Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Plani i Ramës për përballimin e krizës energjitike, Basha: Po fsheh vjedhjen e radhës
9 Tetor 2021, 15:46Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar një vjedhje të rashës, planin me tre pika që kryeministri Rama prezantoi sot për përballimin e krizës së energjisë elektrike. Në një reagim në rrjetet sociale pas prezantimit të planit nga kreu i qeverisë, Basha shkruan se Rama thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, kjo është e njëjta skemë që kryeministri Rama ka bërë me tenderat sekretë gjatë pandemisë e tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.
“”Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti,”- shkruan Basha.
Rama sot prezantoi planin me tre pika për përballimin e krizës së energjisë elektrike. Kreu i qeverisë deklaroi se garanton furnzizmin pa nderprerje me energji elektrike të konsumatorit familjar dhe të biznesit të vogël si dhe garanton mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike për të njëjtat kategori. Ndërsa pika e tretë konsiston në vënien në dispozicion të një fondi prej 200 mln eurosh, që do t’i jepen Operatorit për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike për të garantuar mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit dhe ndërpreja e furnizimit të energjisë elektrike. 100 milionë euro pritet të depozitohen në fund të këtij viti, ndërsa 100 të tjera në fillim të vitit tjetër.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë qytetarëve që ditët e fundit janë ankuar përmes komenteve në statuset e tij në rrjetet soc...
TIRANË– Për kryeministri Edi Rama, të bësh pensionin minimal 300 euro dhe pagën minimale 500 euro në një vend si Shqipëria do të thotë që brenda 2 vj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij duke u shprehur se sipas tij, nuk ekziston, asnjë kryeministër, edhe më i keqi në botë dhe asnj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se në orën 15:00 do të prezantonte planin për të përballuar emergjencën e krizës energjitike. Por, kanë ka...
Prej disa ditësh Edi Rama ka dalë për të mbrojtur rritjen e çmimeve për produktet kryesore, nga ushqimi deri tek energjia. Ajo që bie në sy është shfaqja...
TIRANË– Partia Demokratike, me anë të sekretarit të grupit parlamentar, Arbi Agalliut ka denoncuar një tjetër skandal që lidhet me energjinë elektrik...