LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Le Matin 1913, intervista ekskluzive me Ismail Qemalin në Paris, para se të nisej për në Londër, mbi Esat Pashën dhe të a

24 Dhjetor 2020, 11:41 Nga DOSJA

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Dhjetor 2020

Ismail Qemal Beu, një shqiptar nga Shqipëria, deputet i Vlorës në Dhomën e Deputetëve të Kostandinopojës, kreu i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë të formuar në Vlorë disa kohë më parë, sapo kaloi nëpër Paris. Dje, ne realizuam me të një intervistë, para se të nisej për në Londër.

Ne e pyetëm atë : 

— Çfarë mendoni, çfarë mendon qeveria e përkohshme shqiptare për Esad Pashën për lajmin që ai e ka shpallur veten Mbret të Shqipërisë?

Ismail Qemal beu na u përgjigj :

 Unë e njoh shumë mirë Esad Pashën. Ai është një njeri trim dhe guximtar. Nuk mund ta pranoj lajmin që gazetat po botojnë se ai ka bërë një marrëveshje me mbretin e Malit të Zi. “Nëse të jap Shkodrën, më lini Shqipërinë.”

Nuk dua ta besoj, sepse nëse kjo do të ishte e vërtetë, jo vetëm që Esad Pasha do ta tradhtonte Shqipërinë tonë, por gjithashtu ai do të kishte treguar pak inteligjencë dhe largpamësi, sepse populli shqiptar  tek i cili ai mbështetet  nuk do t’ia falte asnjëherë aktin e tij të tradhëtisë. Ai do t’i kundërshtonte çdo përpjekje të tij për të imponuar vullnetin dhe respektuar dëshirat e tij.

 A besoni, edhe nëse lajmet për marrëveshjen e tij me mbretin Nikolla janë të pasakta, që Esad Pasha mund të qëndrojë dhe të bëhet, në fakt, mbret i Shqipërisë?

 Nuk e besoj. Së pari, ne nuk duam që një vendas të jetë princi i Shqipërisë. Ne nuk e duam atë, sepse, për të pasur marrëdhënie të dobishme dhe fitimprurëse, ne kemi nevojë absolutisht për një princ të huaj, një princ të huaj të caktuar nga vetë Fuqitë, i cili, falë situatës dhe marrëdhënieve të tij personale, mund të siguronte për Shqipërinë atë që do t’i duhej nga jashtë. Një vendas nuk do të mund të vendoste kurrë marrëdhënie të kënaqshme me të huajt ashtu si një sovran i huaj, anëtar i ndonjë familje princërore, ose i lidhur me njërën prej tyre, dhe i cili, për më tepër, do të siguronte dashamirësinë e Fuqive të Mëdha.

 A mendoni se Esad Pasha do të mund të qëndrojë (në pushtet) në Tiranë apo në ndonjë vend në Shqipëri?

 Jo, nuk e besoj atë. Ushtria e tij e vogël do të shpërbëhet dhe populli nuk do ta ndjekë atë. Ai nuk ka mjete për të ushqyer ushtrinë e tij dhe mund të llogarisë vetëm tek populli për t’i siguruar këto mundësi. Ai nuk ka municione për të mbajtur një qëndrim të rrezikshëm. Nuk besoj se Esad Pasha mund të mbajë pushtetin.

 A mendoni se ai do të ketë mbështetjen e shteteve të Ballkanit?

 Jo, nuk e besoj atë. Vetë Mali i Zi nuk do të kishte interes për të mërzitur fuqitë e mëdha, të cilat me siguri nuk do të duan të dinë asgjë për Esad Pashën.

 Si e shihni krijimin e shtetit të ri shqiptar? A keni burime për jetën dhe administratën e vendit?

 Ne me siguri do të kemi burimet e nevojshme. Nëse kufijtë e vendit tonë mbeten ata të vendosur nga Evropa, ne do të kemi një popullsi prej rreth 1.200.000 shpirtrash. Popullsia është homogjene, shqiptare, do të flasë vetëm një gjuhë; do të ketë të njëjtat zakone, të njëjtat ambicie. Pavarësisht se njerëzit tanë janë katolikë, myslimanë apo ortodoksë, kjo nuk do të ketë asnjë rëndësi. Nuk do të ketë tek ne mosmarrëveshje për arsye të besimeve të ndryshme fetare.

Ne do të kemi, me taksa të arsyeshme, të ardhura prej 60 milion frangash, të cilat do të jenë më se të mjaftueshme për një administratë të mirë dhe për pagat e një xhandarmerie dhe një milice.

 Pra, ju nuk doni një ushtri?

 Jo ! Për çfarë do të na duhej një ushtri ? Ne do të kemi një milici, si në Zvicër, ashtu dhe në Mal të Zi.

Kështu që unë them se të ardhurat tona do të jenë të mjaftueshme për të paguar mirë nëpunësit tanë civilë, përveç interesit të një kredie që do të duhet të marrim për ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe ndërtesave të shërbimeve publike. Ne nuk duam shumë nëpunës publik, por ata që do të punësojmë do të paguhen mirë.

Ne e duam Shqipërinë për shqiptarët. Ne duam të jemi të pavarur. Ne nuk duam të jemi vasalë të Turqisë ose të ndonjë vendi tjetër. Kushtetuta jonë do të bazohet në formulën e mëposhtme :

“Shqipëria dëshiron pavarësinë kombëtare nga ana ekonomike dhe politike. Shqipëria dëshiron të ecë në harmoni të plotë me shtetet e tjera të Ballkanit. Shqipëria dëshiron të gëzojë dashamirësinë e të gjitha fuqive të Evropës pa përjashtim.”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur “le matin” aurenc bebja intervista e ismail qemalit ismail bej qemali “le matin” aurenc bebja intervista e ismail qemalit ismail bej qemali


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 23 Dhjetor 2020, 17:53

TIRANË– Publikohet parashikimi i Baba Vangës për vitin 2021. E moshuara nga Bullgaria ka parashikuar se do të ndalojë prodhimi i benzinës dhe se tren...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit