LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Lamtumirë zemër e bardhë, kam qenë i ashpër me ty”, miqtë e gazetares së ndjerë përlotin rrjetin, dedikimet prekë

17 Prill 2020, 08:14 Nga DOSJA
“Lamtumirë zemër e bardhë, kam qenë i ashpër me

KOSOVË– Ditën e djeshme u mësua lajmi i hidhur, se motra e kantautorit të njohur Armend Rexhepagiqi, gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi ishte gjendur e pajetë në banesën e saj. E njohur gjerësisht për shqiptarët pas paraqitjen në grupin muzikor “Vivien”, Violeta ishte gjithashtu prej kohësh pjesë e RTK-së.

Miqtë në rrjete sociale kanë shprehur dhimbjen e thellë të humbjes së një ikone. Ata e përshkruajnë gazetaren e ndjerë si një ndër personazhet që solli një frymë të re në Kosovë, krijoi një stil unik dhe pavarësisht se u gjykua, vazhdoi përpara. Femra që rrëzoi tabutë e kohës dhe solli një pamje unike si në veshje dhe në muzkë.

Një grua me zemër të bardhë dhe mike e dashur, ikja e motrës së kantautorit të njohur, Armend rexhepagiqi, ka përlotur gjithë miqtë, kolegët e dashamirës të artistes.

Dedikimet e ndjera

“..Violeta Rexhepagiqi, Viki e jonë e dashur sot nisi shtigje drejtë yjnajës, t’u vejë pranë yjeve, e të shkëlqejë, siç shkëlqente në koncerte e programet artistike të muzikës, ndër vitet e paharueshme…Viki, sa e veçantë aq edhe kërkuese në çdo gjë që synonte dhe mbërrinte…Krijoi stil të veçantë të shprehjes së kompletuar artistike, e që shumë artistë nuk e mbërrijnë kurrë, sado gjatë të jenë në skenë…Hyri vrullshëm në kujtesën e publikut dhe mbeti aty ashtu siç ishte – Yll që sjell ngjyra e emocione…Violeta e jetoi skenën muzikore ashtu siç e donte, e donte shumë edhe publikun e saj, i cili nuk kurseu kurrë respektin dhe admirimin për të!
Lamtumirê Viki, të faleminderit për vlerat muzikore që na i dhe!”- shkruan Valentina Saraçini.

“Edhe një pjesë e gjeneratës sime u nda sot nga ne . Pionere e gjeneratës që filloi rrëzimin e tabuve tona të vjetra e të prapambetura . Si me paraqitje , me veshje , muzikë ishte në hapa të njëjtë me vendet e zhvilluara . Ishte para kohës në Kosovë por nuk u ndal përkundër fyerjeve e kritikave pavend , na bëri të gjithë neve të ndihemi si një pjesë e botës moderne që e kishim ëndërr . Pusho në paqë Viki , faleminderit nga gjenerata ime e shum tjerë,”- shkruan Saud Kurhasani.

“Lamtumire zemer bardhe! Emri yt ishte emri im! Nena yte, arsimtarja ime e matematikes, me donte shume, aq shume, sa te gjithe femijte e verejshin, e ajo, ajo nuk e mshefte! Pas nje kohe linde ti! Linde me emrin tim! Kur u rite pak, ta tregova storijen e emrit. Qesheshe me sinqeritetin tende tipik! U ngute me shku, me shku atje, ku te gjithe do te takohemi perseri! Deri atehere, prehu ne paqe engjulli i bardh!”- shkruan Violeta Smajli.

“Ti ike sot Violeta Rexhepagiqi e ne e kishim lene ta bejme dokumentarin per historine e rockut, per anen tende qe s’ta njihte njeri, “dicka qe edhe BBC-ja ka me ba uaaa”. Tash do te flasin per ty ata qe te harruan per 30 vite, edhe pse ti ndale kengen si revolte, por jo edhe gazetarine kur i duheshe popullit ne kohe lufte ketu, e edhe kur kasapi i Ballkanit kishte filluar masakrat ne Bosne e Kroaci. Revolucionin feminist e nise dhe mbarove si ikone ne nje kohe kur shqiptarja portretizohej si analfabete e primitive ne ish-Jugosllavi. “Albanka sam/Shqiptare jam” -“Dobra fora/Humor paske” dhe qeshnin thoshe te gjithe(edhe ata te Top Lista Nadrealista) duke mos besuar se po e thua te verteten. E ti, koken larte, me floket shumengjyreshe e grimin e vecante, dukjen skenike qe ta kishin zili bota. Te kam pasur idhull femijerie, jemi rritur me kenget tua, Vivien.
Eh, tash fitove lirine e perjetshme!”- shkruan Rilind Gervalla.

“Lamtumirë mikesha ime, e madhja Violeta Rexhepagiqi. Secili që të njohu e të çmoi, do ta ndjejë mungesën tënde. Ishe përherë para kohe dhe para kohe ike nga kjo botë. U prehsh në paqe, legjendë,”- shkruan Agron Shala.

“Shumë, shumë me ke mërzit sot Viki. Të dua përgjithmonë inspirim! Kurrë nuk ka pasë e nuk do të ketë si ti, shpirt i lirë”, -shkruan Rona Sifrik.

“Qofte i perjetshem kutimi per ty mike e dashur! E dashura Violete, ike, te gjithe ne nje dite do ikim . Kujtimet nuk vdesin kurre! Kam qene i ashper ne dashurine me ty, mbase butesia, dashuria ishe Ti..Por dije se te kam dashur! Perjetesisht te dua edhe me gabimet tona te perbashketeta! Kenga me mban me Ty. Pusho ne paqe , engjell!,”- shkruan Naim Balidemaj.

Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Ende mbeten të paqarta shkaqet e vdekjes së 44-vjeçares, ndërsa është gjetur pa shenja jete në banesën e saj ditën e djeshme rreth orës 09:30.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture armend rexhepagiqi dedikimet e ndjera gazetarja e njohur perlotet rrjeti vdes violeta rexhepagiqi armend rexhepagiqi dedikimet e ndjera gazetarja e njohur perlotet rrjeti vdes violeta rexhepagiqi


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 17 Prill 2020, 07:37

Shgqipëri- Publikohet historia e panjohur e ish-ushtarakut të lartë të Sigurimit të Shtetit, nënkolonel Pandeli Përmetit me origjinë nga fshati Bual i Përmetit ...

Art&Argëtim 16 Prill 2020, 20:04

TIRANË– Tre këngëtarët e njohur, Flori Mumajesi, Bruno dhe Kladi Haruni kanë qenë të ftuar në programin “E Diela Shqiptare”, dhe gjatë xhirimit të emisioni...

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale