosi të anulojë tre ankandet të blerjes, të programuara gjatë muajve mars dhe prill. Pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, tregu u stabilizua dhe Leku filloi të rifitonte sërish terren gjatë Euros. Madje, në fund të muajit prill, kursi mes Euros dhe lekut barazoi sërish nivelin më të ulët historik prej 120.18 lekësh, që ishte regjistruar për herë të fundit në vitin 2007. Pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit kanë bërë që Banka e Shqipërisë të rifillojë programin normal të blerjes së Euros për nevojat e administrimit të rezervës valutore.

Leku po fiton sërish pikë në kursin e këmbimit me Euron edhe këtë javë. Sipas Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 120.29 lekë, afër minimumeve historike prej 120.18 lekë të vitit 2007. https://www.monitor.al/leku-u-forcua-perseri-kete-jave-euro-kthehet-prane-minimumit-historik/

Ekspertët e shpjegojnë rënien e Euros me një kërkesë të vakët për valutën europiane, ndërkohë që paralelisht prurjet paraqiten në rritje. Oferta më e lartë mund të shpjegohet edhe me afrimin e sezonit veror dhe shtimin e udhëtimeve të shkurtra hyrëse nga turistët, sidomos nga vendet fqinje. Rritja e inflacionit dhe situata e tensionuar në tregjet e lëndëve të para krijoi pritshmëri pesimiste rreth kursit të këmbimit valutor dhe ekspertët prisnin një lloj zhvendosje në rritje në raportin mes Euros dhe Lekut.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, megjithëse statistikat tregojnë një rritje të deficitit të llogarisë korente në tremujorin e fundit 2021, si edhe të deficitit tregtar gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të mërkurën se rritja e normës bazë të interesit në fund të muajit mars ka ndihmuar stabilizimin e presioneve mbi kursin e këmbimit, duke nënkuptuar se kjo lëvizje ka ndikuar në forcimin e pozitave të Lekut. Megjithatë, agjentët e këmbimit valutor ngelen skeptikë rreth ndikimit real të lëvizjeve të normës bazë të interesit në kursin e këmbimit valutor./Marre nga MONITOR

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi kryesore banka e shqipërisë leku banka e shqipërisë leku

Sondazh

Poll
Ekonomi 8 Maj 2022, 06:30

Policët më të mirë janë ekonomistët

Tom Wainwright, në botimin e tij tejet interesant “Narconomics”, përdor ekonominë ((e)conomics) për të përshkruar dhe për të kuptuar trafikun e përbotshëm të na...

Ekonomi 8 Maj 2022, 10:18

Përgatituni për ndryshimet klimatike monetare

Nga Les Nemethy, CEO Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën BotëroreNe po hyjmë në një epokë të re monetare, të karakterizuar nga inflacion...

Ekonomi 8 Maj 2022, 09:41

Ekonomia ilegale e kanabisit

Me qëllim rritjen e punësimit dhe ekonomisë, Kryeministri Edi Rama shpalli së fundmi nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Por nisma e qeverisë erdhi në ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet